• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Identifikimi elektronik dështoi në 12% të qendrave të votimit, cilat janë arsyet

Një proces që i kushtoi taksapaguesve miliona euro dhe që synonte të shmangte disa problematika të përsëritura në procese zgjedhore në Shqipëri, nuk funksionoi në një pjesë thelbësore të qendrave të votimit, më së shumti për shkak të moslidhjes me valët GSM të pajisjeve të identifikimit elektronik të votuesve.

15:58 : 13/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Procesi i identifikimit elektronik të votuesve, i cili u ndërtua dhe u përdor në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe ato të pushtetit vendor më 2023, synoi të zhveshë zgjedhjet shqiptare nga disa shqetësime të përsëritura, përfshirë votimin familjar, votimin në vend të një shtetasi tjetër dhe votimin e dyfishtë. Por një analizë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zbuloi se në zgjedhjet e 14 majit 2023 për pushtetin vendor, pajisjet nuk funksionuan në 581 nga rreth 5200 qendra votimi në të cilat u përdor, bëhet e ditur nga një analizë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pajisja Elektronike e Identifikimit (PEI) u ble nga KQZ përmes një procesi prokurimi. Synimi i saj është leximi i kartave ose pasaportave biometrike dhe leximi i shenjës së gishtit të votuesit, në mënyrë që të mos ketë pasiguri në këtë proces dhe të shmanget votimi për të tjerët.

Arsyet e mosfunksionimit të identifikimit elektronik ndahen në tre kategori të mëdha, sipas studimit; mungesa e operatorëve, mungesa e lidhjes me rrjetin GSM të komunikimit të lëvizshëm dhe pajisje defektoze.

Në 12 për qind të rasteve kur pajisja nuk punoi, arsyeja ishte e thjeshtë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të gjejë punonjës për t’i operuar. Më së shumti këto raste i takonin qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, dy qarqe të depopulluara ndjeshëm gjatë dekadave të fundit.

“Qendrat e votimit të kategorisë së parë, që nuk kishin operator në qendrat e votimit për të përdorur pajisjen PEI, i përkasin në pjesën dërrmuese të tyre qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, konkretisht bashkive të Dropullit, Finiqit dhe Konispolit. Për këto bashki ka dështuar procesi i rekrutimit të operatorëve. Vështirësia e rekrutimit të operatorëve për shkak të emigrimit të popullsisë është një situatë e përsëritur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021,” shkruhet në raportin e auditimit.

Lexo edhe:

Bardhi publikon tjetër video: Vëzhguesit e PS kontrollojnë çdo votues në qendrat e votimit në Fier

Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona

Në kategorinë e dytë, ku ishte më shumë se sa gjysma e rasteve, problemi qëndronte jo te mosfunksionimi i pajisjes por te mungesa e valëve GSM. Sipas KQZ-së, në këto raste pajisjet punuan dhe e kryen funksionin e identifikimit të zgjedhësve por nuk i transmetuan të dhënat në KQZ.

Në rreth 200 raste, pajisja nuk punoi pavarësisht se operatori ishte në detyrë dhe transmetimi dukej se funksiononte. Në këto raste problemet lidheshin me kategori të ndryshme defektesh fizike, përfshirë mosleximin e portës USB apo soft i instaluar gabim. Pajisja përdor portën USB për të lexuar një magazinë të dhënash ku gjendet lista e zgjedhësve të qendrës përkatëse të votimit.

Raporti i auditimit vëren gjithsesi se sistemi i regjistrit të aktivitetit të pajisjeve nuk mbante shënim të dhëna të detajuara për të kuptuar se çfarë nuk shkoi siç duhet rast pas rasti por vetëm të dhëna të përgjithshme që funksionoi apo nuk funksionoi.

“Nga konstatimet e ekspertëve të jashtëm u vu re që pajisjet PEI dokumentojnë (log) file vetëm në pjesën bazike të operimit dhe konfigurimit. Në këtë mënyrë është e pamundur të diagnostikohen dhe dokumentohen hapat e sakta që janë ndërmarrë në një pajisje të caktuar pasi niveli i detajimit të LOG është shumë i thjeshtë dhe bazik,” shkruhet në raport.

Rrjedhimisht, një kod error mund t’i referohet dhjetëra problemeve të ndryshme, të cilat nuk mund të identifikohen saktë./Reporter.al

Etiketa: 14 maj 2023KQZvotim elektronikzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi publikon tjetër video: Vëzhguesit e PS kontrollojnë çdo votues në qendrat e votimit në Fier

13:19 : 06/08/2025
AKTUALITET

Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona

17:44 : 04/08/2025
AKTUALITET

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për “raportin negativ” të zgjedhjeve të 11 majit

16:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

14:17 : 31/07/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dumani: Në total ka pasur 193 materiale të administruara

11:29 : 31/07/2025
BOTA

Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës

15:41 : 30/07/2025
Para

Miqësoret e Kombëtares, Silvinjo bën ftesën për nëntë lojtarë

TË GJITHA

Pas transferimit të Darwin Nunez, Al-Hilal ofron 80 mln euro për yllin e Dortmund

19:26 : 13/08/2025

Zjarri në Lefterhor të Delvinës/ Digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin

19:14 : 13/08/2025

Takimi në Alaskë, Trump paralajmëron Putinin: Nëse nuk ndalon luftën të premten, do të ketë pasoja të rënda

19:12 : 13/08/2025

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric transferohet në Serie A

18:56 : 13/08/2025

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

18:53 : 13/08/2025

Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë!

18:49 : 13/08/2025

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com