• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta për largimin e Veliajt/ Ambasadorët si policë bashkiakë

19:08 : 19/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në ditën e saj më të keqe, ushtria dixhitale e Bashkisë Tiranë është mobilizuar e gjitha për ti bërë “like” në rrjetet sociale deklaratave të kordinuara të selive diplomatike kryesore për të dënuar “protestën e dhundhme” të opozitës, para zyrave të Erion Veliajt. Boll të bësh një vëzhgim të shpejtë poshtë tyre dhe e shikon se patronazhistët që mbështesin PS-në, Ramën dhe Veliajn, janë bërë edhe fansa që japin pëlqime poshtë postimeve të sotme të diplomatëve perendimorë.

Edhe ambasada e SHBA-së edhe ajo Britanike, edhe zyra e BE-së, apo seli që nuk i dëgjon më askush, si ajo e OSBE, apo italiane, kanë dalë me njoftime të kordinuara, duke “dënuar fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës”.

Dhe cila ishte dhuna?

Disa tymuese të hedhura para derës së bashkisë, ndaj një institucioni që ka bërë kërdinë me paratë publike, ndaj një institucioni që i ka mbyllur gojën mediave, ku TV-të që kontrollojnë mbi 90% të audiencës as nuk e kanë raportuar dosjen e SPAK me abuzimet e drejtorëve të 5D, ndaj një institucioni që shpërfill të drejtën e informimit publik dhe tregohet me gisht nga rganizatat nderkombëtare të lirisë së shtypit.

Para të gjitha këtyre, ambasadorët e perëndimit duke u sjellë njësoj si policët bashkiakë që kanë si qëllim të vetëm të mbrojnë Veliajn, u shqetësuan së tepërmi për njollosjen e mureve të institucioneve.

Lexo edhe:

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

Krejtësisht në të njëjtën linjë ishte njoftimi i ambasadës amerikane me ndyshimin e vetem nga te tjerët se aty theksohej edhe “E drejta për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit si jetike në çdo demokraci”.

Në Deklaratën e misionit të BE e cila e kishte anashkaluar korrupsionin thuhej: “Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë.

Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruhej në postimin në X (ish Twitter).

Në të njëjtën linjë me ndryshimin e theksuar më lart qe dhe njotfimi i selisë së rrugës së Elbasanit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme’.

Nga amerikanët nuk bënin diferencë as britanikët: “Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”.

Për të plotësuar numrin foli edhe OSBE-ja me një qëndrim si në kohët e errëta kur drejtohej nga Brochard.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”, thuhet në reagim.

Ndërsa më qesharak qe reagimi italian, nga një ambasadë që nuk e ka hapur kurrë gojën ndaj shkatërrimit të traditës arkitekturore italiane në kryeqytet. Megjithëatë për njollat në muret e bashkisë vendosi të flasë. “Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë. E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”.

Këto deklarata u bënë menjëherë pasi të njëjtët aktorë dënuan njëzëri sulmet e Ish presidentit Meta kundër SPAK, ndërkohë që nuk folën asnjë fjalë kundër sulmeve që Rama i bëri të njëjtit institucion kur sekuestroi investimet e oligarkëve të tij.

Pikërisht, sepse ky qëndrim me dy standarte është flagrant, ushtria dixhitale e patronazhistëve të rilindjes e ndjeu se duhet ti vijë në ndihmë postimeve të ambasadave për ti bërë të pëlqyeshme njësoj si ato të Ramës dhe Veliajt.

/Lapsi.al

Etiketa: 5Dafereambasadorepolice bashkiakeprotesteskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

21:00 : 03/06/2026
Para

Përplasjet/ Kryemadhi me mesazh në bluzë, Meta i shtrëngon dorën: Paskemi mysafirë!

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom