• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi/ PD: 267.8 mln euro të paguara, por durrsakët ende rrugëve, u ndërpritet dhe bonusi i qirasë

12:12 : 02/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se, edhe pse janë paguar 267.8 milionë euro për procesin e rindërtimit vetëm në bashkinë e Durrësit, mijëra qytetarë Durrsakë, 4 vite pas premtimit, janë ende rrugëve, pasi në vend të çelësit të shtëpisë kanë marrë çelësat e kashtës.

Zëdhënësja e anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu tha se situata bëhet më e rëndë, pasi sipas saj, prej muajsh ata nuk kanë marrë as bonusin e qirasë. Ajo deklaroi se vërehet se pagesat për qiranë janë kryeraderi për zgjedhjet, Maj 2023, më pas, përveç një vlere të papërfillshme, 388 euro në Qershor, dhe më pas pagesat ndërpriten deri në Dhjetor dhe askush nuk ka përfituar para për qiranë.

Vangjeli tha se vetëm një numri të vogël familjesh u janë dorëzuar çelësat e shtëpive dhe kjo ka ndodhur për qëllime publiciteti, sa për t’u hedhur hi syve durrsakëve.

“Çfarë duhet të bëjnë durrsakët, të presin edhe 1 vit e gjysëm deri në zgjedhjet e tjera që një pjesë e tyre të marrin shtëpitë që u takojnë?! Apo të presin SPAK që po marinon Vangjush Dakon i cili la suitën e luksit në paraburgim, për lejen e një pallati, ndërkohë që mijëra familje janë rrugëve?!” – ishin pyetjet që shtroi Vangjeli gjatë deklaratës së saj.

DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES SË ANTI-KORRUPSIONIT NË PD, GENTA VANGJELI

Lexo edhe:

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

Një shifër fantastike prej 267.8 milionë euro janë paguar për procesin e rindërtimit vetëm në bashkinë e Durrësit.

Megjithatë, mijëra qytetarë, në vend të çelësit të shtëpisë kanë marrë çelësat e kashtës, pra nuk i gëzojnë shtëpitë, edhe pse kanë kaluar mbi katër vjet nga tërmeti dhe po kaq nga premtimet e qeverisë dhe të bashkisë Durrës.

Për më keq, prej muajsh tashmë ata nuk kanë marrë më as bonusin e qirasë.

Vetëm një numri të vogël familjesh u janë dorëzuar celësat e shtëpive dhe kjo ka ndodhur për qëllime publiciteti, sa për tu hedhur hi syve durrsakëve.

Që në vitin 2020 qeveria ka lidhur kontratat e kufizuara për procesin e rindërtimit nga tërmeti në Durrës.

Kështu: FSHZH rezulton të ketë prokuruar 153.3 milion euro për kontratat e lidhura me këtë qëllim, ndërsa Bashkia Durrës rezulton të ketë prokuruar 114.5 milion euro.
Të gjitha kontratave të ndërtimit u ka mbaruar afati i ndërtimit por durraskët janë ende larg shtëpive të tyre.

Pyetja prej 267.8 milion euro është: Pse banorët janë akoma të pastabilizuar në banesat e rindërtuara?!

Po me bonuset e qirave për këta banorë të prekur nga tërmeti çfarë po ndodh?

Sipas të dhënave të DPTH, nga bashkia durrës për 2023 u paguan 2.6 milion euro për Grante rindërtimi dhe subvencione qiraje për familjet e prekura nga tërmeti, konkretisht:

Janar             363.6 mijë euro
Mars               rreth 1 milion euro
Prill                vetëm 970 euro
Maj                 rreth 1 milion euro
Qershor         vetëm 388 euro
Dhjetor         147.1 mijë euro

Sikurse vërehet, pagesat janë kryer jo në mënyrë sistematike dhe kundrejt vlerave të ndryshme ndërkohë që përfituesit janë gjithnjë të njëjtët.

Më kryesorja vërehen pagesa të kryera deri për zgjedhjet, Maj 2023, më pas, përveç një vlere të papërfillshme, 388 euro në Qershor, pagesat ndërpriten deri në Dhjetor dhe askush nuk ka përfituar para për qiranë.

Te ky fakt mund të gjeni fytyrën e vërtetë, maskën që vë në kokë qeveria Rama për të grabitur shqiptarët.
Durrsakëve u është dhënë diçka deri në Maj për t`i mashtruar dhe për të vjedhur zgjedhjet dhe pastaj për 8 muaj u është kthyer shpina.

Ndërsa qytetarët durraskë janë harruar, nuk ka ndodhur kështu me mamuthët e incineratorëve. Vetëm për shërbimet e pastrimit dhe gjelbërimit në favor të koncesionarit të inceneratorit të Tiranës Integrated Energy u paguan për vitin 2023 plot 2.2 milion euro.

Për 2024 nuk është kryer asnjë pagesë për Grante rindërtimi dhe subvencione qiraje për familjet e prekura nga tërmeti, por vetëm pagesa për paga, tendera etj, dhe sigurisht koncesionarin e inceneratorit në vlerën 880 mijë euro.

Çfarë duhet të bëjnë durrsakët, të presin edhe 1 vit e gjysëm deri në zgjedhjet e tjera që një pjesë e tyre të marrin shtëpitë që u takojnë?!

Apo të presin SPAK që po marinon Vangjush Dakon i cili la suitën e luksit në paraburgim, për lejen e një pallati, ndërkohë që mijëra familje janë rrugëve?!

Etiketa: bonus i qirasëDurresPDrindlrtimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
Para

Tre kartonë të kuq në ndeshjen Lacio-Milan, pezullohet arbitri Di Bello

TË GJITHA

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com