• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Black Eagle” nis sot tjetër proces “SKY ECC”, 40 të pandehur, mes tyre shqiptarë

09:04 : 08/04/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, Lajmet e Dites

Pritet të mbahet këtë të hënë në Gjykatën Penale të Brukselit seanca për 40 personat e arrestuar për trafik droge.

Hetimi filloi në shtator 2020 pas zbulimit të disa kilogramëve kanabis dhe një sasi të madhe acetoni në një kuti garazhi në rajonin e Brukselit. Çështja mori një dimension shtesë kur u duk se të dhënat që rezultuan nga infiltrimi dhe deshifrimi i aplikacionit “SKY ECC” mund të pasurojnë kërkimin. Aplikacioni i mesazheve u përdor nga kriminelët për të komunikuar fshehurazi.

Falë deshifrimit të komunikimeve, policia mundi të identifikonte kontaktet në disa vende të Amerikës së Jugut, të specifikonte veprimtarinë e trafikantëve dhe të detajonte strukturën e organizatës. Rrjeti kriminal, drejtues i të cilit janë të pandehurit e kombësisë shqiptare A. H, I. K dhe A. I, dyshohet se ka importuar disa ton kokainë, veçanërisht nëpërmjet portit të Antwerpen. Sipas informacionit të mbledhur nga RTBF, droga ishte e fshehur në mallra të ligjshme si tul frutash. Hetimet çuan veçanërisht në sekuestrimin e një fuçie me lëng, në të cilën ishte holluar ekuivalenti i 600 kilogramëve kokainë.

Kokaina e holluar në tul frutash

Trafikantët përdorën teknikën e hollimit ose ngopjes së drogës në produkte në dukje të padëmshme për të anashkaluar më lehtë kontrollet policore dhe doganore. Anëtarët në shkallën e poshtme të organizatës, të mbiquajtur “kuzhinierë” ose “kimistë”, ishin atëherë përgjegjës për nxjerrjen e kokainës nga mallrat në laboratorët klandestinë. Për t’i dhënë lëndës narkotike formën e tyre të shitjes në tregun ilegal, ata përdorën kimikate, si aceton. Hetimet bënë të mundur identifikimin e të dyshuarve kolumbianë, të sjellë në Belgjikë për të kryer punën e nxjerrjes.

Lexo edhe:

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine/ Sekuestrohen 6 ton kokainë, 411 mln € drogë. Biznesmenë e mafiozë në pranga

Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal të kokainës, kush është personi i katërt që u arrestua

Hetimi i kryer nga divizioni i kërkimit të “banditizmit të madh” (DR1) i policisë gjyqësore federale në Bruksel, nën drejtimin e një gjyqtari hetues dhe të prokurorisë federale, u shtri në disa vende evropiane. Më 15 shkurt 2022, në Belgjikë u kryen afro 50 kontrolle. Gjashtëdhjetë të tjera u zhvilluan njëkohësisht në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë. Të dyshuarit, disa prej të cilëve janë ende në kërkim, do të gjykohen në Bruksel për shkelje të legjislacionit të drogës, zhvatje, vjedhje, falsifikim, pastrim parash dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Një rrjet kriminal shqiptar dhe “kimistë” kolumbianë
Disa persona të proceduar në këtë rast tashmë janë dënuar në të kaluarën për trafik droge. Nga ana tjetër, M. C kolumbian po gjykohet për momentin edhe për çështjen “Encro”, çështja më e madhe e trafikut të drogës që është trajtuar ndonjëherë në Belgjikë. Në një intervistë dhënë për “Moustique. LaLibre” në fund të muajit mars dhe raportuar nga shtypi shqiptar, avokatja Nathalie Gallant ka analizuar gjyqin që hapet këtë 8 prill nën dritën e aferës “Encro”.

“Do të ketë një tjetër organizatë kriminale shqiptare, e cila ka disa mbivendosje me Encron pasi në mënyrë të veçantë njëri apo tjetri është i akuzuar në të dy proceset”, vuri në dukje avokati penal që mbron në dy rastet e dyshuar si drejtues të një organizate kriminale. Nathalie Gallant shtoi se, në kuadrin e çështjes së gjykuar nga kjo e hënë, “ duket se kemi ende lidhje në nivele shumë më të larta përsa i përket kontakteve politike në Shqipëri dhe riinvestimit të përfitimeve të mundshme pasurore që vijnë nga aktivitete të paligjshme”. Dosja u mbiquajt “BlackEagle”. Gjyqi do të zgjasë disa javë./Rtfb.Be

 

Etiketa: banda kriminaleblack eagleBruksel“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine/ Sekuestrohen 6 ton kokainë, 411 mln € drogë. Biznesmenë e mafiozë në pranga

15:33 : 26/07/2025
AKTUALITET

Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal të kokainës, kush është personi i katërt që u arrestua

12:16 : 26/07/2025
AKTUALITET

200 të dënuar përjetë drejt lirisë? “Zhvlerësim” edhe i shpërdorimit të detyrës

08:36 : 26/07/2025
AKTUALITET

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

18:11 : 19/07/2025
BOTA

Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

08:27 : 18/07/2025
BOTA

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

08:08 : 17/07/2025
Para

"Ti s'ke nivel"/ Graciano përplaset ashpër me Romeon: Kush të pje*dh ty...

TË GJITHA

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

08:08 : 08/08/2025

Temperaturat deri në 39 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

07:52 : 08/08/2025

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com