• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zvarritjet e Drejtësisë së Re/ Shefat e KLGJ dhe KLP, në detyrë me mandat të mbaruar

09:55 : 15/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si edhe katër anëtarë të tjerë të këtyre institucioneve, po vijojnë ushtrimin e funksionit, megjithëse mandati i tyre ka përfunduar në fund të vitit 2023.

Naureda Llagami dhe e kolegët e saj në KLGJ, Alban Toro e Fatmira Luli, si edhe titullari i KLP-së, Alfred Balla e vartësit e tij, Tartar Bazaj e Nurihan Seiti, kanë nisur mandatin e tyre 5-vjeçar në dhjetor të vitit 2018.

Vonesat në përzgjedhjen e kandidaturave të reja kanë nisur nga komisioni “ad-hoc” pranë Avokatit të Popullit Erinda Ballanca, një tjetër zyrtare që vijon detyrën përtej mandatit të saj dhe kanë vijuar më tej në Parlament.

Lexo edhe:

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

Avokati i Popullit kërkon të mbyllen 5 burgje: Cënojnë dinjitetin njerëzor

Në qershor të vitit të kaluar, Parlamenti shpalli vakancat për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pozicionet që u takojnë avokatëve dhe shoqërisë civile.

Sipas ligjit, aplikimet duhet të dorëzohen pranë një komisionit të posaçëm tek Avokati i Popullit, i cili duhet të kryejë verifikimet e kushteve për kandidim, si edhe renditjen e aplikantëve që kualifikohen për më tej.

Ky proces duhet të përfundonte brenda një afati të arsyeshëm, me qëllim që t’i jepej mundësia Parlamentit të votonte për kandidatët brenda muajit dhjetor 2023, kur përfundonte mandati i anëtarëve aktualë në të dy këshillat.

Një muaj pas këtij afati përfundimtar, në janar 204,, komisioni “ad hoc” i Avokatit të Popullit e dorëzoi listën e kandidatëve të kualifikuar për dy vakancat nga radhët e avokatëve.

Renditja e pikëzimit sipas Komisionit të Pavarur të Vlerësimit për kandidatët nga radhët e avokatëve për KLGJ-në ka vlerësuar në vendin e parë avokaten Eris Hysi, ndjekur nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Ndërsa në listën e kandidatëve për anëtarë të KLP-së renditja nis nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albens Tabaku, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Ndërsa lista me kandidatët nga shoqëria civile nuk u dorëzua në atë kohë, pasi aplikantë të ndryshëm kishin ankimuar në gjykatë vendimin e komisionit “ad hoc” për skualifikimin e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit dhe stafi i tij, nga ana tjetër, deri më tani kanë shpenzuar rreth 3 muaj për t’u bërë një verifikim të dytë kandidatëve të listuar nga Avokati i Popullit, duke shtyrë më shumë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ligji për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikon që Kuvendi zgjedh dy anëtarë nga Avokatia me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve.

Në rast se Parlamenti nuk e arrin këtë shumicë, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve përzgjedhëse konsiderohen të emëruar.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhen nga 11 anëtarë. Gjashtë prej tyre janë gjyqtarë dhe prokurorë të të tre niveleve. Ndërsa pesë të tjerë zgjidhen prej Kuvendit, nga të cilët dy vijnë nga radhët e Avokatëve, dy nga pedagogët e Drejtësisë dhe një nga Shoqëria Civile.

KLGJ dhe KLP nisë zyrtarisht detyrën në Dhjetor të vitit 2018, në zbatim të parashikimeve të Reformës në Drejtësu. KLGJ zëvendësoi ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD).

Ndërsa KLP-ja ishte një institucion i ri, me kompetenca të rëndësishme, ndryshe nga ish-Këshilli i Lartë i Prokurorisë para Reformës, i cili shërbente si organ këshillimor i Prokurorit të Përgjithshëm.

KLGJ dhe KLP janë përgjegjës për karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshirë emërimin, transferimin, ngritjen në detyrë, si edhe pezullimin apo shkarkimin nga funksionet.

Etiketa: Alban ToroAlfred Ballaavokati i popullitErinda BallancaFatmira LuliKLDKLGJklpmandatNaureda LlagamiNurihan SeitiTartar Bazaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

18:39 : 20/05/2026
AKTUALITET

Avokati i Popullit kërkon të mbyllen 5 burgje: Cënojnë dinjitetin njerëzor

10:57 : 19/05/2026
AKTUALITET

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

13:19 : 11/05/2026
AKTUALITET

“Presion dhe largime arbitrare”/ Punonjësit denoncojnë Endri Shabanin: Avokati i Popullit në degradim të paprecedentë

19:42 : 09/05/2026
AKTUALITET

Apeli në kolaps/ KLGJ pranon situatën alarmante: Harta e gjyqësorit mund të rishikohet

09:04 : 28/04/2026
AKTUALITET

Noka: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu, dyshja që shkatërroi drejtësinë

23:26 : 01/04/2026
Para

Pas diellit përvëlues, bëhuni gati për dëborë/ Kapriçot e motit, në Shqipëri pritet...

TË GJITHA

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom