Drejtor i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika është prononcuar për mediat në lidhje me vrasjen që tronditi mesditln e kësaj të hëne Fierin, ku 23-vjeçari Asllan (Azgan) Mernica ekzkeutoi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç.
Panganika i bëri thirrje autorit të krimit që të dorëzohet, pasi përndryshe reagimi i Policisë, sipas tij, do të jetë i ashpër. Drejtori i Policisë së FIerit hodhi poshtë pistën e hakmarrjes dhe vrasja sipas tij ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.
“Shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh, prej 1 viti në FNSH Autori është Azgan Mërnica banues në Sulaj, po punojmë të kapim autori. I bëj thirrje familjarëve që autori të vetëdorëzohet pa pasoja, pasi zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër.
Pista kryesore është për motive të çastit. Ska lidhje me probleme hasmërie. Makina e autorit është gjetur. Ka qenë një konflikt i çastit.” – deklaroi për mediat Panganika.
Policia kërkon ndihmën e qytetarve për lokalizimin dhe kapjen e autorit Asllan (Azgan) Mernica, ndërsa ka vendosur dhe shumën prej 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për kapjen e tij.
Autori Azgan (Asllan) Mërnica është vëllai i Kiri Mërnicës, i cili në vitin 2019 në bashkëpunim me e Sadri Selacin vrau me thikë 23-vjeçarin Florian Selimi. Kiri Mërnica është dënuar me 19 vite burg.
Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht 2019 në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”,, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal.
Ndërkohë, Asllan Cenalia, babai i viktimës së sotme, Novruz Cenalisë, rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2005.
Po ashtu edhe ai punonjës i Policisë së Shtetit, ka vrarë fqinjin e tij Sali Arhulla. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve, ku viktima ka qëlluar rreth 30 herë në drejtim të Cenalisë, efektiv policie edhe atëherë. Asllan Cenalia i është përgjigjur të shtënave me armën e shërbimit, për vetëmbrojtje, duke e lënë të vdekur Sali Arhullën. Asllan Cenalia ka marrë pafajësi për vrasjen dhe ka vazhduar punën në Policinë e Shtetit.