• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kolegji urdhëron KPK-në që të kryejë vetingun e ish-gjyqtarit Besnik Maho

18:01 : 13/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING
Gjyqtaret e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një seance

Gjyqtaret e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një seance

Kolegji e gjeti të drejtë kërkimin e Komisionerit Publik dhe të ish-gjyqtarit të Pogradecit, Besnik Maho për prishjen e vendimit të KPK që e ndërpreu vetingun e këtij subjekti rivlerësimi pa vendim përfundimtar, si dhe e urdhëroi që të vijojë hetimit administrativ.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli këtë të hënë, 13 maj, vendimarrjen për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) lidhur me përfundimin e vetingut të ish-gjyqtarit të Pogradecit, Besnik Maho pa një vendim përfundimtar. Po ashtu, Komisioni u urdhërua të përfundojë procesin e rivlerësimit kalimtar për Mahon.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor 2023 përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit Besnik Maho për t’iu nënshtruar vetingut. Sipas KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua si afat i nevojshëm për t’u bërë pjesë e procesit të rivlerësimit.

Kjo vendimarrje u ankimua nga komisioneri Florian Ballhysa i cili vërejti në ankim se Maho ka shprehur vullnetin për t’iu nënshtruar vetingut si ish-gjyqtar dhe se ka dorëzuar kërkesat për tre kriteret. Ashtu, si në ankim, edhe gjatë parashtrimeve e në konkluzionet përfundimtare, Ballhysa konstatoi se Maho e plotëson kushtin për t’u konsideruar subjekt rivlerësimi nga radhët e ish-gjyqtarëve, pasi rezulton se ka punuar me atributet e gjyqtarit nga shtatori i vitit 2004 deri në maj të vitit 2008, kur është larguar nga detyra.

Edhe Maho paraqiti ankim në Kolegj duke kërkuar të njëjtën gjë, prishjen e vendimit të Komisionit dhe kryerjen e vetingut të tij.

Lexo edhe:

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj pohoi se ishte gjetur i drejtë pretendimi i ankuesve. Sipas KPA, konsiderohet se Maho e ka pasur statusin që në momentin e dekretimit për stazhin e gjyqtarit, në shtator të 2004-ës, e për rrjedhojë përmbushet afati për rivlerësimin e tij si ish-gjyqtar./BIRN

Etiketa: Besnik MahogjyqtariKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionit të Pavarur të Kualifikimitkpkurdhëronvetingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

Vetingu ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

17:38 : 21/07/2025
AKTUALITET

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025
AKTUALITET

KPA largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtaren e Tiranës, Teuta Hoxha

17:51 : 08/07/2025
AKTUALITET

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

16:29 : 05/07/2025
Para

Protesta para Bashkisë, Lubonja: Opozita të gjej akte që të thithë qytetarët

TË GJITHA

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025

Plani për Gazën sjell më shumë mjerim për palestinezët dhe një risk të madh për Netanyahun

20:00 : 08/08/2025

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com