• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK shkarkon gjyqtaren e dënuar Mimoza Margjeka

15:52 : 26/02/2024
në AKTUALITET, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të hënën, pas një seance që zgjati vetëm 30 minuta gjyqtaren Mimoza Margjeka. Margjeka, e cila është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për korrupsion, nuk qe e pranishme në seancë, por Komisioni vuri në dukje se ajo kishte paraqitur argumentet e veta me email. Komisioni po ashtu bëri me dije se Margjeka kishte bërë një kërkesë për shtyrje të procesit, duke pretenduar se ai i mbivendosje një procesi të nisur nga Ispektori i Lartë i Drejtësisë, por kjo ishte rrëzuar.

Procesi ndaj Margjekës u bazua tërësisht në faktin e dënimit të saj nga Gjykata e Posaçme. Trupa e KPK me kryesuese Genta Tafa ( Bungo), anëtare Suela Zhegu dhe relator Roland Ilia, vuri në dukje se bazuar në vendimine formës së prerë Margjeka gjendej se kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”.

Ilia lexoi në relatim se gjykimi ndaj Margjekës i ishte vënë në dispozicion Komisionit si gjetje e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Po ashtu në relatim bëhet me dije se procesi ndaj gjyqtares u shty përkohësisht gjatë gjykimit të saj. Procesi rifilloi me kërkesë po të ONM-së pas vendimit të Apelit.

Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, u dënua se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec. Tre të pandehurit e tjerë në këtë proces, Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj, u arrestuan pasi u dyshuan se i dhanë bashkëshortit të gjyqtares shumën prej 6 mijë eurosh.

Pesë të pandehurit u deklaruan fajtorë për korrupsion në dhjetor të vitit 2022.  Mimoza Margjeka u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, por u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur, si dhe u caktua në provë për 3 vjet. Po ashtu, i’u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar. Bashkëshorti i saj, Arben Cara u dënua me 4 vjet burgim; i pandehuri Klaudio Zhilla me 3 vjet heqje lirie; avokati Skënder Demiraj u dënua me 3 vjet, por u pezullua dënimi dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet; i pandehuri Nejton Bali u dënua me 1 vit e 2 muaj burgim, por edhe ai u vendos në shërbim prove për 2 vjet e 4 muaj.

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

Gjatë procesit në Apel të pandehurit pretenduan se ishin dënuar pa prova dhe se ishin të pafajshëm./Reporter.al

Etiketa: kpkMimoza Margjeka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

21:29 : 07/04/2025
Para

E përplas makina, vdes në një aksident tragjik shqiptari në Itali

TË GJITHA

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është shqiptari që bleu 3 mln dollarë tokë në Karaibe

18:30 : 28/06/2025

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

18:19 : 28/06/2025

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025

“Babë! Përqafoje fort Ergin”, ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini

17:17 : 28/06/2025

Masakra në rrugët e Londrës, dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau Lumturi Zeqjan

17:13 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com