• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidencialet 2024/ VOA: Krimi ndër shqetësimet kryesore për votuesit amerikanë

16:59 : 03/04/2024
në BOTA

Krimi është një ndër çështjet kryesore për votuesit amerikanë ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns i hedh një vështrim mënyrës se si dy kandidatët kryesorë për president, demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump po i trajtojnë shqetësimet e votuesve amerikanë.

Krimi ishte ndër çështjet kryesore në mendjen e votuesve në zgjedhjet paraprake të martën në Nju Jork, ndërsa dy kandidatët kryesorë, demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump pritet të përballen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Njujorkezja Goldalee, e cila i kërkoi Zërit të Amerikës që të mos e filmonte fytyrën e saj, thotë se ndihet më pak e sigurtë.

“Ekziston një energji dhe një aktivitet që nuk e kishim më parë, si me ata që mund të bëjnë krime ashtu edhe me njerëz që mund të kenë frikë nga individët që bëjnë krime”.

Votuesja Amy Pellettieri thotë se shqetësimet rreth krimit e bëjnë atë të tregohet më e kujdesshme.

Lexo edhe:

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

“Ndihem shumë e sigurt në metro. E di që krimi është në rritje, e shoh në lajme, por nuk më ka rënë rasti të përballem. E di që po të tregohem e kujdesshme dhe të shmang situata që mund të jenë të frikshme për mua, do të jem mirë”.

Në këto zgjedhje, zoti Trump po bën fushatë si një kandidat për “ligjin dhe rendin” me zotimin që të forcojë policinë lokale. Javën e kaluar ai mori pjesë në funeralin e një polici të vrarë në qytetin e Nju Jorkut.

“Duhet ta ndalojmë krimin. Duhet të rikthehemi tek zbatimi i ligjit. Shumë gjëra duhet t’i bëjmë ndryshe sepse kjo nuk po funksionon. Kjo po ndodh shumë shpesh (vrasja e policëve)”, tha zoti Trump.

Një sondazh i muajit të kaluar nga organizata “Harvard CAPS-Harris” nxori në pah se votuesit amerikanë e shohin krimin dhe drogën si ndër çështjet kryesore me të cilat përballet vendi. Ky është një shqetësim edhe më i madh se kujdesi shëndetësor, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike, edhe pse të dhënat e fundit nga FBI-ja tregojnë se krimi i dhunshëm pësoi rënie vitin e kaluar në të gjithë vendin, si në qytetet e mëdha ashtu edhe në të voglat.

Presidenti Biden, nga ana e tij, thekson rënien e krimeve si dëshmi e suksesit të administratës së tij me organet e zbatimit të ligjit.

Fushata e tij po u kundërvihet sulmeve të zotit Trump për krimin duke e lidhur atë me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit, që ndërprenë procesin e certifikimit të zgjedhjeve presidenciale, një garë ku zoti Trump humbi.

Në një takim elektoral të zotit Biden merrnin pjesë punonjës të rendit që ishin në ndërtesën e Kongresit ditën e trazirave.

“Nuk ka nevojë të imagjinoni ç’do të ndodhë me demokracinë dhe Kushtetutën nëse Trump zgjidhet përsëri. Na e ka thënë dhe na e ka treguar. Gjashtë janari do të dukej si një provë e asaj që do të vijë. Nuk mund të varemi tek republikanët e Trump-it për të mbrojtur Kushtetutën, pasi ata e treguan se ishin kundër rendit dhe ligjit”, thotë Aquilino Gonell, ish polic në Kapitol.

Ndihmësit e zotit Biden thonë se përgjigja më e mirë për pretendimet e Trump-it për ligjin dhe rendin janë paditë e shumta ndaj tij për vepra penale. Republikani Trump thotë se paditë janë një ndërhyrje në zgjedhje nga një drejtësi e politizuar./ VOA

Etiketa: krimiSHBAvotime

Lajme të lidhura

BOTA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
Para

Kupa e Shqipërisë/ Tirana bie keq në Kukës, verilindorët fitojnë gjysmëfinalen e parë

TË GJITHA

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

12:30 : 05/06/2026

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom