• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera “5D”/ Arlind Qori: Veliaj në ditë të hallit, shko në burg te shokët!

14:14 : 06/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia “Lëvizja Bashkë”, e drejtuar nga Arlind Qori nuk ka kursyer kritikat ndaj reagimit të Erion Veliajt i cili kërkon t’i hedhë “hi syve” shqiptarëve duke deklaruar se nuk ka dijeni për korrupsionin galopant që kryejnë drejtorët e emëruar prej tij në Bashkinë e Tiranës.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Arlind Qori ka zbërthyer mesazhin e sotën të Veliaj i cili sipas tij i kërkon drejtorëve të korruptuar që mos flasin dhe në shkëmbim kryebashkiaku socialist nuk do t’i lërë në baltë.

Gjithashtu Qori paralajmëron se shumë shpejt do të “bien kambanat” e drejtësisë edhe për Erion Veliajn për të cilin thotë se duhet të shkojë në qelinë e burgut, njësoj si drejtorët e tij të korruptuar.

Kujtojmë që ditën e djeshme shoqëria civile së bashku me opozitë protestuan përballë Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Reagimi i plotë nga Arlind Qori:

“ERION VELIAJ NË DITË TË HALLIT

Lexo edhe:

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

Pak më herët Erion Veliaj lexoi në ekran një mesazh që kishte për qëllim të justifikonte pafajësinë/padijeninë e tij për skandalin korruptiv të drejtorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës. Çka më bëri përshtypje, në radhë të parë, ishte mbrojtja e punës, sipas tij të shkëlqyer, të drejtorëve të tij. Në jerm e sipër nisi të përmendë çlirimin e hapësirave te Parku i Liqenit. Seriozisht?! Te parku brenda të cilit çdo vit jepen leje ndërtimi për kulla, aty ku çdo parking po bëhet gati për kullën e radhës? Margaritari tjetër veçonte arritjet e ujësjellësit të Tiranës, të një qyteti ku uji i rubinetit nuk pihet; sa edhe vetë bashkia e blen të ambalazhuar për nevojat e veta.

Çfarë e shtrëngon Veliajn fytyrëprishur të mbrojë shokët e vet të korruptuar? Ndjenja e kameraderisë?! Nuk besoj. Tipa të tillë janë të zhveshur nga çdo ndjenjë. Përmes këtyre vlerësimeve, Erion Veliaj po u çon mesazhin e tërthortë: “Unë nuk do t’ju lë në baltë. Prandaj as ju mos tregoni!”

Përveç Qatove me shokë, Veliaj harxhoi një pjesë të fjalës së vet për t’i dalë në krah dhe thurur lavde Edi Ramës. Nuk është e çuditshme që sa më shumë i shtrëngohet laku, aq më patetike i ka ditirambet për Ramën. I premton besnikëri, duke dyshuar sakaq se Shefi i Madh mund ta bëjë kurban, nëse bëhet patate më e nxehtë se ç’duhet. Po meqenëse në kopenë e hienave askush nuk mund t’i besojë deri në fund kurrkujt, përmes paralelizmave të shpeshtë Veliaj e njëson fatin e tij me të Ramës. “Siç po ma bëjnë mua, do të ta bëjnë edhe ty. Ndaj më dil për zot sot, që të mos hap thesin për ty nesër!”

Si çdo keqbërës në ditë të hallit, edhe Veliaj nuk mund të mos përdorte taktikën e vetëviktimizimit. Disa herë e krahasoi veten me viktimat e përndjekjes së “kohës së Enverit”, madje shkoi edhe më larg në histori duke u shfaqur si një Galile i ditëve tona përballë Inkuizicionit. Po kush qenka Inkuizicioni në ditët tona? Pushteti? Kleri? Gjyqësori? Jo, ata që kanë në dorë çelësat a kashtës: akuzuesit nga studiot televizive. Domethënë ata pak vetë që në akoma edhe më pak televizione u lejohet të përmendin përkohësisht bëmat e kryebashkiakut më heshtues të mediave të historisë së Shqipërisë.

Pikërisht kjo “viktimë” e allasojtë e Inkuizicionit vetëshpallet, edhe në emër të partisë së vet, si aleat strategjik i institucioneve të drejtësisë. Ose i shpëtoi goja, ose është edhe një i injorant nga ç’njihet: Në një shtet të së drejtës pushtetet janë të pavarura dhe gjyqësori i duhur nuk është aleat i pushtetit ekzekutiv, por qen roje i ligjshmërisë.

Erion Veliaj është sot në ditën e vet më të keqe. Jo vetëm se shokët e parasë e pushtetit i ka në burg, as thjesht se emri i tij është përmendur si bashkëpronar i një hoteli në Durrës. Ai po ndjen dihatjen e ligjit pas veshit dhe dyshon se Shefi i Madh do ta lëshojë. Kur të bjerë, dhe do të bjerë keq, askush nuk do t’i dalë në krah. As pronarët e televizioneve të cilëve ua ka mbyllur gojën me leje ndërtimi.”, shkruan Qori.

Etiketa: aferahallkorrupsionqeveriaqoriVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

12:05 : 18/07/2025
AKTUALITET

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama justifikohet: Nuk ka funksionuar zinxhiri

11:54 : 18/07/2025
AKTUALITET

Fadromat në Theth/ Bushati: Ka faj fshatari që ndërton pa leje apo shteti që e nxit?

08:17 : 18/07/2025
BOTA

DW: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

22:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Azilet me dhunë, rrezik, korrupsion dhe pa mjekë/ Rrëfehen të moshuarit: Drejtoresha na vjedh lekët!

21:09 : 17/07/2025
Para

Vazhdon djegia e pyllit në Niçë të Pogradecit, zjarrfikëset e kanë të pamundur të shuajnë flakët

TË GJITHA

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

12:42 : 18/07/2025

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

12:28 : 18/07/2025

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

12:20 : 18/07/2025

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

12:05 : 18/07/2025

Aksident në Fushë Krujë, qytetarët: Ambulanca u vonua 1 orë

11:58 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com