• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përveç karburanteve, importet e akcizës me rënie të fortë në janar

19:25 : 29/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Importet e mallrave të akcizës pësuan rënie të mprehtë në muajin janar të këtij viti, përveç karburanteve. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në muajin e kaluar, importet e karburanteve arritën mbi 46 mijë tonë, me rritje vjetore 13%, por importet e birrës, kafesë dhe cigares pësuan rënie me ritme dyshifrore. Në janar 2024 u importuan 218 tonë cigare, ose 25.7% më pak se në janarin e vitit të kaluar. Importet e cigareve, në janar të vitit të kaluar, panë një rritje jo të zakontë mujore, ndaj baza e krahasimit me këtë vit tregon rënie më shumë statistikore se sa me trendin e konsumit.

Importet e kafesë pësuan rënien më të fortë në janar 2024. U importuan gjithsej 363 tonë kafe, me rënie 32 % në krahasim me janarin 2023, ndërsa edhe importet e birrës gjithashtu shënuan tkurrje me 27%. Bizneset e lidhura me tregtinë kanë pohuar se këtë vit konsumi ka shfaqur shumë dobësi në janar-shkurt. Në njërën anë, çmimet e larta dhe në anën tjetër ka pakësim të popullsisë rezidente. Teksa sezoni turistik ende nuk ka nisur, konsumi po vuan nga tkurrja dhe ndryshimi i strukturës së popullsisë drejt moshave më të vjetra.

Një anketë e “Gallup international” e ka renditur Shqipërinë në 10 vendet me nivelin më të lartë të emigracionit në botë në raport me popullsinë në vitet 2021-2022. Shumica e të larguarve, mbi 80% janë të rinj, grupi që ka prirje më të lartë për të blerë veshje, ushqime dhe pajisje teknologjike. Sipas raportit të tremujorit të tretë për ecurinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit me 2,06%. Kjo është rritja më e dobët që nga periudha e pandemisë, kur konsumi ra për shkak të kufizimeve që u diktuan nga pandemia.

Konsumi nuk u rrit edhe pse vendi u përball me një fluks jo të zakontë turistësh. Mbi 10 milionë persona vizituan vendin, sipas të dhënave zyrtare, por nga ana tjetër rritja konsumit nuk e reflekton këtë bum. Konsumi i cigareve, kafesë dhe karburantet realizohet 100% me import, pasi mungon prodhimi vendas në këto artikuj. Birra e importuar e ka ndikuar negativisht industrinë vendase e cila e kishte të zhvilluar industrinë prodhimit. Rritja e importeve dhe mungesa e politikave për mbrojtjen e prodhimit vendas i kanë vënë fabrikat në vështirësi, duke i çuar drejt mbylljes.

Marrë nga Monitor

Lexo edhe:

Prodhimi industrial në rënie të fortë të prodhimit dhe shitjeve

A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht?! Italianët vijojnë rënien

Etiketa: akcizaimportetrenie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prodhimi industrial në rënie të fortë të prodhimit dhe shitjeve

13:59 : 26/09/2025
AKTUALITET

A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht?! Italianët vijojnë rënien

08:02 : 26/09/2025
AKTUALITET

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025
BOTA

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord

19:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

(Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

08:37 : 08/09/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

08:03 : 07/09/2025
Para

Parlamenti Europian kritikon mungesën e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi

TË GJITHA

Nëna denoncon zhdukjen e djalit të mitur në Elbasan, asnjë gjurmë prej 4 muajsh

14:23 : 05/10/2025

Pasi përuroi urën më të lartë në botë, Kina ndërton në majë të saj restorantin në 2600 metra nga toka!

14:22 : 05/10/2025

‘91% e kopjuar’/ Akuza e fortë e Boçit: Manastirliu me plagjiaturë shkencore (FOTO)

14:05 : 05/10/2025

EMRI/ Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, kush është 31-vjeçari që plagosi dy persona në Tiranë

14:04 : 05/10/2025

VIDEO/ Ekzekutohet bosi i mafias greke në Kanada, zbulohet filmimi ku 2 autorët e qëllojnë në lokal!

13:48 : 05/10/2025

Në kërkim nga Franca për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

13:46 : 05/10/2025

Tentoi t’i arratisej ‘Shqiponjave’ i armatosur dhe plagosi dy persona, arrestohet/ Policia jep detajet e para

13:31 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com