• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Partia e Vuçiç fiton zgjedhjet në Beograd dhe shumicën e qyteteve të tjera

12:17 : 03/06/2024
në BOTA, RAJONI

Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fitoren në zgjedhjet e përsëritura lokale në Beograd dhe qytete të tjera.

Pas numërimit të më shumë se 92 % të votave, SNS-ja populiste e krahut të djathtë – e mbështetur edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç – mori 52.85 % të votave në zgjedhjet e së dielës, tha Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Beogradit (GIK).

Ky rezultat do t’i japë asaj 64 mandate në asamblenë komunale prej 110 vendesh të kryeqytetit serb, sipas GIK-ut.

Konkurrentja më e afërt e SNS-së, “Kreni-Promeni”, që do të thotë “Lëviz-Ndrysho”, e kryesuar nga Savo Manojlloviç, doli e dyta me 17.61 për qind të votave, apo 21 mandate, tha GIK-u.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi u mbajtën dhjetorin e kaluar, por rezultatet e tyre u kontestuan në 88 qytete, komuna e rrethe, ku u përsëritën më 2 qershor.

Lexo edhe:

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Në shumicën e tyre, përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sadin, fitoi SNS-ja e Aleksandër Vuçiç.

Zgjedhjet në Luginë të Preshevës

Në Preshevë – komunë e banuar me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – fitoren e shpalli Ardita Sinani, nga Partia për Veprim Demokratik. Kësaj partie i dha mbështetje edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në Bujanoc – komunë e banuar po ashtu me shumicë shqiptare – fitoren e shpalli Arbër Pajaziti, nga lista zgjedhore Fronti për Ndryshim.

Megjithatë, organizatat që i monitoruan zgjedhjet, raportuan për një varg parregullsish, përfshirë blerjen e votave ose regjistrimin e dyfishtë të votuesve.

Manojlloviç tha se koalicioni i tij nuk do t’i njohë rezultatet. “Këto ishin zgjedhjet më të parregullta ndonjëherë”, u tha ai mbështetësve.

SNS-ja dominon politikën e Serbisë për më shumë se një dekadë. Serbia është kandidate për t’iu bashkuar BE-së nga viti 2012, por përparimi i saj drejt bllokut duket i ngadalshëm./REL

Etiketa: BeogradiPartia Përparimtare SerbeSerbiVucicZgjedhjet

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025
RAJONI

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

08:33 : 13/08/2025
RAJONI

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

12:04 : 11/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
RAJONI

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
Para

Xhelal Mziu pas daljes nga SPAK: U pyeta lidhur me një tender pastrimi

TË GJITHA

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com