• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bujqësia, ndërtimi, tregtia, industria ofrojnë paga poshtë mesatares kombëtare

08:32 : 23/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Pagat mesatare në vendin tonë kanë ardhur në rritje, sidomos në dy vitet e fundit, por katër sektorë të ekonomisë me normat më të larta të punësimit ofrojnë paga për punonjësit poshtë pagës mesatare në shkallë vendi.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit të vitit 2023, paga mesatare në ekonomi arriti në 75,025 lekë, me rritje vjetore 13.7%, por pagat për punonjësit e bujqësisë, ndërtimit, tregtisë dhe industrisë ishin poshtë këtij niveli.

Në tremujorin e fundit të vitit 2023, paga mesatare bruto në bujqësi arriti nivelin e 49,140 lekë, me rritje 15.8%, por niveli i saj ishte sa 65% e pagës mesatare në shkallë vendi.

Pagat në bujqësi janë rritur me ritme më të shpejta se në sektorët e tjerë të ekonomisë, por për shkak të bazës së vogël, diferenca me pagën mesatare vijon të jetë më e larta nga të gjithë kategoritë. Megjithatë ky hendek është ngushtuar me 1 pikë përqindje gjatë një viti.

Megjithëse puna në ndërtim është e mirëpaguar, por pagat zyrtare në këtë sektor janë më të ulëta se niveli mesatar në shkallë vendi.

Lexo edhe:

Punë verore, e ardhme e pasigurt

Ekonomia e Kinës humbet vrullin ndërsa presionet tregtare rëndojnë

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit, paga mesatare mujore bruto në ndërtim ishte 58,387 lekë, me rritje vjetore 14,4%, por ky nivel ishte 22% më i ulët se paga mesatare në shkallë vendi.

Vlerësime të mëparshme nga Organizata Ndërkombëtare Punës ILO tregojnë se sektori i ndërtimit në vendin tonë vuan nga një nivel i lartë i informalitetit si në punësim dhe në paga. Informaliteti në punësim në këtë sektor arrin deri në 60%, teksa deklarimet e pagave zyrtare vijojnë të jenë shumë më të ulëta se pagesat reale.

Sektori i tregtisë ofron pagë mesatare mujore bruto së paku 19% më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Në tremujorin e fundit 2023 paga mesatare në tregti, transport dhe shërbime ishte 60,179 lekë, me rritje vjetore 14.3%. Sektori i industrisë gjithashtu ofron pagë 14% më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi.

Në tremujorin e katërt të vitit 2023 paga mesatare në këtë sektori arrit në 64,381 lekë nga 75,025 lekë që ishte paga mesatare.

Sektorët që po ofrojnë paga më të ulëta se paga mesatare vuajnë nga graviteti i sektorëve me paga më të larta, duke ndikuar zhvendosjen e punonjësve nga këto sektorë drejt atyre me fitime më të larta.

Bujqësia është sektori më i prekur nga kjo zhvendosje, duke bërë që forca e punës të pakësohet vit pas viti si rrjedhojë e migrimit te të rinjve jashtë vendit ose drejt qyteteve në sektorë që kanë paga më të larta.

Në krahun tjetër aktivitet financiare që ofrojnë pagën më të lartë për punonjësit, kanë paga 98 për qind më të larta se mesatarja kombëtare, informacioni dhe komunikimi ofron paga 53% më shumë se mesatarja kombëtare, administratat publike ofron 16% më të lartë se mesatarja kombëtare dhe aktivitet e pasurive të paluajtshme 10% më shumë se mesatarja kombëtare./ Monitor”

Etiketa: ekonomiapaga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Punë verore, e ardhme e pasigurt

09:05 : 16/08/2025
BOTA

Ekonomia e Kinës humbet vrullin ndërsa presionet tregtare rëndojnë

16:46 : 15/08/2025
RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
BOTA

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, rritet me 3% në tremujorin e dytë

16:42 : 30/07/2025
BOTA

Ekonomia amerikane po lulëzon pavarësisht shqetësimeve së tarifave

16:53 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
Para

Kursi i Këmbimit, me sa shiten dhe blihen valutat e huaja

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com