• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dinte që qëllonte me snajper dhe anti-tank”/ Gazetari për vrasjen e Bejtjas: Ja lidhja me Martinajn

21:54 : 18/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ekzekutimi i Gentian Bejtjas, figurë mjaft e njohur e krimit të organizuar, i dyshuar si i përfshirë në shumë ngjarje të rënda kriminale.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Bejtja ka punuar për llogari të disa organizatave, duke mbështetur aleancën ku bënte pjesë edhe Ervis Martinaj.

Sipas gazetarit, Bejtja ishte një shënjestër që nga kundërshtarët kërkohej të eleminohej me çdo kusht, pasi pritej që ai të hakmerrej për atentatin e mëparshëm ndaj tij, ku u vra kunati dhe u lënduan fëmijët e tij.

Hoxha e përshkroi Gentian Bejtjan si një person mjaft të rrezikshëm, me aftësi për të përdorur snajper dhe armë të rënda dhe si i përfshirë në një numër shumë të madh ngjarjesh kriminale, deri edhe në atentate ndaj bosëve të krimit.

“Gentian Bejtja ishte personazh shumë i rëndësishëm në atë zonë, u bë edhe më i rëndësishëm në vitet e fudnit për shkak të ngjarjeve. Gentian Bejtja ka qenë skuadër sulmi, kur e kërkonin. Ngjarja e tij ishte e pashmangjshme, por u habita që e gjetën aq kollaj. Ka qenë në shumë ngjarje të rënda në trekëndëshin Fushë Krujë-Durrës-Tiranë. Del në pjesën organizative, logjistike dhe të ekzekutimit të ngjarjeve.

Lexo edhe:

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

U arrestua si bashkëpunëtore në krim, kjo është gruaja e viktimës në Fier

Për shkak të një konflikti të madh mes dy aleancash, palësh, kishin krijuar konflikt me njëri tjetrin. Në njërin krah ishte Fushë Kuqja, e Martinajt, Lezha dhe Shkodra. Pala tjetër ishin të gjithë grupet e zonës së Fushë Krujës, të cilët kishin mbështetje nga Tirana, nga jugu, Vlora dhe Durrësi. Përfshirja e Gentian Bejtjas në këtë histori, ai u bë pjesë e grupit që vinte nga veriu. Mori përsipër disa goditje në zonën që jetonte.

Ka qenë një periudhë prej 3-4 vitesh, kur ky sëbashku me dy persona të tjerë, një nga Shijaku dhe një nga Sukthi, ishin skuadër ekzekutimi e frikshme. Bënë një seri ngjarjesh rresht. Përfshirja në këto ngjarje të krijon problematikë, kur aleanca ku ke qenë i përfshirë e ka humbur betejën. Vis Martinaj dihet që ka dalë nga loja. Grupi i Shkodrës ka marrë goditje të rëndë, grupi i Lezhës ka kërkuar aleanca të reja dhe nuk i ka garantuar dot paprekshmëri.

Bejtja kishte aftësi të mëdha për të kryer akte kriminale. Dinte të përdorte snajper dhe anti-tank. E gjithë zona e quante problem sumë të madh. Ishte armik publik për atë zonë. Mendonin për sa kohë ishte gjallë, ishte kërcënim serioz. Nuk kishte shtab, organizatë, por ishte një qitës individualist, që bashkohej në varësi të aleancave që krijonte. Ishte rrezik serioz në zonën e Fushë Krujës. Kundërshtarët e tij donin ta ekzekutonin me çdo kusht. Ky ka qenë me Vis Martinajn, jo kundërshtar i tij, ai ka kryer punë për aleancën ku ishte Martinaj.

Në të kaluarën ka bashkëpunuar me grupin e Niklës, me Enver Stafukën. Në momentin kur ai u rrëmbye dhe u zhduk, ky ka qenë prezent. Kjo ngjarje i ka shërbyer për të kuptuar që kjo që i ndodhi Stafukës mund ti ndodhë edhe atij. Aty ndryshoi kursin dhe krijoi aleancën e re.

Atentati i vjetshëm në korrik, ku në banesë iu vra kunati, shofer në prokurorinë e apelit dhe iu dëmtuan edhe fëmijët e mitur, autorët hynë në banesë dhe goditën. Që në atë moment, u dyshua që Gentian Bejtja do të reagonte, por mori edhe mesazh të fortë, që në zonën ku kishte operuar ishte e pamundur të qëndronte. Ai largoi familjen nga territori i Shqipërisë. U përpoq të godiste por nuk i mjaftoi koha. Balancat kishin lëvizur shumë fort në favor të kundërshtarëve të tij. Një njeri si ai nuk bëhet kurrë bashkëpunëtor. Ai do të hakmerrej, ndaj eleminimi i tij kërkohej me çdo kusht.

Në ngjarjen e kaluar, policia arrestoi disa personazhe të zonës, që njihen nga fisi Haka, Bami, etj. U arrestua edhe Valter Bami, sepse u tha se iu gjetën gjurmë baruti. Duke patur parasysh që ka patur edhe konflikt në zonë, afërsia e banesave dhe influencën e Valter Bamit në zonë, u akuzua si i përfshirë, por pasi skaduan afatet e hetimit, prokuroria ndryshoi masën dhe pastaj u shua si masë. Në rastin konkret u hodh në media i njëjti informacion, që vjen nga strukturat e hetimit, që dyshimet janë për të njëjtët njerëz. Polica ka vajtur në banesën e Valter Bamit, por nuk e kanë gjetur, ishte larguar katër ditë para vrasjes bashkë me të birin.

Kush dyshohet? Të interesuar për eleminimin e tij kanë qenë shumë, nga veriu në jug. Por duke qenë se zona e Fushë Krujës është shumë e vështirë, nuk hyn dot pa leje aty dhe duhet të kesh informacion, se ky ruhej, pra duket se informacioni ka qenë tepër i saktë, kanë vajtur drejt e në banesë. Dyshimet janë që skuadra që ka kryer vrasjen, 4-5 persona, kanë patur mbështetje lokale por nuk janë të zonës. Është skuadër pushkatimi, shumë e rrezikshme, derisa ti vijë ora.

Ka vepruar në mënyrë perfekte. U fol që u fikën dritat dhe nuk e kapën kamerat. Kam ndjekur disa vrasje dhe që të godisnin rrjetin e personave të Vis Martinajt, Ylli Brahimi kishte kamera të vendosura në mënyrë perfekte dhe cfarë bënte? I kishte në celular dhe i kontrollonte të gjitha. Ditën që i bënë atentatin, autorët me uniforma policie, përdorën një pajisje që bllokojnë kamerat. Atë ditë personi që u godit, ka qenë në një drektë, pak i dehur, nuk e ka hapur celularin dhe nuk ka parë që kamerat nuk punonin.  Në rastin konkret, mundësia më e madhe është që të kenë përdorur një pajisje të tillë, që aktivizohet dhe bllokon sinjalin e kamerave.

Mendoj se edhe kjo ngjarje do të mbetet pa autor, nuk u gjet kush rrëmbeu Stafukën dhe shumë ngjarje të tjera. Me këtë armiqësi dhe këto kundërshtarë, e kishte të pamundur. Sot jemi fiks në situatën e famshme të Marquez, kronikë e një vdekje të paralamëruar. Ishte ultimatum dhe jo paralajmërim. Janë bërë të gjithë lëvizjet e mundshme, përpjekjet për ta gjetur vendodhjen e tij dhe në të dyja rastet e kanë goditur në banesë.

Dyshimi tjetër, si e morën vesh kaq shpejt autorët? Këtu vijmë te pjesë tjetër. E morën info se kishin kanale të forta, apo ata që e strehonin mund të jenë vënë nën trysni dhe ta kenë shitur? Kjo mbetet pjesë e hetimit, por ne nuk do ta marrim vesh këtë ngjarje për një kohë të gjatë. Më tej, me gjithë begraundin e Gentian Bejtjas, është akuzuar për goditjen e disa nga figurave më të mëdha që ka bota e krimit të organizuar”, tha Hoxha

Etiketa: artan hoxhaervis martinajGentjan Bejtjavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025
AKTUALITET

U arrestua si bashkëpunëtore në krim, kjo është gruaja e viktimës në Fier

15:12 : 25/07/2025
AKTUALITET

Ky është Anesti Rama që u vra barbarisht nga vajza e tij në Fier

14:19 : 25/07/2025
AKTUALITET

Vajza vrau babanë në Fier/ Nipi i viktimës: Ishte goditur në ballë, kishte shumë gjak pas kokës

14:09 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kjo është vajza “katile” që mbyti babain me tel dhe tentoi të fshihte krimin

13:31 : 25/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e 56-vjeçarit në Frashër të Fierit, pas vajzës, arrestohet edhe bashkëshortja (EMRI)

10:43 : 25/07/2025
Para

Policia angleze e ndjek për tre minuta me makinë, kapet trafikanti shqiptar

TË GJITHA

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

09:23 : 27/07/2025

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025

VIDEO/ Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset

08:38 : 27/07/2025

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com