• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët në rrezik? Strasburgu i thotë “JO” procedurës së përshpejtuar

13:27 : 14/03/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Marrëveshjen e nënshkruar nëntorin e vitit të kaluar në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Gergia Meloni, duke i hapur rrugë strehimit në vendin tonë të mijëra refugjatëve nga vendet e Afrikës që kapen në brigjet italiane, duket të jetë ende në rrezik edhe pse është miratuar nga ligjvënësit në Tiranë dhe Romë.

Protokolli  parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë pagesën e garancisë 5 mijë euro, për të pritur vendimin e kërkesës për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare.

Pikërisht, praktika e procedurave të përshpejtuara kufitare bëri që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane të mos vepronin, por të kërkonin nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e saj.

Gjykata e Kasacionit në Itali ia ktheu çështjen gjyqtarëve të Strasburgut, ndërsa ministria e Brendshme kërkoi shqyrtimin urgjent të ankimit.

Gjykata Evropiane është përgjigjur me “jo”, ndaj efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrje të përkohshme me afat të papërcaktuar për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe.

Lexo edhe:

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit, Gjykatat dënon dy zyrtarë dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

“Ndikuan te votuesit”, Gjykata cakton një muaj paraburgim për 7 drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

Në veçanti, Gjykata e Kasacionit kërkoi një përgjigje në lidhje me direktivën “2013/33/BE” e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian, që përmban rregulla në lidhje me pritjen e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare.

Gjykatës së Strasburgut iu desh të sqaronte nëse kjo direktivë përjashton “një rregullore të ligjit të brendshëm që parashikon si një masë alternative ndaj ndalimit të aplikantit, dhënien e një garancie financiare, shuma e së cilës përcaktohet si një shumë fikse dhe jo një shumë e ndryshueshme, pa lejuar as mundësinë që azilkërkuesi të vendosë vetë garancinë nëpërmjet ndërhyrjes së palëve të treta, megjithëse në kuadrin e formave të solidaritetit familjar, duke aplikuar kështu metoda që mund të pengojnë përdorimin e masës alternative nga ata që e bëjnë këtë”.

“Për Gjykatën e Drejtësisë nuk është çështje që duhet të trajtohet me procedurë urgjente, por që duhet të trajtohet me procedurë të zakonshme”, ka thënë për mediat italiane avokatja Rosa Emanuela Lo Faro, e cila mbron emigrantët në dy çështje që i janë dërguar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Marrëveshja Rama-Meloni parashikon ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër, për refugjatët burra dhe të rinj (pasi gratë dhe të miturit qëndrojnë në Itali) që kapen në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane.

Në kampin e parë pritet të bëhet verifikimi i të dhënave personale të refugjatëve, ndërsa në të dytën, ata duhet të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për azil. Të dy kampet parashikohet të jenë nën juridiksionin italian dhe ndërtimi dhe funksionimi i tyre do mbulohet financiarisht nga pala italiane. Gjithashtu, është planifikuar dhe një burg në Gjadër që do të kushtojë 25 milion euro për pesë vite dhe do të ketë hapësira për 20 të burgosur.

Marrëveshja parashikon sjelljen në Shqipëri të 3 mijë refugjatëve në muaj, 36 mijë refugjatëve në vit, teksa është nënshkruar për 5 vite, me mundësi zgjatjen më tej me miratimin e të dy palëve.

Vlen të theksohet fakti se marrëveshja u nënshkrua në “terr” të plotë, ku madje fillimisht as deputetët socialistë nuk ia kishin idenë se për çfarë bëhej fjalë, ndërsa shqiptarët si gjithmonë nuk i pyeti askush rreth shqetësimeve se kjo nismë do nxiste trafikimin e qenieve njerësore, apo do të krijonte probleme serioze me sigurinë pasi mes refugjatëve mund të ketë edhe individë me qëllime terroriste.

Kujtojmë se fillimisht për vendet e BE-së, ishte çuarje e refugjatëve në Ruanda, por pasi u rrëzua kjo pistë Rama iu përgjigj menjëherë me një “PO” homologes italiane Meloni. Pra, Shqipëria pasi ka mbushur kapanonet e azilantëve në vendet e BE-së me njerëzit e saj, vetëofrohet për të ngritur kampe për pritjen e refugjatëve nga vendet e “botës së tretë”.

Qëllimi i marrëveshjes Rama-Meloni është ndalja e flukseve të emigracionit në Itali, por ka ngritur shqetësim për shkeljen e të drejtave të njeriut. Këtë shqetësim e shprehu edhe komisionerja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç.

Etiketa: gjykatamarreveshjanë rrezikprocedurës së përshpejtuarRama-MelonirefugjatetStrasburgu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit, Gjykatat dënon dy zyrtarë dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

11:50 : 29/05/2026
RAJONI

“Ndikuan te votuesit”, Gjykata cakton një muaj paraburgim për 7 drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

16:00 : 22/05/2026
BOTA

U arrestua për postimet kundër presidentit Erdogan, Gjykata liron gazetarin e “Deutsche Welle”!

16:40 : 21/05/2026
AKTUALITET

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për pavlefshmëri të përgjimeve

19:40 : 19/05/2026
AKTUALITET

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në Korçë, ‘arrest në shtëpi’ për mjekun Nikolla Nunka

14:54 : 14/05/2026
AKTUALITET

Ofroi garanci 50 mijë euro, rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë

13:24 : 11/05/2026
Para

Vrasja e Grei Bihucit, lihen në burg dy kushërinjtë Muka, çfarë dëshmuan në Gjykatë

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom