• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE u cakton kur edhe sa do të mbjellin, fermerët evropianë protestojnë kundër rregullave të reja

18:33 : 18/04/2024
në BOTA

Jos Ubels ka një fermë lopësh në rrafshinën veriore të Holandës. Tufës së tij me mbi 300 kokë, i është shtuar një viç i ri. Fermeri thotë se rregullat e reja të Bashkimit Evropian po e rrezikojë jetën e viçit të porsalindur.

Ndërsa Evropa kërkon të zbusë kërcënimet e ndryshme që paraqesin ndryshimet klimatike, blloku po vë në zbatim më shumë rregulla për fermerët.

Fermerëve u kushton një ditë-pune në javë burokracia evropiane, duke iu përgjigjur kërkesave të bllokut dhe zyrtarëve të shtetit, që kanë vendosur rregulla se kur fermerët mund të mbjellin dhe korrin, dhe sa pleh organik, apo kimik mund të përdorin.

Problem tjetër për fermerët është konkurrenca nga importet e lira, që ulin çmimet e prodhimeve të tyre, pa qenë nevoja që importet të përmbushin të njëjtat standarde. Për dekada me radhë partitë politike kryesore dështuan t’i trajtonin ankesat e fermerëve, thotë Ubels. E djathta radikale po e shfrytëzon këtë situatë.

Në pjesën më të madhe të bllokut me 27 anëtarë, nga Finlanda në Greqi, Poloni dhe Irlandë, pakënaqësia e fermerëve vazhdon të rritet ndërsa afrojnë zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Evropian në muajin qershor. Zoti Ubels është i dyti në komandën e Forcës së Mbrojtjes së Fermerëve (FDF), një nga grupet më të zëshme që doli nga protestat e fermerëve.

Lexo edhe:

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

FDF, simboli i së cilës janë dy sfurqe të kryqëzuara, u formua në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë është zgjeruar edhe në Belgjikë dhe ka lidhje edhe me grupe të ngjashme në Bashkimin Evropian.

Ky grup është një forcë nxitëse e një demonstrate të planifikuar të zhvillohet më 4 qershor në Bruksel, e cila shpreson të grumbullojë 100,000 protestues në kryeqytetin e bllokut dhe të ndikojë në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Është koha të reagojmë”, thotë fermeri Ubels. Fermerët, thotë ai, nuk do t’i dëgjojnë më me qetësi zyrtarët dhe nuk do të bëjnë ato që u thuhen. Ai shton se nuk ka humbur besimin te demokracia, por tek politika. Slogani i organizatës FDF në faqen e saj në internet është edhe më ogurzi, “Besimi ynë në sundimin e ligjit është lëkundur”.

Gjatë një proteste pranë selisë së Bashkimit Evropian në Belgjikë në muajin mars, fermerët i vunë zjarrin një stacioni metroje dhe sulmuan policinë me vezë dhe jashtëqitje të bagëtive. Protestuesit në Francë u përpoqën të sulmonin një ndërtesë qeveritare.

Në një video nga një protestë tjetër, ku digjeshin goma dhe sende të tjera, kreu i organizatës FDF, Mark van den Oever tha se politikanët së shpejti do të jenë në qendër të vëmendjes. Organizata i hedh poshtë akuzat se fjalimi përbënte kërcënim për dhunë fizike.

Gjatë muajve të dimrit, kolona me traktorë dhe makina bujqësore bllokuan për ditë me radhë porte dhe autostrada kryesore në mbarë Bashkimin Evropian, ndër protestat më të mëdha të fermerëve në një gjysmë shekulli.

Fermerët dhe Bashkimi Evropian nuk kanë qenë gjithmonë në të njëjtën linjë, por ajo që po ndodh tani është animi drejt ekstremit të djathtë.

Pavarësisht rëndësisë strategjike që ka bujqësia, BE-ja e pranon se fermerët kanë të ardhura 40% më të pakta se punonjësit e sektorëve të tjerë, ndërsa 80% e mbështetjes shkon për 20% të fermerëve të privilegjuar. Shumë prej 8.7 milionë punonjësve të sektorit të bujqësisë janë pranë, ose nën kufirin e varfërisë.

Bashkimi Evropian po përpiqet të miratojë ligje të rrepta që prekin bujqësinë si pjesë e planit për të luftuar ngrohjen globale me synimin për ta bërë bllokun neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.

Bujqësia në Bashkimin Evropian është shkaktare e rreth 10% të emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serrë nga burime të tilla si plehrat kimike, lënda djegëse e automjeteve dhe gazi i metanit që çlirohet nga bagëtitë./VOA

Etiketa: Bashkimi Europianfermeretprotesterregullat e rejasa do mbjellin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

11:14 : 08/11/2025
AKTUALITET

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

13:58 : 07/11/2025
RAJONI

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025
AKTUALITET

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025
AKTUALITET

Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë

20:44 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kundër projektligjit të Barazisë Gjinore, tjetër protestë sot para Parlamentit

15:34 : 06/11/2025
Para

Çollaku: SPAK ka frikë të përmendë emrin e Ramës e Veliajt

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com