• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Ervin Muçës/Dyshimet, a iu shitën krimit të organizuar të dhënat e TIMS?

10:32 : 13/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Tiranës nuk ka dhënë ende një arsye se përse drejtori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ka kopjuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e sistemit TIMS, veprim për të cilin ai është aktualisht në “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra”.

Në mungesë të një motivi zyrtar, në opinionin publik dhe atë të specializuar janë ngritur më së paku tre hipoteza për këtë veprim “të guximshëm” dhe të dyshuar kriminal të zyrtarit të lartë policor.

Hipoteza e parë është jusitifimi zyrtar, i deklaruar më herët publikisht nga Ervin Muça dhe i mbështetur nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është ajo e ndërhyrjes në serverin qendror të TIMS-it për të realizuar procesin teknik “back up”, pra ruajtjen e të dhënave në një sistem paralel, me qëllim mbrotjen e tyre nga ndërhyrje hackerimi.

Lexo edhe:

Helmimi te Akademia e Policisë, Prokuroria e Tiranës shkresë AKU-së: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

Prokuroria çoi për gjykim çështjen e Onkologjikut/ Stafa: Është bërë krim ndaj pacientëve

Kjo hipotezë nuk qëndron nga analiza teknike, por, mbi të gjitha, nga veprimet konkrete të drejtorit të IT-së.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës konfirmuan se sistemi elektronik i TIMS-it e kryen vetë procesin “back up” të të dhënave dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje “nga dora e njeriut”.

Gjithashtu, hetimi penal provoi se Ervin Muça ka hyrë “vjedhurazi” në ambjentin e serverit të TIMS-it, në mes të natës së 2 gushtit 2023, duke përdorur kodin e një punonjëse tjetër e duke krijuar përplasje me zyrtarët e tjerë të sektorit.

Nëse do të ishte një proces rutinor për mirëmbajtjen e aparaturave, drejtori i IT-së i kishte të gjitha mundësitë të hartonte një plan pune, ta diskutonte me vartësit e tij dhe, mbi të gjithë, mund të hynte tek serveri me kredencialet e tij. Mënyra se si ai ka vepruar, rrëzon hipotezën se qëllimi ka qenë mirëmbajtja e pajisjeve dhe vetë sistemit.

Hipoteza e dytë mbështet idenë se qëllimi i hyrjes së paligjshme në sistemin TIMS është kryer për të fshirë të dhëna kompromentuese, për udhëtime të zyrtarëve të lartë apo familjarëve të tyre me eksponentë të krimit të organizuar.

Mbështetësit e kësaj hipoteze avancojnë më shumë dyshimet e tyre, duke aluduar se Ervin Muça ka fshirë të dhënat e udhëtimeve të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, me anëtarë të grupit kriminal që ndërtuan laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit, në fund të vitit 2014.

Ekspertë të Teknologjisë së Informacionit nuk e mbështesin hipotezën e fshirjes së të dhënave. Në vlerësimin e tyre, ky proces nuk është i mundur teknikisht, pasi të dhënat regjistrohen në sisteme të ndryshme. Po ashtu, edhe hetimi i Prokurorisë së Tiranës nuk zbuloi “fshirje” të dhënash, por vetëm “kopjim” të tyre.

Pikërisht, kopjimi i të dhënave të TIMS-it ngre hipotezën e tretë, e cila duket më e besueshme, të paktën deri më tani, kur nga Prokuroria e Tiranës ende nuk i është dhënë publikisht përgjigjes “Pse?”.

Ka nga ata që besojnë se kopjimi i të dhënave është kryer me qëllim për të informuar subjekte të krimit të organizuar jashtë Shqipërisë nëse ndaj tyre ekzistojnë urdhër-arresti apo urdhër-kërkimesh ndërkombëtare.

Sistemi TIMS regjistron, krahas hyrj-daljeve të shtetasve shqiptarë nga pikat e kalimit kufitar, edhe të dhëna për skedën e tyre kriminale dhe nëse ata janë persona në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Për këtë arsye, kopjimi i të dhënave të TIMS-it dhe kalimi i tyre në duar jo-zyrtare, mund të jetë një mënyrë e mënyrë për të bërë “pazar” me informacionin, duke informuar subjekte të krimit të organizuar, kundrejt pagesës, mbi skedën e tyre kriminale.

Etiketa: Ervin Mucagrupe kriminaleProkuroria e Tiranëssistemi tims

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Policisë, Prokuroria e Tiranës shkresë AKU-së: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

11:32 : 26/05/2026
AKTUALITET

Prokuroria çoi për gjykim çështjen e Onkologjikut/ Stafa: Është bërë krim ndaj pacientëve

18:56 : 02/05/2026
AKTUALITET

Skemë mashtrimi 700 mijë €, bllokohen llogaritë bankare të “Albavia-s” së Hasan Fizit dhe Shkëlqim Rakipajt

11:07 : 15/04/2026
AKTUALITET

Tentativa e vrasjes në Fushë-Krujë/ Çfarë u gjet në telefonin e Redion Ahmetit, Prokuroria ‘mbyll sytë’

10:13 : 14/04/2026
AKTUALITET

Nga Mali i Dajtit në Ande, ‘industria’ e kokainës dhe shqiptarët e Perusë

21:08 : 12/04/2026
AKTUALITET

Kreu i Policisë, Skënder Hita, takim me zyrtarët e Europol: Forcohet aleanca për goditjen e grupeve kriminale

18:55 : 08/04/2026
Para

Autor i 68 vjedhjeve në Austri, 'skifteri' shqiptar identifikohet nga këpucët që la pas

TË GJITHA

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom