• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Samiti/ Varhelyi zbulon katër pikat që duhen zbatuar brenda këtij viti nga vendet e BP

13:21 : 29/02/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE, RAJONI

Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama tregoi pikat në të cilat është fokusuar diskutimi në samitin BE-Ballkani Perëndimor për rritjen ekonomike.

Nga pagesat SEPA, korsitë e gjelbra, rrjeti falas i internetit, deri te ngritja e një qendre në Ballkanin Perëndimor për novacionin e kërkimit shkencor, Varhei tha se vendit e rajonit janë dakordësuar që të realizohen brenda këtij viti.

“Mendoj që sot në patëm marrëveshje për katër fusha ku duhet të ketë rezultate. Së pari, SEPA që do të thotë një rishikim tërësor i aspekteve rregullatorë. Vende po përgatiten për këtë gjë, nuk duhet të jetë shumë e vështirë se sistemi bankar ka në vetvete banka europiane. Duhet të aplikojnë të njëjtat rregulla që aplikojnë në vendet e origjinës, sfida është sa shpejt do mund të aplikohen në terren. Ka pasur dakordësi që kjo gjë do arrihet sivjet. E dyta ka pasur të bëjë me korsitë e gjelbra, të heqim kohën e pritjes në pikat kufitare. Do rregullohen procedurat doganore që të përshpejtohen kalimet në kufi në të gjithë rajonin. Ta shtrijmë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe duhet të përfundojë në fund të këtij viti dhe ul kostot për bizneset. E treta ka të bëjë me punën kërkimore shkencore, do të thotë të sjellim brezin tjetër të industrive të ndryshme në rajon, novacioni, kërkimi shkencor, do kenë nevojë për një qendër ku të jenë këto industri, një bërthamë dhe kjo të krijohet në Ballkan, sektori dixhital, farmaceutik. E fundit rrjeti falas i interneti në gjithë BP, të gjithë të kenë mundësi të futen në internet. I kemi fondet për këtë gjë, duhet ti pajisim bashkitë me të gjitha mjetet që kjo gjë të bëhet realitet këtë vit”, tha Varhelyi.

Sa i takon synimeve për vitin tjetër, Varhelyi tha se po presin propozime nga Ballkani Perëndimor.

“Çfarë do bëjmë vitin e ardhshëm, po presim që vetë rajoni të na sjellë ide. Ca duan vendet e rajonit që të ndodhë vitin e ardhshëm, ku janë pengesat, ca gjërash mund të arrijmë vitin e ardhshëm që të tregojmë ndryshime të prekshme”, tha Varhelyi.

Lexo edhe:

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

“BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë”, Trump: Mund të bëj çfarë të dua me ata

Varhelyi tha se parashikohen edhe 6 mld euro të tjera për rajonin, 2 mld euro grante dhe pjesa tjetër me hua.

“Sa i takon financimeve, kemi 6 miliard euro, 2 miliardë euro në grante e pjesa tjetër me hua. Këto financime shtesë do të jenë për reformat që do të sjellin vendin tuaj në BE”, u shpreh ai.

Etiketa: ballkani perendimorBEpikat diskutimetsamitVarhely

Lajme të lidhura

AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
BOTA

“BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë”, Trump: Mund të bëj çfarë të dua me ata

13:09 : 06/08/2025
BOTA

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025
BOTA

BE bën gati “Shengenin ushtarak”, 17 mld euro për transportin e pajisjeve dhe trupave ushtarake

21:07 : 05/08/2025
BOTA

BE pezullon për 6 muaj kundërmasat ndaj SHBA-së, pas marrëveshjes mes Trump dhe von der Leyen

17:26 : 04/08/2025
AKTUALITET

Rama injoron kritikat ndërkombëtare për Kodin e ri Penal: Të alarmuarit të shmangin diellin

15:22 : 04/08/2025
Para

Punonjësit të Gardës i vjedhin në shtëpi armën e shërbimit

TË GJITHA

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

08:08 : 08/08/2025

Temperaturat deri në 39 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

07:52 : 08/08/2025

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com