• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inflacioni bazë, i qëndrueshëm pranë nivelit të 2.9%

22:50 : 23/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Inflacioni vjetor bazë ishte i qëndrueshëm edhe në muajin shkurt, duke shtuar sinjalet për një stabilizim të presioneve për rritjen e çmimeve në ekonomi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë zbriti në shkurt ishte 2.91%, me një ndryshim të papërfillshëm nga niveli prej 2.9% i muajit janar. Njëlloj si inflacioni mesatar, edhe ky tregues ndodhet në nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2021.

Rritja mujore e indeksit të inflacionit bazë u ngadalësua në 0.22%, nga 0.27% që kishte qenë për muajin janar.

Sipas INSTAT, në muajin shkurt inflacioni ishte 2.6%, duke zbritur për herë të parë në më shumë se dy vjet poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Inflacioni bazë është një tregues që llogaritet nga Banka e Shqipërisë mbi 69% të shportës së përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar produktet që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Lexo edhe:

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

Ecuria e inflacionit dhe komponentit të tij bazë për momentin duket se përligj qëndrimin e Bankës së Shqipërisë, që ka tentuar ta ulë inflacionin drejt objektivit duke mbajtur një normë bazë interesi ndjeshëm më të ulët krahasuar me shumicën e institucioneve të tjera homologe në Europë. Banka e Shqipërisë ka argumentuar se mbiçmimi i Lekut në kursin e këmbimit dhe politika fiskale konsoliduese që ka ndjekur qeveria shqiptare ka bërë që një shtrëngim I mëtejshëm monetar të mos jetë i nevojshëm deri tani.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e mbajti normën bazë të interesit sërish në nivelin 3.25%.

Megjithatë, analistët financiarë mendojnë se beteja me inflacionin mund të mos jetë fituar përfundimisht. Muaji mars pritet të japë sinjale të rëndësishme, edhe për shkak se efekti bazës krahasuese besohet se do të jetë më i ulët krahasuar me muajt e mëparshëm.

Vetë Banka e Shqipërisë, në projeksionet e saj të fundit, parashikon që kthimi i qëndrueshëm i inflacionit në objektiv pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit 2024, ndërsa analistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Raiffeisen Research kanë parashikuar që kjo të ndodhë vetëm në fillim të vitit 2025.

Këtë vit pritet një tjetër sezon shumë pozitiv turistik, ndërsa pagat në sektorin publik do të rriten përsëri në mesin e këtij viti. Këta faktorë ka të ngjarë të forcojnë presionet inflacioniste gjatë tremujorëve të ardhshëm.

Etiketa: bankaçmimetinflacioni

Lajme të lidhura

BOTA

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

18:50 : 30/09/2025
Foto: Një sasi parash në cash
AKTUALITET

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

20:03 : 29/09/2025
AKTUALITET

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

10:23 : 28/09/2025
AKTUALITET

Raporti: Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

13:38 : 24/09/2025
BOTA

Gjermani/ Paratë mbeten pa zot, 4.2 mld euro nuk i përkasin “askujt” nëpër banka

09:51 : 20/09/2025
AKTUALITET

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n, zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

08:19 : 17/09/2025
Para

Shabani: “Çeta” e socialistëve që shtrojnë gosti me kumbulla pas shpinës së Ramës

TË GJITHA

Rama mbrojti ish-ministrin Ilir Rusmali, Berisha e nxjerr blof: E shkarkova për korrupsion

10:14 : 06/10/2025

24 orë pas formimit të qeverisë, dorëhiqet kryeministri i Francës

10:06 : 06/10/2025

Alexis Tsipras dorëzon mandatin e deputetit: Parlamenti nuk përmbush rolin që i jep Kushtetuta

09:57 : 06/10/2025

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Durrës për Samitin Bërdo-Brioni

09:52 : 06/10/2025

Aksidenti i rëndë në Lezhë, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit

09:46 : 06/10/2025

4 emrat zyrtarë që konkurojnë për kreun e SPAK

09:37 : 06/10/2025

Veliaj uron djalin për ditëlindje: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot/ FOTO

09:36 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com