• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Super p*dha”/ Fëmijët në kopsht këndojnë e kërcejnë banalitete për 7 Mars (VIDEO)

21:31 : 27/03/2024
në AKTUALITET

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një video, që tregon festën e 7 Marsit në kopshtin “Zarife Hasani”.

Në pamje të parë duket një festë normale, por teksti i këngës që kërcejnë të miturit është i mbushur me fjalë të papërshtatshme.

Sipas informacioneve, në mesin e fëmijëve është dhe një i mitur me çrregullime të spektrit autik.

Emisioni iu drejtua kopshtit në fjalë dhe titullarja tha, se kjo këngë është vënë pasi e ka kërkuar një prind.

“Lindita Musa ka bërë aktivitetin e saj ku prindi ka qenë dëshira e prindërit që ka insistuar, të lutem, të lutem se e ka pasion fëmija që të këndonte imitimin e kësaj kënge. Në ambientet arsimore nuk e ushqejmë këtë frymë, ka qenë insistimi i prindit që ka dashur”, tha Mimoza Peposhi, drejtoresha e kopshtit.

Lexo edhe:

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

UNICEF: Çnjerëzore të presësh që fëmijët e Gazës të largohen

Të njëjtën përgjigje jep edhe edukatorja, që po zhvillonte aktivitetin argëtues.

“Programi është bërë në kuadrin e festave, kanë qenë thjesht dëshirat e prindërve, e kanë zgjedhur prindërit. Asgjë nuk kemi bërë me qëllim të gabuar. Teksti nuk është i papërshtatshëm”, tha Lindita Musa, edukatorja.

“Nuk do përsëriten më, nuk do të afishohen këngë të tilla më”, tha drejtoresha e kopshtit.

Në kopshtin, ku u zhvillua festa e 7 Marsit me këngë të papërshtatshme për fëmijët, ka edhe punonjëse sociale dhe psikologe. Pasi panë videon, punonjëset në fjalë u shprehën, se është skandaloze.

Vilme Plaku, Drejtoresha e Arsimit Kamëz, thotë se do të caktojë një përgjegjës, që të kontrollojë çdo veprim, apo sjellje në raste aktivitetesh.

“Kjo nuk është një praktikë pune brenda institucioneve arsimore dhe sigurisht nuk vendosen këngë të tilla apo duhen që të edukohen fëmijët me muzikë të tillë, apo me gjëra që nuk iu shërbejnë për edukimin. Do përpiqemi që të kemi edhe një përgjegjës që ta ndjekë këtë punë me vëmendje, duke mos tejkaluar në asnjë moment të gjitha pjesët edukative që duhet të marrë fëmija brenda institucionit arsimor”, tha Drejtoresha Vilme Plaku.

Nga ana tjetër, psikologet Denata Toçe shpjegon ndikimin që kanë modele të tilla te fëmijët, e sidomos tek ata me probleme të spektrit autik.

“Fëmijët e vegjël do duhet të jenë në institucionet e edukimit të ekspozuar ndaj programeve të mirëintegruara për zhvillimin dhe edukimin e tyre. Nëse një kulturë e caktuar do na impononte të vepronim dhe të hanim me gishta, do hanim me gishta, por ne i përkasim kësaj lloj kulture dhe do duhet ta zgjerojmë kulturën tonë tek fëmijët tanë që mund të japim dhe integrojmë sjellje sa më mirë të përshtatura. Ka një program kopshti që duhet ta ndjekim, program që mund të bëjë edhe pa këtë muzikën që është apo elementë të tjerë që janë aspak edukues, që nuk janë pjesë e elementëve didaktikë për fëmijët por për më tepër kemi elementë të agresivitetit, flitet për armë, flitet pastaj në mos gaboj për seks. Për këngëtarët dhe muzikantët të bëjnë si të bëjnë, por kjo nuk është pjesë e realitetit të fëmijëve dhe për më tepër nuk është pjesë e filozofisë së edukimit dhe programit që ne aspirojmë të mund të atashojmë brenda këtyre institucioneve”, tha psikologia Denata Toçe.

Etiketa: 7 marsbanalefemijetfestëkendojnekengekërcejnëkopshtSuper p*dhaZarife Hasani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025
BOTA

UNICEF: Çnjerëzore të presësh që fëmijët e Gazës të largohen

15:58 : 16/09/2025
AKTUALITET

Pesha e padukshme e çantës shkollore

10:15 : 14/09/2025
SHOW BIZ

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

15:11 : 12/09/2025
AKTUALITET

Skandal në Dimal! Fëmijët në Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira

10:28 : 09/09/2025
AKTUALITET

Drogohet dhe ofron shërbime seksuale me para, absurdi i Shërbimit Social: Është e aftë për fëmijët

08:29 : 04/09/2025
Para

“Kam lindur në Athinë, por nuk jam grek”, Mitaj: E dua Shqipërinë, jam patriot i atdheut tim

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com