• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Autori me motor, pronarja e banesës punon në doganë (DËSHMIA)

10:41 : 25/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62 vjeçe, në Shkodër.

Banesa ka qenë e monitoruar me kamera sigurie, të cilat kanë filmuar momentin kur autori ka hedhur lëndën plasëse. Ky i fundit ka qenë me motor dhe me skafandër në kokë dhe pasi ka hedhur tritolin është larguar sërish.  Nga kamerat, policia nuk ka arritur që ta identifikojë autorin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, pranë Shkollës Pyjore. Mësohet se në momentin kur është hedhur ekspozivi brenda banesës ka qenë 62-vjeçarja së bashku me djalin dhe bashkëshortin.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, pronarja e banesës Frida Sala ka deklaruar se kur ndodhi shpërthimi ishin zgjuar dhe po bëheshin gati për të ngrënë vaktin e syfyrit duke qenë se agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Nga shpërthimi raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale ku është shkatërruar porta kryesore, dera e banesës, muret dhe dritaret janë thyer dhe një automjet që ndodhej i parkuar është dëmtuar.

Lexo edhe:

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

Mësohet se 62-vjeçarja Frida Sala raportohet se punon në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ku peshon mallrat që hynë e dalin në doganë. Në dëshminë e dhënë ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.

Gjithsesi, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Frida Sala del në pension për pak muaj dhe policia për momentin nuk e lidh ngjarjen me punën e saj.

Në pyetje është marrë edhe djali i saj, i cili ndoedhej në banesë, Dori Sala. Ky i fundit mësohet se po ashtu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të jenë autorët. Ai punon në një kompani interneti dhe nuk njihet si një person problematik.

Ndërkohë, djali tjetër i Frida Salës ndodhet në Itali dhe punon si shofer kamioni. Ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit.

Policia dhe prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur në Shkodër, si dhe për identifikim dhe kapjen e autorit.

Etiketa: Frida SalaShkodershperthimitritol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025
AKTUALITET

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kalonte emigrantë ilegalisht në kufi

15:09 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Do të vrasim ty dhe familjen”/ Atentati me tritol në Sarandë, Isuf Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej në polici

12:07 : 07/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i Isuf Jaçaj, dy pista për atentatin me eksploziv në Sarandë

15:48 : 06/10/2025
Para

Irena Gjoka nuk rizgjidhet, Erjon Bani emërohet kryetar i Gjykatës së Posaçme

TË GJITHA

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

18:15 : 10/10/2025

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025

Dueli në Leskovc/ Serbët nuk vendosin flamurin shqiptar për ndeshjen me Shqipërinë

17:58 : 10/10/2025

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë

17:27 : 10/10/2025

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Kemi ardhur për fitore, as barazim e as humbje

17:12 : 10/10/2025

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com