Atmosfera festive e Fitër Bajramit ka mbizotëruar në çdo shesh dhe xhami të qyteteve e fshatrave të shtatë bashkive të Qarkut të Elbasanit.
Në sheshin “Gensher”, para kalasë historike të qytetit të Elbasanit, rreth 5 mijë besimtarë mes të cilëve edhe shumë femra kanë marrë pjesë në ceremoninë e Fitër Bajramit.
Myftiu i Elbasanit, Agim Duka gjatë ligjëratës së tij i ftoi besimtarët myslimanë dhe njerëzit vullnet mirë që të kontribuojnë shumë më tepër për të ndërtuar një shoqëri sa më dinjitoze, sa më të paqtë, sa më solidare e sa më të shëndoshë.
“Është koha që të angazhohemi maksimalisht që të punojmë së bashku për t’ju larguar veseve, për t’ju larguar bixhozit, për t’ju larguar alkoolit e korrupsionit e çdo vesi të keq të shoqërisë dhe të shtojmë sa më tepër dashurinë mes njëri tjetrit.”- tha Duka.