• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

E rëndë në Gjakovë, dhunohet për vde*je vajza 4 vjeçare

12:59 : 21/02/2024
në RAJONI

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjakovë, ku një vajzë 4 vjeçare ka humbur jetën. Nga raportimet e deritanishme thuhet se vajza është dhunuar nga disa të mitur, por ende nuk është konfirmuar asgjë zyrtare nga autoritetet.

Dinamika e ngjarjes:

Mamaja e vajzës 4-vjeçare, Arjana Hajra nga Gjakova, kishte shkuar në spital për të vizituar fëmijën tjetër të saj (djalë), dhe 4-vjeçaren e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë.

Më pas, atë e ka gjetur të shtrirë në tokë duke qarë. Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin.

“E mora çikën, filloi me kajt. I thashë çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërras qitu dhe djali i Sabijes mka rreh krejt. As ajo s’mkallxoj bash mirë. Tu ardh nuk mujke me ec, ‘oj mam zemra po m’dhemb’, e morra në shpi e tash si me fjalë mo e morra ajo veç kajke”, ka thënë Hajra.

Lexo edhe:

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Dhunoi Genard Hajdinin dhe babain e tij, nisin hetimet për 40-vjeçarin

Më tej ajo thotë se e mitura nuk kishte forcë për të qëndruar në këmbë dhe ka pasur mavijosje në fundshpinë e ënjtje në gjoks. Pasi e ka dërguar në Spitalin e Gjakovës, mjekët i kanë konfirmuar se vajza kishte lëndime të rënda në kokë e në gjoks. Pas përkeqësimit të gjendjes, katërvjeçarja është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Por nëna e saj pretendon e asaj iu dha një shkak tjetër, që për fat të keq, rezultoi me vdekjen e saj.

“N’gjysë nate m’ka thirr doktorica me hy n’sallë, ku ka qenë çika. Kom hy kom nejt me çik dhe erdh doktorica po ma bën, oj zojë nuk e ka prej t’rrehnit, ka infeksion të madh. I ka shpërthy gjakderdhja prej infeksionit të madh”, ka shtuar ajo.

Shkakun e vdekjes nga një infeksion, e përmend edhe Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, por ai nuk ka kthyer përgjigje kur është pyetur nëse 4-vjeçarja kishte shenja të dhunës në trup. Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, nuk kanë thënë më shumë për rastin sesa thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës derisa nuk kanë dhënë përgjigje për intervistimin e të dyshuarve për rrahjen e të miturës. Njësoj kanë vepruar edhe nga Prokuroria.

“Ju njoftojmë se është iniciuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në koordinim me policinë janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, ka thënë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Nëna e të ndjerës ka thënë që vëllai i saj ka mohuar që i biri ka rrahur të miturën, teksa ai është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës. Dritë mbi rastin që është cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ishte dërguar trupi për ekspertizë.

Sakaq për ngjarjen ka reaguar koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.

“Sipas raportimeve dhe dyshimeve të ngritura nga prindërit e vajzës të cilat janë transmetuar në media, e ndjera dyshohet se ka pësuar një sulm nga dy fëmijë të tjerë, duke u goditur me forcë në pjesën e shpinës dhe gjoksit, gjë që ka çuar edhe në rrëzimin e saj në rrugë.

Me gjithë gjendjen e rënduar të fëmijës, prindërit janë shprehur se përgjigja mjekësore ndaj gjendjes së saj ka qenë e pamjaftueshme. Ata pretendojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar disa herë ndihmë mjekësore për vajzën e tyre, por kanë marrë vetëm disa këshilla sipërfaqësore nga ekipi mjekësor, duke nënvlerësuar tragjikisht ashpërsinë e gjendjes së saj”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas prindërve, vajza nuk ka marrë një ekzaminim të plotë mjekësor dhe trajtimi i duhur i saj është neglizhuar duke shkaktuar fatalitet, gjë që sipas KOMF-it ngre shqetësim dhe pikëpyetje të thella në lidhje me etikën profesionale të personelit mjekësor.

Etiketa: dhunegjakove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi Genard Hajdinin dhe babain e tij, nisin hetimet për 40-vjeçarin

12:41 : 07/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Dhunohen brutalisht Genard Hajdini dhe babai i tij

10:52 : 06/08/2025
AKTUALITET

Gruaja dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i tij në Vlorë

12:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Kryekomisari “boksier”, tjetër denoncim për dhunë ndaj qytetarëve nga Klodian Kondi

19:52 : 04/08/2025
AKTUALITET

U konfliktua fizikisht me një qytetar, arrestohet punonjësi i policisë në Dibër

10:52 : 03/08/2025
Para

Theu urdhrin e arrestit për tu larguar me të dashurën, arrestohet 15-vjeçari

TË GJITHA

Hëna e Plotë e 9 Gushtit/ 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

14:28 : 08/08/2025

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com