Ditën e sotme në rrugën “Myslym Keta” njjë mjet i tipit BMW me targa fallco nuk i është bindur sinjalit të policisë, e cila pas dyshimit që kishte për targën i ka bërë me shenjë që të ndalonte. Kokëfortësia e shoferit ka çuar në një aksident.
Shoferi për t’i shpëtuar prangave është larguar me shpejtësi por ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit S.T., 50 vjeç, banues në Babrru.
Megjithatë edhe pas aksidentit ai ka arritur t’i shpëtojë policisë, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.