“Dikur Durrësi identifikohej me portin e famshëm si pikë referimi e rrugeve tregetare më të vjetra të botës, ndërsa sot identifikohet me doganën e kalimit të tonëve të kokainës si banane, si simbol i narko-shtetit.”
Kështu u shpreh nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi gjatë një takimi me demokratët e qytetit bregdetar. Ai deklaroi se këto 11 viteve pa hezitim mund ti përkufizojmë si vitet e komplotit të Rilindjes e të së majtës ekstreme ndaj vlerave, parimeve e standartave me të larta që qëndrojnë në bazen dhe themelet e një shoqërie demokratike
Gjithashtu, Boçi sulmoi edhe drejtësinë, të cilën e konsideroi si drejtësi me regji politike e komanduar nga sallonet e praruara me gjakun e mundin e shqiptarëve të partisë-shtet. Sipas tij, durrsakët dhe jo vetëm e dinë se në vend të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos duhet të ishte Edi Rama në burg.
Luçiano Boçi: Dikur Durresi identifikohej me amfiteatrin antik si pikë referuese e lashtësisë së këtij qyteti, me Portin e famshëm si pikë referimi e rrugeve tregetare më të vjetra të botës dhe me Mujo Ulqinakun si simbol i patriotit atdhedashës që lufton me armë për mbrojtjen e vendit. Po sot? Sot gjithcka ështe e permbysur. Sot Durrësi identifikohet me Velierën, një konstruksionin metalik gati i ndryshkur, një lloj kulle simbol e korrupsionit shqiptar. Identifikohet me doganën e kalimit të tonëve të kokainës si banane, si simbol i narko-shtetit. Dhe në fund identifikohet me Gjushin si simbol të politikanit lokal, patriot i flaktë i partisë jo i atdheut që nxjerr pushkë ndaj opozitës dhe blen votat me para për shefin e organizatës. E gjithë kjo përmbysje sa dramatike aq dhe qesharake deri ne dhimbje, jo vetëm këtu në Durres, por në të gjithë Shqipërinë, ndodhi përballë syve tanë e faqe gjithë botës përgjatë këtyre 11 viteve, të cilat pa hezitim mund ti përkufizojmë si vitet e komplotit të Rilindjes e të së majtës ekstreme ndaj vlerave, parimeve e standartave me të larta që qëndrojnë ne bazen dhe themelet e një shoqërie demokratike.
Dikujt fjala komplot mund ti duket e paduhur, ndërsa unë them se eshte e pamjaftueshme për të trasmetuar gjëmën që i ka shkaktuar këtij vendi Edi Rama dhe Rilindja. Dhe pasojat e tij për shoqërinë janë të krahasueshme jo me kot me me ato të diktaturës. Ndërsa socializmi i dikurshëm krijoi njeriun e ri lejfenist, Rilindja krijoi hajdutin e ri ramist. Lejfenisti i ri i dikurshëm cmendej nga dashuria për partinë kurse hajduti i ri ramist cmendet pas dashurisë për pasurinë pa lënë pas dore partinë. Normal që ka njerez qe bejne krime e ndoshta vrasin nga rrethanat nga vetembrojtja e duhet të denohen. Ndersa hajduti i ri i Rilindjes kurrë nuk vjedh rastesisht. Ai nuk është Zhan Val zhani i shekujve të kaluar, që thyen xhamin e dyqanit për të mundur urinë, por është Arsen Lupen i kohëve moderne që rrëmben vlera monetare e pasurore për pasion për t’u ndjerë artist e intelektual i realizuar. Ai vjedh grabit ne menyre të studiuar, me qellim të pastër, me ndërgjegje të plotë, e grabit copa Shqipërie si këtu në Durrës ose grabit 100% te fondeve si 5D e Erionit. Ca para i perdor për te blere serisht pushtet me vota dhe ca te tjera i përdor për vanitetin pasuror personal.
Ndërsa socializmi shpërndau e nguliti imazhin e transformuar të gruas se re revolucionare me muskuj, e cila ndërtonte socializmin si nënë me 9 fëmijë nën një varfëri absolute, sot Rilindja kërkon të ligjërojë eliminimin natyror të mëmësisë dhe të inkurajojë surrogacinë si atentat ndaj familjes bashkë me tezat e shpifura të prindi 1 e prindi 2. Ndërsa Diktatura, shkoi në litar e në plumb vrau e preu me Drejtësinë popullore, opozitën patriotike e intelektuale të kohës, ndërsa sot pasardhësit e regjimit të bllokut me manipulimin e DREJTËSISË që e quajnë të re, burgosin politikisht pa ligj dhe pa moral, pa akuzë e pa kushtetutë kreun e opozitës dhe kanë vëne nën zinxhirë akuzash te gjithe drejtimin opozitar. Drejtësia që ata trumbetojnë është një drejtësi me regji politike e komanduar nga sallonet e praruara me gjakun e mundin e shqiptarëve të partisë-shtet, drejtësi me skenarë mafiozë që gatuhen në të njëjtën kuzhinë të vjetër të përndjekjeve politike.
Eshtë drejtësi me me epitete Maneku, Gjoka.,,,, por aspak drejtësi me epitetin e re. Drejtësi më veting të rrëzuar nga Strasburgu. Drejtësi që bën sikur heton zyrtarë me emra impresionantë por që dënon drejtorë e limonë të shtrydhur, e që në fakt shpëton me ndëshkime qesharake aferat e tmerrshme të korrupsionit kryeministror.
Te gjithë e dinë këtu në Durrës e kudo, i madh dhe i vogël e di, shqiptar shqipërie e shqiptar diaspore, që në vend të Kokës e Bllakos në burg duhet të ishte Rama. Në vend të Ahmetjat në kërkim duhet të ishte Rama. Të gjithë e dinë që bashkë me Gjushin, i arrestuar duhet të ishte po Rama. Madje per krim Elektoral Krahas Beqajt, i akuzuar për korrupsion duhet të ishte Rama. Krahas Veliajt për grup të strukturuar kriminal duhet të ishte po Rama. Të gjithë e dinë kete dhe vetëm SPAK-u i Partisë nuk e di. E kjo nuk ndodh sepse sot në galerat e burgjeve shqiptare nuk mbyllet korrupsioni por e vërteta Ndërsa regjimi i dikurshëm ndërtonte burgje e kampe përqëndrimi për kundërshtarët e tij, të cilët në ëndrrat e tyre e zemrat e tyre shihnin Europën e kërkonin lirinë, ndërsa sot regjimi ndërton burgje e kampe refugjatësh të dëshperuar, të cilët po në endrrat e tyre gabimisht kanë parë Europën e duan lirinë. Regjimi i dikurshëm vendoste tela me gjemba për ta bërë rinine skllave te ideologjise ndersa sot Edi Rama i përze me 100 marifete që ato te ikin nga sytë këmbët për tu bërë skllevër të kohërave moderne.
E pra të nderuar miq! E gjithe kjo perandori e se keqes duhet shembur, duhet përmbysur e duhet shkulur me rrënjë, përmes luftës e përballjes sonë. Ne nuk mund të lejojmë që Rama të vazhdojë të hedhë vallen e vdekjes mbi fatet tona, mbi jetet tona e te familjeve tona dhe fatet e vendit tonë e vete me shpuren e tij te notoje ne luks e pasuri.
Une do doja qe kjo lufta jone te ishte politike, brenda atyre vijave dhe rregullave që i vendos një sistem demokratike i vërtetë, por fatkeqesisht kjo luftë nuk eshte më vetem politike. Sepse rregullat politike brenda saj janë fshirë dhe mbi rregullat ështe mbivendosur revanshi politik e idelogjik i së majtës ekstereme. Eshtë mbivendosur banditizmi dhe kriminalizimi i politikes. Prandaj te dashur demokratë të mos kemi iluzione. Kjo lufta jonë është një luftë për jetë a vdekje! Historia kërkon të shkruhet nga ne dhe ne duhet ta bejme siç ajo e kërkon.
Sepse kjo luftë e jashtëzakonshme kërkon organizim, e angazhim, e vullnet te jashtezakonshëm për të ngritur në cdo lagje, në cdo rajon, në cdo njësi administrative, në cdo fshat e qytet strukturat e partisë demokratike dhe për t’i gjallëruar ato. Për të thirrur pranë tyre cdo njeri, cdo qytetar, cdo të ri e të re që e kërkon ndryshimin dhe ka besim tek PD. Kërkon punë të jashtëzakonshme për të nisur kudo dialogun me njerëzit, për të trokitur në cdo zemër dhe portë për ti dhëne atyre shpresen dhe besimin që u mungon, për t’i bindur ata qe ne jemi me ta, punojmë per ta dhe familjet e tyre dhe për vendin.
Kjo luftë e jashtëzakonshme kërkon që ne të kemi një vizion dhe program po të tillë që i kthen miëqenien dhe dinjitetin qytetarit, që i jep vlerë punës së fermerit, i ngjall të rinjve respektin e dashurinë për vendin, i jep kuptim dhe jetë viteve të pensionistit dhe që vlerëson punën e palodhur të biznesit. Ne duhet ta kthjemë PD në shtratin natyral të misionit të saj për një Shqipëri m ëtë mirë dhe më të begatë. Mos të harrojmë! Kjo lufta jonë është njëherazi dhe një luftë për liri dhe drejtësi, për të cilat njeriu nuk pushon kurrë së luftuari. Nëse ne e dorëzojmë këtë luftë atehere ne kemi dorëzuar familjet tona! Nëse dorëzojmë familjet tona ne kemi dorëzuar opozitën! E nëse dorëzojmë opozitën ne kemi humbur vendin. E nëse këmi humbur vendin ne kemi humbur gjithcka! E ne nuk kemi vend tjetër, sespe ai është pasuria jonë, fillimi dhe fundi, bota dhe universi ynë. Prandaj miqtë e mij ju ftoj ta luftojmë luftën tonë! Ta luftojmë me pasionin e papërkuljes së Sali Berishës. Ta luftojmë me guximin e ëndrrës së të rinjve. Ta luftojmë me forcën e dashurisë së gruas për familjen. Ta luftojmë me maturinë e pjekurinë e intelektualit e qytetarit që sheh përtej interesit personal e politik. Ta luftojmë me sinqeritetin e përkushtimit të anëtarit-misionar të Partisë demokratike. Vetëm kështu ne do ta fitojmë atë!