• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

E veja e Navalnyt, thirrje BE-së të hetojë rrjedhën e parave të lidhura me Putinin

19:30 : 28/02/2024
në BOTA

Yulia Navalnaya, e veja e kritikut të ndjerë të Kremlinit Alexei Navalny, u ka bërë thirrje të mërkurën ligjvënësve evropianë ta hetojnë lidershipin rus, të cilin ajo e cilësoi si një “grup të organizuar kriminal” i udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin dhe aleatët e tij.

Duke folur në Parlamentin Evropian më 28 shkurt – gati dy javë pasi burri i saj u shpall i vdekur në një burg të Arktikut, ku po kryente dënim me burgim për akuzat që mbështetësit e tij dhe Perëndimi i cilësojnë si të rreme – Navalnaya tha se një hetim për rrjedhën e parave në Perëndim do t’i dërgonin ligjvënësit evropianë drejt e te Putini.

“Ju nuk keni të bëni me një politikan, por me një mafioz të përgjakshëm. Putini është lider i një grupi të organizuar kriminal. Kjo përfshin helmuesit dhe vrasësit, por ata janë thjesht kukulla. Gjëja më e rëndësishme është njerëzit e afërm të Putinit – miqtë e tij, bashkëpunëtorët, dhe mbajtësit e parave të mafias”, tha ajo.

“Ju, të gjithë ne, duhet patjetër ta luftojmë grupin kriminal. Dhe, inovacioni politik këtu është të përdoren metodat e luftimit të krimit të organizuar, jo gara politike. Jo shqetësimet përmes deklaratave, por kërkimi i bashkëpunëtorëve të mafias në vendet tuaja, i avokatëve dhe financierëve të cilët po e ndihmojnë Putinin dhe miqtë e tij t’i fshehin paratë”, shtoi ajo.

Vdekja e Navalnyt në një burg të largët të Arktikut u raportua më 16 shkurt, duke nxitur pikëllim dhe zemërim të madh në Rusi dhe nëpër gjithë botën, pasi autoritetet ruse nuk kishin pranuar t’ia dorëzonin familjes trupin e Navalnyt duke i rritur dyshimet për shkaktarin e vdekjes së tij. Zyrtarët rusë thanë se shkaktari ishte sindromi “vdekje e papritur”. Navalnaya e ka akuzuar Putinin drejtpërdrejt për vrasjen e burrit të saj, i cili ishte ndër kritikët më të zëshëm të tij.

Lexo edhe:

E rëndë në Korçë/ Njoftoi fqinjen se ndihej keq, e moshuara ndërron jetë në oborrin e shtëpisë

Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin/ 46-vjeçari vrau partneren, viktimë 36-vjeçarja nga Lezha (EMRAT)

Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht në vdekjen e Navalnyt, ndërsa Navalnaya është zotuar se do ta vazhdojë punën e bashkëshortit të ndjerë për zbulimin e korrupsionit në Rusi dhe përpjekjet për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut, të cilat Putini i ka kufizuar gjatë sundimit të tij mbi 20-vjeçar. Putini – i cili ka një pagë zyrtare vjetore prej rreth 140.000 dollarësh – është akuzuar se ka mbledhur një pasuri që nga disa vlerësohet se kap shifrën e 200 miliardë dollarëve, dhe se u ka shpërndarë miliarda dollarë aleatëve më të afërt, përmes një rrjeti të komplikuar të entiteteve financiare. Ekipi i Navalnyt më 2022 publikoi hollësi të cilat i kishte zbuluar për një superjaht në vlerë 700 milionë dollarë, për të cilin tha se i takonte Putinit.

Në fillim të vitit 2021, ekipi i Putinit kreu një hetim i cili nxori në sipërfaqe një pronë në vlerë 1.35 miliard dollarë në Gjirin e Gelendzhikut në Detin e Zi, i cili dyshohet se u ndërtua për Putinin. Putini vazhdimisht i ka mohuar akuzat se ka grumbulluar pasuri. Në deklaratën e të hyrave dhe aseteve nga viti 2020, ai e shënoi një banesë modeste, tri vetura të epokës sovjetike, dhe një rimorko të vogël kampingu të dhuruar nga babai i ndjerë.

“Putinin nuk mund ta lëndoni me një rezolutë tjetër, apo me një varg sanksionesh që nuk dallojnë nga ato të kaluarat. Nuk mund ta mposhtni atë duke menduar se ai është njeri i parimeve, i cili ka moral dhe rregulla”, tha Navalnaya, duke bërë thirrje për veprime më efektive kundër rrjedhës së parave të elitës udhëheqëse.

“Nëse doni vërtet ta mposhtni Putinin, duhet të bëheni novator. Dhe duhet të mos jini të mërzitshëm më”, theksoi ajo./ REL

Etiketa: gruajahetim paraveNavalnithirrje BE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Korçë/ Njoftoi fqinjen se ndihej keq, e moshuara ndërron jetë në oborrin e shtëpisë

22:44 : 30/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin/ 46-vjeçari vrau partneren, viktimë 36-vjeçarja nga Lezha (EMRAT)

11:37 : 28/05/2026
AKTUALITET

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan

14:32 : 05/12/2025
AKTUALITET

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

21:20 : 04/11/2025
AKTUALITET

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

20:58 : 16/10/2025
AKTUALITET

Historia tronditëse/ Gruaja dhe e dashura tentuan vetëvrasjen pas shantazhit për seks në grup

20:49 : 15/10/2025
Para

Berisha skanon samitin për Ukrainën: Dominoi Vuçiç, pse Soros ishte krah Ramës

TË GJITHA

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficepadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom