• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Fillon gjyqi për korrupsion ndaj senatorit Bob Menendez

21:18 : 13/05/2024
në BOTA

Senatori demokrat Bob Menendez, u paraqit në gjykatën federale të hënën në Manhatan, i akuzuar për marrje rryshfeti në para të thata dhe ar, për të ushtruar ndikimin e tij në favor të tre sipërmarrësve nga Nju Xhersi.

Senatori 70-vjeçar u ul përkrah avokatëve të tij dhe dëgjoi gjykatësin Sidney H. Stein që u shpjegonte akuzat ndaj tij anëtarëve të mundshëm të jurisë.

Gjykatësi tha se senatori nga shteti i Nju Xhersit akuzohet për konspiracion për të marrë rryshfet.

Pasi i paralajmëroi kandidatët për anëtarë të jurisë se gjyqi pritet të zgjasë për disa javë, gjykatësi Stein u dha atyre mundësinë të ngrinin dorën nëse mendonin se nuk do të mund të shërbenin për këtë periudhë të zgjatur kohore. Në vazhdim, ai bisedoi me secilin prej tyre më vete në një dhomë të ndarë, për t’i pyetur më tej rreth arsyeve që ata kishin.

Senatori Menendez, i veshur me kostum dhe kravatë të kuqe, zbriti nga makina përpara godinës së gjykatës federale të Manhatanit në orën 8:15 të mëngjesit, dyzet minuta përpara se autokolona e ish-presidentit Donald Trump të mbërrinte në godinën e gjykatës së shtetit të Nju Jorkut, në anën tjetër të rrugës.

Lexo edhe:

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Zoti Menendez nuk foli me gazetarët ndërsa hyri brenda godinës së gjykatës.

Senatori merr pjesë në këtë proces gjyqësor së bashku me dy sipërmarrës që akuzohen se i dhanë atij rryshfete, Fred Daibes dhe Wael Hana. Të tre të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat.

Një sipërmarrës i tretë ka pranuar fajësinë dhe ka rënë dakort të dëshmojë ndaj të tjerëve. Akuza janë ngritur edhe ndaj bashkëshortes së senatorit, por gjyqi për të është shtyrë deri për të paktën në muajin korrik.

Deklaratat fillestare të palëve pritej të bëheshin pas të martës, në këtë proces gjyqësor që ka tronditur tashmë të ardhmen politike të senatorit. Pasi u bënë të ditura akuzat në shtator, ai u detyrua të largohej nga posti i fuqishëm i kryetarit të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

I zgjedhur senator prej tre mandatesh, zoti Menendez ka njoftuar se nuk do të jetë sërish kandidat i Partisë Demokrate në zgjedhjet që mbahen këtë vjeshtë, megjithëse nuk ka përjashtuar kandidimin si i pavarur.

Ky është gjyqi i dytë ndaj tij për korrupsion brenda një dekade. Çështja e mëparshme gjyqësore ndaj tij, e ngritur për akuza që nuk lidhen me çështjen e tanishme, u pushua në vitin 2017 pasi juria nuk arriti të marrë vendim.

Në padinë e re, prokurorët thonë se përpjekjet e senatorit për të ndihmuar sipërmarrësit rezultuan në ndihmë të qeverive të Egjiptit dhe Katarit. Senatori Menendez ka mohuar me vendosmëri të ketë bërë ndonjë gjë të pazakontë në marrëdhëniet me zyrtarët e huaj.

Krahas akuzave për rryshfet, zhvatje, mashtrim dhe pengim të drejtësisë, senatori Menendez akuzohet edhe për veprimtari në ndihmë të interesave të qeverisë së Egjiptit.

Ndër provat për të cilat duhet të japin shpjegim avokatët e tij, janë edhe shufrat e floririt me vlerë mbi 100 mijë dollarë, si dhe mbi 486 mijë dollarë të gjetura gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Nju Xhersi. Një pjesë e këtyre parave u gjetën të futura nëpër xhepat e veshjeve të varura në dollap.

Bashkëshortja e tij, Nadine Menendez, është gjithashtu e akuzuar, por gjyqi për të është shtyrë për arsye shëndetësore. Ajo pritet sidoqoftë që të ketë një rol kryesor në proces. Prokurorët thonë se ajo shërbeu shpesh si ndërmjetëse mes personave që jepnin rryshfetin dhe senatorit Menendez.

Sipas materialeve të paraqitura në gjykatë, avokatët e senatorit kanë në plan të shpjegojnë se senatori Menendez nuk kishte njohuri për disa nga episodet, pasi bashkëshortja nuk e kishte vënë në dijeni.

Sipas padisë, zoti Daibes i dha shufra floriri dhe para të thata senatorit Menendez dhe bashkëshortes së tij, për të fituar mbështetjen e senatorit për një marrëveshje me vlerë prej disa miliona dollarësh me një fond investimesh nga Katari dhe se në vazhdim senatori ndërmori veprime në favor të qeverisë së Katarit.

Padia gjithashtu thotë se senatori Menendez ndërmori veprime për të ndihmuar zyrtarë egjiptianë, në këmbim të rryshfeteve nga zoti Hana, i cili siguroi ndërkohë një marrëveshje të rëndësishme me qeverinë egjiptiane për çertifikimin për përmbushjen e kritereve të forta islamike për mishin e importuar.

Kur pranoi fajësinë disa javë më parë, sipërmarrësi Jose Uribe pranoi se i pati blerë bashkëshortes së senatorit një automjet Mercedes-Benz, që senatori të ndikonte tek hetimet penale që po bëheshin ndaj ortakëve të tij në biznes./ VOA/

Etiketa: Bob MenendezsenatorSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

22:10 : 11/08/2025
BOTA

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

21:33 : 11/08/2025
BOTA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e çelikut në SHBA, një i vdekur dhe dy të zhdukur

21:21 : 11/08/2025
BOTA

Trump vendos taksë 15% për çipet në Kinë, Nvidia dhe AMD i kalojnë fitimet qeverisë

21:07 : 11/08/2025
BOTA

Trump: Do të tentojmë t’i rikthejmë Ukrainës territorin e pushtuar nga Rusia

19:57 : 11/08/2025
BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

14:50 : 11/08/2025
Para

Policia rrethon vrasësin e efektivit të "Shqiponjave", dyshohet se është i armatosur

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com