• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Brdariç rikthehet në Shkodër, trajneri: Vllaznia synon titullin kampion

11:10 : 27/04/2024
në SPORT

Në prag të periudhës së tij të dytë tek Vllaznia, Thomas Brdariç foli fjalët e para si nr.1 i kuqebluve.

Shkarkimi i Qatip Osmanit, u pasua nga emërimi i një njohje të vjetër për ambientin shkodran, që në këtë fazë të fundit të sezonit dhe me ”Final Four” vetëm disa javë larg, synimi për rikthimin tek titulli kampion pas më shumë se dy dekadash është madhor.

“Jam shumë i lumtur që jam sërish këtu. Dua të falënderoj trajnerin Qatip Osmani, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer duke pozicionuar skuadrën në vendin e dytë. E tillë është jeta. Gjërat ndodhin shumë shpejt. Vendimi për të ardhur këtu ishte plotësisht zemre, për shkak të të kaluarës së bukur që kam me këtë skuadër. Sidoqoftë, në javët e ardhshme nuk kanë rëndësi vetëm momentet e bukura, por më shumti mbërritja në ”Final Four” dhe fitimi i titullit kampion. Largimi i mëparshëm nga Vllaznia? Të gjithë bëjnë gabime. Unë gaboj. Ndiej keqardhje për disa vendime, për disa jo. Unë nuk shoh mbrapa, kjo është jeta dhe unë jam pozitiv. Kam pasur marrëdhënie të mira me presidentin Xhaferi. Tani është kapitull i ri, i jam mirënjohës që jam këtu përsëri me tifozët, me klubin, me ekipin, që të arrijmë objektiva të mirë në javët e ardhshme”, tha kroato-gjermani.

Ndeshja e parë për 49-vjeçarin do të jetë menjëherë ndaj Egantias në kampionat. Pas eliminimit të dhimbshëm nga Kupa, kuqeblutë do te kenë shansin për t’u hakmarrë, tashmë me një ndryshim të rëndësishëm në stol.

Brdariç i vlerësoi rrogozhinasit për sezonin e shkëlqyer që kanë zhvilluar, por theksoi që mes kryesuesve të kampionatit dhe ekipit shkodran nuk ka diferenca.

Lexo edhe:

U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

“Skuadra ka cilësi. Në fund të duhet edhe fat për të fituar ndeshjet, por edhe besimi që lojtarët duhet të kenë në vete është shumë i rëndësishëm. Duhet të jemi në kondicion të mirë fizik dhe ky është aspekti ku do të fokusohemi në javët në vijim. Egnatia ka bërë një sezon fantastik. Sigurisht do të bëjmë maksimumin për të fituar. Nuk kemi diferenca, por duhet të punojmë shumë që të shkojmë në atë pozicion. Synoj që t’i jap skuadrës identitet, por në këtë pikë ku ndodhemi tani nuk ka shumë kohë. Duhet të punojmë shumë dhe të fitojmë ndeshjen e ardhshme që të sigurojmë vendin në “Final Four”. E kam parë ndeshjen e fundit me Egnatian në Kupën e Shqipërisë, ishte takim i ekuilibruar, por në sfidën e fundjavës në kampionat duam revansh. U kam thënë lojtarëve që dua të përmirësoj këdo në skuadër dhe nuk duhet të mendohemi shumë, t’i japim ekipit motivim, të punojmë e ndërtojmë strategjinë e duhur për ndeshjen e ardhshme”, theksoi Brdariç.

Aventura e parë e Thomas Brdaric me 9-herë kampionët e Shqipërisë zgjati nga 10 gushti i 2020 deri më 14 marsin e 2022. Gjermani e udhëhoqi ekipin shkodran në 77 ndeshje, ku fitoi 39 ndeshje, barazoi 21 dhe humbi 17.

Ndërsa koleksionoi edhe Kupën e Shqipërisë dhe humbi një titull kampion për shkak të diferencës së golave ndaj Teutës.

Pas Vllaznisë, Brdariç drejtoi Chennaiyin në Indi dhe Al-Arabin në Kuvajt. Sidoqoftë, 49-vjeçari rikthehet për misionin e papërfunduar për titullin kampion me Vllazninë në kampionatin shqiptar.

Etiketa: Thomas BrdarićVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia

15:35 : 16/08/2025
Lajmet e Dites

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

16:27 : 15/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Vllaznia forcon sulmin, prezanton Lirim Kastratin

20:31 : 06/08/2025
SPORT

Sulmi, hallka më problematike te Vllaznia, klubi futet në merkato për përforcime

15:58 : 06/08/2025
SPORT

Trajneri i Vikingur pasi eliminoi Vllazninë: Duhej të fitonim më thellë!

18:50 : 01/08/2025
Para

EMRI/ Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com