• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhet dëshminë e peshkatarit që zbuloi trupin e vogëlushes: U shokova kur…

20:16 : 08/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Në Shënjestër” në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj.

Pjesë nga dokumentari:

Sot ata duhet të ishin në bankat e shkollës. Por në vend të librave, në vendin ku dy motrat uleshin në klasën e tyre në shkollën ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, shokët vendosën buqeta me lule. Një tragjedi si e Medeas në mitologji do rendte dikush të thoshte. Ndërsa dikush tjetër mes kujës do thoshte se kjo është tragjedia moderne që po kalon shoqëria shqiptare e futur në një krizë të thellë ekzistencialiteti, në 30 vitet e fundit. Por çfarë mund ta shtyjë një nënë të ndërmarrë një akt të tillë?

Është ky një filicid, një mëmëvrasje në kushtet e faktorëve të rënduar psikologjik, siç po përpiqen të rrëfejnë bashkëshorti dhe familja e tij, apo kemi të bëjmë me një hakmarrje të Almës ndaj bashkëshortit të saj Ergdysit, i cili jo vetëm thuhet se po e tradhtonte me një vajzë më të re në moshë, por edhe po përpiqej ta largonte në çdo formë nga banesa gruan dhe nënën me të cilën kishte tre fëmijë. Por edhe nëse ishte kështu, a kishte të drejtë Alma t’i merrte jetën tri fëmijëve, për të ndëshkuar bashkëshortin sipas saj të pabesë dhe t’i hidhte ata në mënyrë mizore nga ura e vjetër e lumit Buna. Sa e vështirë është për të kuptuar dhe për t’u futur në skutat e errëta të mendjes njerëzore në ato çaste, qoftë edhe për psikiatër më të sprovuar në të tilla ngjarje. Apo për të gjetur një literaturë të ngjashme krimi si kjo që ndërmori Alma me fëmijët e saj.

Një histori e cila është e vështirë për t’i gjetur një pikënisje dhe një epilog, pavarësisht fundit fatal. Pas nxjerrjes nga ujërat e lumit të nënës, sot kemi katër trupa të pajetë. Një ngjarje e kobshme ku të gjithë ngrenë gishtin e akuzës ndaj njëri-tjetrit dhe po kështu të gjithë shfajësohen. Por çfarë ndodhi fillimisht me Almën dhe tri fëmijët e saj? Cili ishte kafja e fundit që ajo konsumoi dhe pse pikërisht me gruan e vëllait të bashkëshortit të saj. me të cilën ndante të njëjtën banesë? Sipas njoftimit paraprak të Policisë Shkodër i pari që kallëzoi humbjen e bashkëshortes Alma Arrazi dhe tri fëmijëve të tij, dy vajzave respektivisht 9 dhe 8 vjeç dhe djalit 4 vjeçar, ishte Ergdys Arrazi. Në orën 17.30 të datës 3 maj u paraqit në këtë komisariat për të deklaruar se që nga mbrëmja e datës 2 maj kishte humbur kontaktet me gruan dhe fëmijët dhe se bashkëshortja e tij nuk i përgjigjej thirrjeve dhe se po kështu telefoni i saj i rezultonte i fikur.

Lexo edhe:

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

Por vetëm një ditë nga ky kallëzim, zbulimi i parë tronditës i një trupi fëmije në brigjet e lumit Buna, do të ishte paralajmërimi i kobshëm se ndërkohë një tragjedi e tmerrshme ishte konsumuar. Dhe se nëna me fëmijët nuk ishin larguar thjesht nga banesa, por mund të ishin vetëmbytur, zbulimi i cili u bë fillimisht nga një prej peshkatarëve që frekuentojnë shpesh lumin. Mbrëmjen e datës 4 maj, ndërsa ishte pranë brigjeve të Bunës në fshatin Daragjat, konstatoi nga varka ku ndodhej një objekt të pazakontë të ngërthyer në barishtet në krah të lumit. Objekt që në fillim në dritën e celularit iu duk një kukull e stërmadhe, por që me kalimin e minutave ajo që ai nuk do të dëshironte, ishte një e vërtetë e hidhur. Pasi trupi i mbetur në anë të lumit, nuk ishte i një kukulle, por i një fëmije. Që pas ekzaminimit dhe konfirmimit nga familjarët u mësua se i përkiste vajzës së madhe 9 vjeçare të çiftit Ergdys dhe Alma Arrazi.

“Unë kam qenë duke gjuajtur peshk. Ishte terr edhe më bëri me dyshuar. Mos ishte kukull apo njeri?! Për momentin u shokova. Pasi erdhën policët e morën përpjetë, atëherë u përcaktua se ishte njeri”, thotë peshkatari. Gjetja e trupit të parë të zhdukur, atij të vajzës 9 vjeçare, do të çonte policinë edhe në ndalimin e Ergdys Arrazit, babait të saj dhe bashkëshortit të Alma Arrazit, i cili u ndalua në akuzën për ‘dhunë në familje’ dhe ‘shkaktim të vetëvrasjes’. Arrestimi erdhi edhe pas akuzave të familjes së Almës, konkretisht të motrës së saj, se Ergdysi e keqtrajtonte në mënyrë barbare bashkëshorten e tij dhe se ky mund të ketë qenë shkaku që Alma ndërmori veprimin fatal për t’u vetëflijuar bashkë me fëmijët.

Etiketa: almakrimShkodervrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

09:36 : 27/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

09:32 : 27/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite vret 4 palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një 15 vjeçar

22:10 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Po shkatërrohet Tirana!”/ Urbanisti: Ndërtimi i pakontrolluar, një gabim në kufijtë e krimit

16:00 : 26/06/2025
AKTUALITET

Zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u vra nga biznesmeni italian! Trupin e fshehu në një fuçi vere

12:57 : 26/06/2025
AKTUALITET

Asgjësohen mbi 2900 bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim vetëm roja i pyllit dhe kryepleqtë

09:25 : 26/06/2025
Para

Vendi i parë historik, Egnatia ia dedikon Dwamenas: Për kapitenin kampion!

TË GJITHA

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

10:31 : 27/06/2025

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

10:16 : 27/06/2025

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025

Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave

09:47 : 27/06/2025

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

09:44 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com