• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erjoni nuk mundet në Tiranë

22:34 : 09/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Erjon Veliaj është vendosur në qendër të sulmeve dhe akuzave se ka abuzuar me miliona euro në të paktën dy nga ato çështjet që konsiderohen afera, inceneratori i Tiranës dhe “5D”. Dhe sipas denoncimeve publike, Veliaj bëhet përgjegjës për të paktën 220 mln euro, 130 mln për inceneratorin dhe diferenca për “5D”, duke përfshrë edhe atë që denoncohet si skandali i dherave.

Erjonit i kanë rënë drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë, anëtarët e shtabit politik, si të përfshirë në këto afera, vetë kaloi pothuajse një ditë pune në zyrat e SPAK, dhe nuk është çudi që e njëjta situatë t´i përsëritet.

Në një vend normal, me demokraci normale, kryebashkiakut që i bie kupola e drejtimit të institucionit do të dorëhiqej. Madje aktin e dorëheqjes do e lexonte jashtë zyrës së tij të punës.

Në një vend normal, me demokraci normale, nëse zyrtari nuk do të dorëhiqej, qytetarët do të vërshonin në rrugë, jo me urdhër partie, as me ditë të caktuara, as do të gëzoheshin se shkulën ca kangjella privizore, por do të rrinin në sheshe e rrugë, derisa ta detyronin të ikte.

Lexo edhe:

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

Këto janë praktika që kanë ndodhur, madje janë rrëzuar qeveri edhe në vendet ish-komuniste, për skandale edhe më të vogla dhe me peshë të papërfillshme monetare krahasuar me shifrat që akuzohet Bashkia e Tiranës si shpërdoruese fondesh.

Por në Shqipëri këto nuk ndodhin dhe koha ka treguar se dorëheqjet janë raste aq sporadike sa, edhe kur ndodhin për pazare, mjaftojnë gishtat e njërës dorë.

Erjoni nuk rrëzohet dhe as ikën edhe nëse SPAK e thërret sërisht. Nuk ikën edhe nëse nga foltoret e partive paraqiten dokumente që hedhin më shumë dritë mbi abuzimet. Erjoni mund të luajë me SPAK-un apo anasjelltas, si macja me miun, dhe të gjithë të jemi në rolin e spektatorit, duke pritur serinë e rradhës.

Me goditjet e njëpasnjëshme apo denoncimet që i janë bërë, thjesht Erjoni është kërrusur pak politikisht, por kjo vetëm në raport me Edi Ramën, dhe rivalët e tij në Rilindje. Thjesht ai do të jetë më kokëulur, më shumë i bindur dhe shumë më tepër i angazhuar në veprimtaritë elektorale. Madje mos u çudisni kur të tregohet më i zellshëm se edhe vetë Edi Rama për mandatin e rradhës së tij, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Me apo pa meritë, Erjoni ka ndërtuar ose ia kanë ndërtuar një makineri elektorale, jo atij si individ, por si strukturë, qoftë edhe paralele, me çdo strukturë tjetër partiake të Rilindjes.

Erjoni si ish-Mjaftist nuk ka asnjë vlerë. Erjoni si 99-ç gjithashtu nuk ka vlerë. Madje edhe si socialist i rilindur sërisht nuk ka vlerë. Këtë e di Erjoni, e di edhe më mirë Edi Rama. Ky i fundit nuk ka problem të zëvendësojë Erjonin me cilindo nga anëtarët e Qeverisë apo Grupit Parlamentar për të drejtuar politikisht qarkun e Tiranës. Mund ta zëvendësojë me Pandeli Majkon, Blendi Gonxhen, Belinda Ballukun, madje edhe me Toni Gogun apo Elisa Spiropalin. Por Edi Ramës i duhet struktura Veliaj, qoftë edhe pak e përvëluar nga akuzat publike si e implikuar në afera, apo edhe sikur të kalojë gjysmën e javës në SPAK.

Erjonit i duhet Edi qoftë edhe si mburojë, ndërsa Rama nuk ka asnjë interes të përplaset me lobistët e tij.

Jo rastësisht në vizitën disa orëshe të Sekretarit të Shtetit të SHBA, qoftë edhe me një shtrëngim duarsh shfaqet Erion Veliaj. Jo rastësisht Erjoni si kryebashkiak pritet në takime në kongres dhe senat, nga e njëjta linjë lobimi që i siguron shtrëngimin e duarve me Blinken.

Është e njëjta linjë që i krijon hapësirën e takimeve në nivel ndërkombëtar, përtej homologëve të tij, sikundër është e njëjta linjë që i krijon “komoditetin” që të quajë vëlla Alex Soros, djalin e filantropit George Soros.

Kaq i mjafton Erionit për të vijuar modelin politik, nëse linja e tij e lobimit nuk e shet, ashtu siç vite më parë janë shitur shumë emra të politikës.

Për të rrëzuar Erjonin si model dhe si Kryebashkiak, duhet gjendur kundër-arma. Në kushtet kur nuk arrin dot të ndezësh revoltë në sasi pjesëmarrjeje brenda, duhet të tentosh të gjesh shtegun jashtë.

Por duket se edhe këtu opozita çalon, nuk po arrin të lobojë, nuk arrin dot të afrohet qoftë edhe me ata që janë në përplasje të hapur me linjën që mbështet Veliajn.

Fatkeqësisht ose jo, në politikën shqiptare rrënimi i figurave nuk vjen nga brenda, por nga jashtë.

Këtë e di mirë Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, e ka mësuar Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Mjafton të kthehemi pas në kohë dhe plot nga politikanët shqiptarë mbyllën ciklin kur iu mbyll rubineti nga jashtë.

Kjo është Shqipëria, ky është modeli që secili prej aktorëve, pavarësisht moshës, kontribuoi për ta ndërtuar. Tani paguhen faturat.

Etiketa: 5Daferabashkia tiraneErion VeliajErjon VeliajGjergji Kojakorrupsionqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
Para

Shtanget Leverkusen, Roma shënon edhe golin e dytë! (VIDEO)

TË GJITHA

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com