• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rendi i ditës në Kuvend: Nga interpelanca me Ramën për gjenocidin serb në Kosovë, te marrëveshja e pensioneve

09:28 : 16/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend të ditës mes të tjerash është një interpelancë e Kryeministrit Edi Rama, e kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, këtë të enjte në Parlament janë parashikuar të diskutohen 11 pika në rendin e ditës.

Fillimisht do të jetë interpelanca e kërkuar nga deputeti Shehu me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ku në total Shehu ka parashtruar 19 pyetje për këtë temë.

Pas interpelancës, do të jetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu që do t’i përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Më tej, sipas rendit të ditës, Kuvendi do të diskutojë një seri marrëveshjesh, duke nisur nga ajo e Interpol, e cila vjen në kuadër të Konferencës së 51-të të Interpol, që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Tiranë.

Lexo edhe:

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

Po ashtu, pritet të diskutohet dhe marrëveshja e pensioneve me Italinë dhe një marrëveshje në fushën e arsimit.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.5.2024.

2. Njoftime.

3. Interpelance me Kryeministrin, zotin Edi Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

4. Pyetje e deputetes Erisa Xhixho drejtuar Ministres së Arsimit dhe Sportit, Zonjës Ogerta
Manastirliu.

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës
së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore” .

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës
Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi privilegjet dhe imunitetet për
Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2024”.

7. Projektligj “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet qeverisë së Republikës
së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për
programin e shkëmbimit akademik “Fulbright” .

8. Projektligj ·’Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9967, date 24.7.2008, “Për miratimin e
aktit normativ nr. 4, date 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive
tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve
kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve’”‘, miratuar me ligjin nr. 9967, date
24.7 .2008,te ndryshuar”.

9. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të
Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit”.

I 0. Projektligj “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.

II. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Etiketa: diskutimetkuvendpensionetRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

Eksperti: Mërnica nuk ngjante si person që ishte në arrati, familjarët e kanë strehuar

TË GJITHA

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com