• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtëpia përfshihet nga flakët, 14 pjesëtarë të një familje në Gramsh mbeten në qiell të hapur

21:16 : 22/03/2024
në AKTUALITET

14 pjesëtarë të familjes Meçi në fshatin Kukur të Gramshit kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarri ka arritur të dëmtojë gjithë orenditë shtëpiake, po ashtu nga flakët muret e shtëpisë kanë rënë të gjitha.

Nga zjarri i rënë ka rrezikuar dhe shtëpi të tjera përqark, por për fatin e mirë banorët e fshatit kanë arritur ta shuajnë zjarrin duke hedhur kova me ujë. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Familjarët pohojnë për “Fiks Fare” se menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur një grup hetimorë, ku i ka ardhur në ndihmë kësaj familje me dy çadra. Ata thanë për Fiksin se Bashkia e Gramshit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq i ka ndihmuar me veshmbathje dhe ushqime.

Pas kësaj ndihmë, familjarët thanë se nuk ka pasur më reagime të tjera nga këto institucione. Fiksi siguroi pamjet e këtyre çadrave që familja Meçi jeton, ku panë se gjendja e tyre nuk ishte aspak e qëndrueshme.

Familja Meçi tha se i është drejtuar redaksisë së emisionit Fiks Fare, që t’i ndihmojë për gjetjen e një strehimi sa më shpejtë, pasi nga bashkia nuk kanë parë asnjë reagim.

Lexo edhe:

Zjarr në një banesë në Pogradec

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

Gazetarët e Fiksit kërkuan një informacion në Bashkinë e Gramshit. Ky institucion në përgjigjen e tij sqaron se nuk ka fond për rindërtimin e shtëpisë së familjes Meci dhe për këtë arsye ata kanë nisur një shkresë në Ministrinë e Financës, ku kanë hartuar një projekt për rindërtimin e shtëpisë.

Kjo bashki tha se ka bërë verifikimet në banesën e familjes Meci, ku ka konstatuar se dëmet e shkaktuarajanë si pasojë e zjarrit janë të konsiderueshme si nga ana ndërtimore, po ashtu dhe pasjet dhe orenditë shtëpiake.

Menjëherë pas verifikimeve të bëra, Bashkia e Gramshit ka informuar me një shkresë zyrtare Perfektin e Qarkut Elbasan lidhur me situatën në të cilën familja Meci ndodhet, ku kërkuan si një ndihmë fillestare strehimin e përkohshëm të kësaj familje në çadra.

Më pas kjo familje është ndihmuar dhe me mallra ushqimor dhe jo ushqimor, orendi, veshmbathje.

Duke qenë se kjo familje ka 3 kurorë, njëra prej tyre në bashkpunim me Kryqin e Kuq kanë vendosur familjen e z.Bekim Meçi në një banesë tip kontinieri 2+1,pasi kishte 4 fëmijë të mitur dhe kishte më shumë persona në familje. Ndёrkohё z.Zaim Meçi ёshtё akomoduar nё ndёrtesёn e djegur, pas njё rikonstruksioni tё pjesëshёm tё saj nё zonёn e dёmtuar, ndёrsa familja e z. Lavdi Meçi ёshtё akomoduar nё ҫadrёn qё Bashkia Gramsh ka vendosur nё dispozicion.

Bashkia sqaron gjithashtu se familjes së z.Lavdi Meçi i është ofruar një banesë me qira në fshatin e tyre, por ata nuk kanë pranuar dhe për këtë arsye ata po jetojnë në çadrat që bashkia ka çuar si ndihmë fillestare. Pyetjes së Fiksit se pse kjo familje nuk e ka pranuar banesën me qira, kryefamiljari Meçi pohoi se banesa ishte prej shumë vitesh e pabanueshme dhe kanë frikë të jetojnë aty. Nga pamjet e dërguara në redaksi të shtëpisë që ka ofruar bashkia me qira, duken qartë që shtëpia nuk plotëson as kushtet më minimale.

Etiketa: familjagramshkukerrzjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Pogradec

16:40 : 03/06/2026
BOTA

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

15:37 : 03/06/2026
AKTUALITET

Tymi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin

21:04 : 31/05/2026
AKTUALITET

Zjarr në Pllanë të Lezhës, digjet një parcelë me pemë e vreshta rrushi

17:30 : 31/05/2026
AKTUALITET

Aksident në Gramsh, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

21:25 : 29/05/2026
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët tarraca e një objekti në “Rrugën e Kavajës”, tymi mbulon zonën

17:51 : 29/05/2026
Para

Princesha Kate Middleton me kancer, Mbreti Charles: Krenar për guximin e saj

TË GJITHA

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom