• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Është koha për një kufi të qartë mes privates dhe publikes

16:05 : 16/05/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Propozimet e fundit ligjore sugjerojnë decentralizimin e procesit të administrimit të pronës shtetërore, gjë mbart rrezikun e keq-përdorimit nga administratorë të papërgjegjshme të kësaj prone, rrezikun e përdorimit elektoral dhe të rënies pre e interesave oligarkike duke cënuar kështu interesin publik.

Nga Zef Preçi

Është një fakt i njohur që asete të rëndësishme dhe troje të ish-ndërmarrjeve shtetërore të periudhës së socializmit nuk kanë një status të qartë pronësie edhe sot e kësaj dite, një numër syresh ngjajnë me skena të braktisura të Hollyëood-it dhe vazhdojnë të dëmtohen e grabiten nga banorë të zonës, nga klientë të qeverisë e oligarkë për t’i kthyer në troje ndërtimi.

Me amendimet e sugjeruara në projekt-ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Aktin Normativ, me Fuqinë e Ligjit, Nr. 4, Datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për Privatizimin dhe Dhënien në Përdorim Shoqërive Tregtare dhe Institucioneve Shtetërore të Ndërmarjeve apo Objekteve të Veçanta, Mjeteve Kryesore dhe Mjeteve të Xhiros së Këtyre Ndërmarrjeve”, të Ndryshuar, mendoj se dalin një numër problemesh, që po i rendis në vijim;

Në disa sektorë mungojnë master-planet e zhvillimit, në disa të tjera ose ato janë ndryshuar ose janë braktisur. Amendimet e propozuara vijnë pa një analizë të problematikës së deritanishme në menaxhimin e aseteve dhe ndërmarrjeve të sektorit publik dhe nuk marrin parasysh prirjet e këtyre zhvillimeve dhe sidomos perspektivën e zhvillimit të vendit në dekadat që vijnë.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Decentralizohet procesi i administrimit të pronës shtetërore, gjë mbart rrezikun e keq-përdorimit nga administratorë të papërgjegjshme të kësaj prone, rreziku i përdorimit elektoral të saj dhe i rënies pre e interesave oligarkike duke cënuar kështu interesin publik.

Menaxhimi i pronës shtetërore bazohet në parimin e transparencës dhe të eficencës.

Për përdorimin efektiv dhe me transparencë të pronës publike, një rëndësi të posaçme ka mënyra e vlerësimit të saj. Përmes këtyre amendimeve hiqet dorë nga metodika të njësuara dhe të monitoruara nga ministria përgjegjëse për ekonominë, por i lihet dorë e lirë çdo njesie që zotëron prona publike të ndërmarrë aktin e saj të vlerësimit duke përzgjedhur vlerësuesin e saj.

Përveç formave të njohura të privatizimit të parashikuara në legjislacionin shqiptar, zgjerohet gama e këtyre mundësive me “shkëmbimin”, gjë e cila mbart rrezikun e renies pre e orekseve të oligarkëve, lobistëve, etj., dhe cënimit kështu të interesit publik.

Aktualisht prona shtetërore është ende e parregjistruar plotësisht, kështu që edhe shoqërite publike nuk janë të administruara rregullisht (mungojnë një pjesë e mirë e raportimeve në QKB apo në ministritë përgjegjëse). Për rrjedhojë, ky amendim rrezikon të mundësojë kalimin në duart e privatëve të aseteve të rëndësishme, trojeve të nevojshme për zhvillimin e sektorit publik në të ardhmen.

Nëpërmjet parashikimeve të këtyre amendimeve, rrezikon që përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave për procedurat, kohën, mënyrat dhe garancitë që ministria përgjegjëse për ekonominë parashikon në kontratën e shitjes së pronës shtetërore të cënohet konkurrenca e për rrjedhojë edhe përfitueshmëria e supozuar e ekonomisë publike nga kontrata të tilla.

Domethënë që përjashtimet të shndërrohen në rregull, duke iu larguar transparencës dhe efektivitetit të përdorimit të këtyre aseteve.

Nëpërmjet amendimeve që parashikohen për “shembjen e objekteve në funksion të zhvillimit” krijohet mundësia, jo vetëm për shmangjen e gjykatave duke cënuar kështu të drejtat pronarëve të truallit, por potencialisht cënohen edhe interesat publike, në njëfarë kuptimi, përvoja e dyshimtë e Bashkisë së Tiranës në shtetëzimin e trojeve private “në emër të zhvillimit” (p.sh të lagjia 5 Maji) kësaj radhe duket se po shtrihet edhe mbi asete dhe troje shtetërore, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi arsyet e vërteta të ndërmarrjes së kësaj nisme ligjore.

Është fakt i njohur se disa ndërhyrje të mëparshme në kuadrin ligjor në lidhje me investimet strategjike, në ligjin për turizmin dhe në atë për zonat e mbrojtura kanë parashikuar për shembull hartimin e listës së aseteve publike që i vihen në dispozicion të Korporatës Shqiptare të Investimeve, një agjenci shtetëtore “sui generis” që humb miliona Euro për buxhetin dhe me një bazë kushtetuese të dyshimtë të krijuar nga qeveria shqiptare.

Po kështu krijimi i ndërmarrjeve të specializuara me tagër administrimin e pronave dhe zhvillimin e biznesit me to (siç parahikojnë edhe amendimet që po diskutojmë) të ngritura nga Bashkia e Tiranës kanë krijuar mundësi abuzimi me fondet e pasuritë publike dhe janë kthyer në çerdhe punësimi të militantëve partiakë dhe gjeneratorë të fuqishëm të korrupsionit me fondet dhe asetet publike.

Së fundi, por jo për nga rëndësia.

Duke qenë se si në kuadrin ligjor për pronat private, edhe në administrimin e atyre publike janë kryer ndërhyrje të shumta që kanë krijuar edhe shqetësime, sidomos sa i takon transparencës dhe efektivitetit të përdorimit të këtyre pronave, mendoj se një ndërhyrje tjetër nëpërmjet amendimit të një akti normativ ngjan shumë e sforcuar dhe ngre dyshime për problemet që pretendon të zgjidhë përmes rregullimeve të ofruara akti ligjor në fjalë.

Siç dihet, akti normativ me fuqinë e ligjit ka karakter përjashtimor (nxirret në kushtet e nevojës dhe urgjencës dhe brenda 45 ditëve duhet të bëjë një kontroll jo vetëm juridik por edhe politik për kushtet për të cilat akti është nxjerrë). A jemi në kushte të tilla emergjence për një akt normativ të miratuar përpara 16 viteve? Unë mendoj se jo.

/BIRN

Etiketa: Edi RamamazhorancaoligarkëtPartia SocialisteprivatePronatpublikerrezikun e përdorimit elektoralzef preci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Kina dhe Rusia forcojnë lidhjet ndërsa Moska vazhdon ofensivën në Ukrainë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom