• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh

21:52 : 28/03/2024
në BOTA

Bullgaria po përgatitet edhe për një palë zgjedhje të përgjithshme – të gjashtat që nga prilli i vitit 2021 – pasi partia populiste “Ka një popull të tillë” (ITN) më 28 mars refuzoi të formojë Qeverinë. Kjo është partia e tretë që refuzon mandatin qeveritar.

Paraprakisht, partia e qendrës së djathtë GERB, dhe ish-partneri i koalicioni, partia properëndimore “Vazhdo Ndryshimin/Bullgaria Demokratike” (CCDB) thanë se nuk mund të formojnë një kabinet qeveritar. Vendimi i ITN-së i hap rrugën presidentit Rumen Radev, që të caktojë një Qeveri në detyrë dhe të caktojë datën e zgjedhjeve që duhet të mbahen brenda dy muajsh. Bullgaria do të votojë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 9 qershor, dhe dy palë zgjedhjet mund të mbahen brenda një dite. Megjithatë, data e zgjedhjeve varet nga aftësia e Radevit që të caktojë sa më shpejt një Qeveri në detyrë.

Pas zgjedhjeve të mbajtura prillin e vitit të kaluar, Bullgaria kishte një Qeveri të përbashkët të mbështetur nga reformistët e CCDB-së dhe GERB-i. Ata ishin pajtuar për një ekzekutiv 18-mujor dhe që udhëheqja e tij të bëhej përmes rotacionit, përkatësisht fillimisht kryeministër të ishte Nikolay Denkov nga CCDB-ja dhe pas nëntë muajsh, detyrën ta merrte Maria Gabriel nga GERB-i. Denkov dha dorëheqje më 5 mars, pas nëntë muajsh në postin e kryeministrit, dhe ia la udhëheqjen e Qeverisë GERB-it. Por, Gabriel dështoi të formonte një ekzekutiv të ri dhe më 27 mars Denkov po ashtu refuzoi ftesën e Radevit që të tentonte sërish të formonte Qeverinë. Bullgaria është shteti më i varfër nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe po përballet me korrupsion të përhapur.

Ky vend në Ballkan është i mbërthyer nga paqëndrueshmëria politika që nga protestat e mëdha kundër korrupsionit që u mbajtën në vitin 2020. Para zgjedhjeve të prillit të kaluar, shteti ishte udhëhequr nga qeveritë në detyrë, që u caktuan nga Radevi në mungesë të një koalicioni të qëndrueshëm të zgjedhur me votë qytetare.

Radev tha të enjten se më 30 mars do të nisë konsultimet me kryeministrat potencialë që do të mund të merrnin udhëheqjen e një ekzekutivi në detyrë. Pas ndryshimeve kushtetuese, presidenti mund të zgjedhë mes kryetarit të Asamblesë Kombëtare, guvernatorit apo zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore bullgare, kryetarit apo nënkryetarit të Dhomës së Auditimit, Avokatit të Popullit apo zëvendësit të tij./ REL

Lexo edhe:

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

Etiketa: bullgariaqeverizgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

12:53 : 02/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
RAJONI

Kosovë/ Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e krizës qeveritare

12:10 : 31/05/2026
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:59 : 31/05/2026
BOTA

SHBA nuk miraton lëvizjen pa viza për shtetasit bullgarë

18:16 : 29/05/2026
Para

Akuzat ndaj Olsi Ramës, Fatos Lubonja: Të hetohet edhe gradimi i dy prokurorëve

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom