• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do ta kandidojë Vangjel Tavon për kreun e Bashkisë Himarë? Ja si përgjigjet Rama

21:58 : 15/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kohë më parë, mediat greke, duke iu referuar burimeve pranë Athinës zyrtare, raportuan se kryeministri Edi Rama u kishte propozuar Vangjel Tavon, për ta bërë kryebashkiak të Himarës, për të sheshuar konfliktin për çështjen e Fredi Belerit.

Një emër surprizë, pasi edhe pse Vangjel Tavo i përket minoritetit grek, ai nuk është nga Himara, si dhe ka qenë ish-ministër i LSI-së dhe deputet me këtë forcë politike.

Në atë kohë, të dy e mohuan, por më vonë, Rama e emëroi Vangjel Tavon prefekt të Qarkut Vlorë, një pozicion që u pa si për ta katapultuar më pas si kandidat për kreun e Bashkisë së Himarës, kur të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

I pyetur në emisioni “Real Story”, nëse a do e kandidojë Vangjel Tavon për Bashkinë e Himarës, Rama deklaroi se e ka zgjedhur prefekt të Vlorës si një njeri që mund të ndihmojë nga afër edhe për të adresuar ato problematika, institucionale që lidhen edhe me bashkinë e Himarës, prandaj nuk e sheh në ndonjë pozicion tjetër.

Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se për zgjedhjet në Himarë, duhet pritur vendimi i Gjykatës së Apelit dhe nëse do të ketë zgjedhje, Partia Socialiste do të ketë kandidatin e vet.

Lexo edhe:

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Gëzuar i dashur Kryetar

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

Rama: Nuk dua të bëj komente për ish kryebashkiakun e Himarës, sepse dihet tanimë që ai është në një proces. Por dua të them që faktikisht zgjedhja e kryetares së Bashkisë në detyrë me një shumicë dërrmuese në Këshill Bashkiak, flet për një realitet të ndryshëm nga realiteti i perceptuar gabimisht nga miqtë tanë sepse aty ka një komunitet që kërkon qetësi, kërkon paqe, kërkon zhvillim dhe është tërësisht i painteresuar të hyjë në një konflikt dhe të bëhet palë në një konflikt sepse zgjedhjet janë një ditë, por jeta e atyre që jetojnë në Himarë është çdo ditë. Dhe konfliktet mund të hapen për një ditë, por mund të mos mbyllen gjithë jetën dhe pasojat nuk janë të atyre që i hapin dhe i ushqejnë, pasojat janë të atyre që jetojnë në pamundësi për të ikur nga hija e konfliktit. Dhe ajo zgjedhje aq maxhoritare tregon që e vërteta është që zgjedhjet e Himarës ato që u bënë rezultati ishte tejet i ngushtë 19 vota, ishte një rezultat i ndikuar jashtëzakonisht shumë nga ata që erdhën për të votuar atë ditë dhe që ikin prap në të drejtën e tyre, absolutisht, por nuk ishte një arsye për të hyrë në këtë lloj konflikti. Zgjedhja e kryetares së bashkisë në detyrë, është një arsye e madhe për të kuptuar që Himara meriton të ketë të gjithë qetësinë e nevojshme dhe të zhvillohet pa asnjë lloj konflikti dhe për më tepër Himara nuk meriton në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye që të bëhet pre e zjarreve që nxit, e zjarreve që ushqen duke hedhur benzinë një politikan që e udhëhiqte minoritetin dhe që sot është në parlament, jo më falë votave të marra si udhëheqës i minoritetit por falë strehimit politik në një parti ku lideri i partisë është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Ju po flisni për Vangjel Dulen, ndërkohë ju pyeta për një tjetër Vangjel, për Vangjel Tavon

Rama: Vangjel Tavo është një individ i mirënjohur, politikan prej shumë vitesh. Me Vangjel Tavon unë kam patur një marrëdhënie shumë të mirë kur ishte në PS, pastaj nuk kemi patur asnjë marrëdhënie kur ai shkoi në një parti tjetër majtas. Vangjel Tavo ka edhe një eksperiencë në qeveri djathtas. Pra, Vangjel Tavon unë nuk e kam zgjedhur aty si një njeri që vjen nga një rrugëtim besnikërie apo qëndrimi të vazhdueshëm pranë meje ose në PS. Por e kam zgjedhur aty si një njeri që mendoj që ka një profil që duke ushtruar detyrën e prefektit të Vlorës patjetër që mund të ndihmojë nga afër edhe për të adresuar ato problematika, institucionale që lidhen edhe me bashkinë e Himarës edhe me bashki të tjera patjetër. Kështu që, nuk është se kam menduar diçka tjetër nga ajo që duket dhe është shumë e qartë. Sa i përket zgjedhjeve, zgjedhjet do të shpallen kur duhet të shpallen nga Presidenti i Republikës, në rast se gjykata e Apelit do të vendosë që zotëria që është bërë shkak për gjithë këtë furtunë të madhe në gotë është i fajshëm apo i pafajshëm, dhe nëse është i pafajshëm ai do shkojë në detyrë, në rast se është i fajshëm patjetër që do ketë zgjedhje. Në zgjedhjet e ardhshme PS do të ketë kandidatin e vet, nuk diskutohet.

Etiketa: Bashkia HimareEdi Ramakandidatvangjel tavo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Gëzuar i dashur Kryetar

12:21 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

10:01 : 16/09/2025
AKTUALITET

‘Diella’/ Eksperti italian: Çmenduri e Ramës! Alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar

09:34 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarit Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: E paprecedentë!

09:28 : 16/09/2025
AKTUALITET

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

09:17 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

21:26 : 15/09/2025
Para

Turqit zbulojnë prapaskenat, Fernando Santos dëshironte shitjen e Ernest Muçit

TË GJITHA

“Diella po bëhet sterrë”, Berisha: Do të dërgojmë në Kushtetuese edhe ndryshimimin e rregullores së Kuvendit

14:50 : 16/09/2025

Rikthehet në burg Vangjush Dako, GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

14:39 : 16/09/2025

ABI Bank i futet ndërtimit, krijon shoqëri komandite për të ndërtuar resort 32 hektarë në Poro të Vlorës

14:30 : 16/09/2025

Aksidenti me disa të plagosur në Fier-Lushnje, ndërron jetë 60-vjeçarja

14:24 : 16/09/2025

Deputetët demokratë mblidhen në seli, Bardhi: Braktisëm sallën për shkak të shkeljes së Kushtetutës

14:15 : 16/09/2025

Maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

13:54 : 16/09/2025

“Në Kuvend ka bashkëpunëtor të krimit!”/ Këlliçi-mazhorancës: Krijoni komision për kartelet e d*ogës

13:53 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com