• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtetet e Europës ku ka pabarazi më të madhe të pasurisë, si renditet Shqipëria?

13:17 : 01/04/2024
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI

Ekspertët sugjerojnë, se sistemet e taksave dhe normat e pronësisë së shtëpive, luajnë rol të rëndësishëm në pabarazitë e pasurisë, midis të pasurve dhe të varfërve.

Pabarazia e pasurisë, është shumë e dukshme në mbarë botën dhe Europa nuk bën përjashtim: 10% më të pasurit në kontinent, zotërojnë 67% të pasurisë, ndërsa gjysma e poshtme e renditjed, zotëron vetëm 1.2% të saj.

Shkalla në të cilën pasuria shpërndahet në mënyrë të pabarabartë, ndryshon gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme nga vendi në vend, siç tregohet nga Credit Suisse dhe Raporti Global i Pasurisë së UBS 2023.

Vlera neto ose “pasuria”, përkufizohet si vlera e aktiveve financiare plus asetet reale (kryesisht banesat), që zotërojnë familjet, minus borxhet e tyre.

Shpërndarja e pabarabartë, matet me koeficientin Gini: sa më i lartë të jetë koeficienti Gini, aq më shumë pabarazi pasurie ka, ku 0 përfaqëson barazi të plotë.

Lexo edhe:

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

Midis 36 vendeve europiane të studiuara, pabarazia e pasurisë në vitin 2022, varionte nga 50.8 në Sllovaki, në 87.4 në Suedi.

Duke përjashtuar Islandën, pabarazia e pasurisë, ishte mjaft e lartë në të gjithë vendet nordike. Finlanda, Danimarka, Norvegjia dhe Suedia, u renditën në gjysmën e parë të tabelës, me Suedinë që kryeson listën.

Gjermania, kishte rezultatin më të lartë të pabarazisë së pasurisë (77.2) midis “katër fuqive të mëdha” ekonomike të BE-së, e ndjekur nga Franca (70.3), Spanja (68.3) dhe Italia (67.8). Mbretëria e Bashkuar, kishte rezultat prej 70.2.

Belgjika (59.6), Malta (60.9) dhe Sllovenia (64.4), pasuan Sllovakinë me pabarazinë më të vogël të pasurisë.

Në Shqipëri pabarazia e pasurisë është më e lartë se Mali i Zi, Italia e Greqia, por më e ulët se në Serbi. Në vendin tonë koeficienti Gini është 68.6.

Koficienti Gini 2022

Pabarazi të mëdha mes më të pasurve

Duke parë dhjetëshen më të pasur në vitin 2022, Suedia kishte pabarazinë më të madhe të pasurisë, ku 10% zotëronin 74.4% të pasurisë. Belgjika kishte vlerën më të ulët të pabarazisë. me 43.5%.

Në fakt, dhjetëshja më e pasur, zotëronte mbi gjysmën e pasurisë në çdo vend, përveç Belgjikës.

Midis ‘katërsheve të mëdha’ të BE-së, Gjermania kishte pabarazinë më të madhe të pasurisë, ku 10% më e pasur zotëronin 63% të pasurisë, e ndjekur nga Franca (54.9%), Spanja (53.8%) dhe Italia (53.5%). Britania e Madhe, kishte një shifër më të ulët se të katër vendet me 53.3%.

Duke përjashtuar Gjermaninë, dhjetëshja më e pasur në katër fuqitë ekonomike të Europëse kishte shifra relativisht më të ulëta të pabarazisë midis 21 vendeve.

Renditja mbetet kryesisht e pandryshuar, kur krahasohet pjesa më e madhe e pasurisë prej 5% me 10% të lartë. Suedia kryesoi, me 5% të më të pasurve, që zotëronin 60.3% të pasurisë, ndërsa Belgjika kishte pabarazinë më të ulët të pasurisë, me 5% të lartë, që zotëronin 30.8% të pasurisë.

Duke parë 1% më të lartë, Turqia kishte shifrën më të lartë me 39.5%, e ndjekur nga Çekia (37.8%), Suedia (35.8%) dhe Gjermania (30.%).

1% më të lartë në Belgjikë, ishte shumë më e ulët se mesatarja, me 1% më të pasur, që zotëronin vetëm 13.5% të pasurisë atje. Shifra tjetër më e ulët, ishte 19% në Portugali.

Pse Suedia është në krye të pabarazisë së pasurisë?

Mund të jetë surprizë, të shohësh vendet nordike në përgjithësi, që shënojnë kaq shumë për pabarazinë e pasurisë, veçanërisht pasi ato, duket se performojnë shumë mirë në indekse të tjera, si mirëqenia, të ardhurat e disponueshme dhe vlerat demokratike.

Sistemi i taksave, është arsyeja më domethënëse, pse Suedia në veçanti shkon kundër, sipas Dr. Lisa Pelling, drejtuese e institutit kërkimor me bazë në Stokholm, Arena Idé.

“Gjatë dekadave të fundit, kemi hequr një sërë taksash mbi pasurinë,” tha ajo. “Në Suedi, për momentin nuk ka taksë mbi pasurinë. Gjithashtu nuk ka taksë për trashëgiminë, dhuratat dhe pronën.”

Ajo tha se kompanitë e suksesshme ndërkombëtare suedeze, të cilat kanë përfituar nga investimet, që janë bërë me paratë e taksapaguesve, nuk po i kthejnë ato fonde.

“Ne kemi edhe taksa shumë të ulëta për kompanitë. Kjo do të thotë, se ka shumë mundësi, që njerëzit e pasur të pasurohen edhe më shumë”, shtoi Pelling. / Euronews

Etiketa: europepabarziapasuriaShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025
AKTUALITET

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025
SPORT

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025
SPORT

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025
SPORT

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025
SPORT

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025
Para

Bisedat në "SkyEcc"/ Avokatja e trafikantit vlonjat: Në gjyqin e radhës do të dalin lidhjet politike

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com