• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump nuk ndalon dot së fituari, madje edhe kur humbet

16:11 : 08/04/2024
në BOTA

Nga Dominic Green

Jeta amerikane është si një film. Alternativa është realiteti, dhe kush do që të jetojë në të? Por njeriu nuk mund të durojë shumë irealitet. Në fund, kapja pas iluzioneve rezulton joefikase pasi iluzionet e humbasin aftësinë për të arritur qëllime konkrete. Gjërat shpërbëhen si një Boeing 737 Max, ose ura e Francis Scott Key në Baltimore pasi u përplas nga një anije kontenierësh me flamur të huaj, motori i së cilës ishte fikur, ndoshta sepse punonte me karburant të kontaminuar.

Katastrofa e urës është si një skenë e prerë nga filmi “Idiokracia”. Në komedinë e Mike Judge-it të vitit 2006, asgjë nuk funksionon më në Amerikë, sepse askush nuk mund ta lexojë manualin. Politika është argëtim i turmave. Qeveria është një zgjatim i pushtetit të korporatave. Presidenti është një ish-mundës. Të gjithë janë obezë e të varur nga pornografia. Këto janë shakatë, njerëz.

Ndërkohë, realiteti zbulon vendndodhjet e veta dhe jep një simbolikë më të ashpër. Francis Scott Key shkroi tekstin e “The Star-Spangled Banner”, himni kombëtar i Amerikës. Joe Biden, i cili kandidoi në vitin 2020 me një premtim për të “Ndërtuar më mirë”, pretendoi se ai kishte kaluar urën shumë herë në udhëtimin e tij nga Amtrak për në Uashington. Ura ka, ose nuk ka pasur, shina treni.

Kjo presidencë i ngjan Bip Bipit, që vrapon drejt buzës së greminës. Është një konventë e Looney Tunes që Bip Bipi bie përtokë kur kupton se nuk ka tokë poshtë tij. Biden, një njeri që mund të pengohet mbi hijen e tij, mban iluzionin se këmbët i mbeten në tokë duke veshur atlete të gjera për të mos u penguar. Askush nuk i ha këto.

Lexo edhe:

Vera e poshtërimit të Europës

Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

Në aktivitetin e mbledhjes së fondeve të Biden-it në Radio City Hall në Nju Jork të premten e kaluar, presidenti dhe dy paraardhësit e tij demokratë, Bill Clinton dhe Barack Obama, dolën nga brendia e skenës në një ashensor urë, duke përshëndetur si hologramë donatorët. Kjo i kurseu Biden-it përpjekjen e tij për të bërë mini-vrapin e tij simbol dhe çdo krahasim me Obamën e zhdërvjellët, apo me Klintonin e shkathët, i cili u largua nga detyra në vitin 2000, por është ende më i ri se Biden. Kjo ishte një ngjarje “në bazë”, kështu që çmimet e biletave varionin nga 250 dollarë (ndërprisni përçarjet presidenciale duke bërtitur për Gazën) deri në 500,000 dollarë (foto me tre presidentët, e shkrepur nga Annie Leibovitz).

Të tre amigo-t lëshuan batuta e buta të shkruara nga Stephen Colbert, i cili është ngritur nga një prezantues arrogant emisionesh mesnate në një oborrtar akoma më arrogant. Hokatarët në rrjetet sociale e quajtën Colbert-in “komedian të regjimit”. Duke e parë, ndjeje se realiteti më shumë po kontrollohej me forcë sesa po servirej me takt.

Demokratët mashtrojnë veten se rritja e PBB-së në letër dhe një ulje e shkallës së inflacionit barazohen me bazat e përballueshme në jetën reale. Kjo është thjesht e ekzagjeruar. Kjo fton republikanët të shfaqen si partia e realitetit. Ndërkohë që Biden-i dhe baza e partisë festuan në Radio City, Donald Trump vizitoi familjen e Jonathan Dillerit. Një rreshter i policisë së qytetit të Nju Jorkut, Diller u vra në një ndalesë trafiku nga një kriminel karriere. Diller la gruan dhe djalin e mitur dhe një mundësi të pashoqe për mbledhjen e fondeve në faqen private të rrjeteve sociale të Trump-it, Truth Social.

Nuk është çudi që Biden është prapa në sondazhe. Befasia është se ai nuk është më prapa. Demokratët mund të falënderojnë opozitën për këtë. Baza republikane mund të kishte zgjedhur Ron DeSantisin, një politikan konvencional me një histori të fortë legjislative. Në vend të kësaj, ata zgjodhën Trump-in.

Demokratët janë të vendosur ta shpërdorojnë këtë dhuratë duke përdorur gjykatat për të administruar atë që ata shpresojnë se do të jetë një gjunjëzim gjyqësor. Ekspertiza e tyre procedurale është në përpjesëtim të zhdrejtë me njohuritë e tyre për natyrën njerëzore. Në një vend ku të dobëtit po bëhen shumicë, demokratët po e ftojnë Trump-in që të luajë pikërisht atë ikonë amerikane, të dobëtin si të fortë. Ata duhet të lehin si të çmendur.

/The Telegraph/

Etiketa: donald trump

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vera e poshtërimit të Europës

15:37 : 02/08/2025
BOTA

Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

19:44 : 01/08/2025
BOTA

Trump i quan veprimet e Rusisë të “neveritshme” dhe zotohet për sanksione të reja

10:44 : 01/08/2025
RAJONI

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

08:16 : 01/08/2025
BOTA

Trump njofton pezullimin për 90 ditë të tarifave tregtare me Meksikën

21:48 : 31/07/2025
BOTA

Trump me fushë të re golfi, presidenti përuron në Skoci kompleksin përgjatë bregut të detit

16:08 : 29/07/2025
Para

Sa të kesh Aleksin dhe Edin, s’ka ç’të bën Altini!

TË GJITHA

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

21:06 : 03/08/2025

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025

Analiza: A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

20:42 : 03/08/2025

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Skandal në Maqedoni! Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski

20:27 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com