• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Butrinti/ Berisha: Korrupsioni jo vetëm shqiptar, të hetojë Kongresi i SHBA

20:03 : 19/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Gonzato të më tregojë direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

Berisha kritikoi ligjin për barazinë ligjore, Marta Kos në sulm: E paranueshme!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbajtur nga dritarja e banesës së tij në protestën e sotme, ka folur edhe për Parkun Kombëtar të Butrintit, duke e konsideruar si një korrupsion jo vetëm shqiptar, por botëror.

Berisha tha se Rama po vjedh miliarda me “Butrintin”, teksa u bëri thirrje Kongresit të SHBA të ndërmarrin një hetim për këtë aferë të tmerrshme korruptive.

Berisha: Miqtë e mi, Edi Rama është rrezik i madh për ekonominë e vendit. Këtë e ka denoncuar opozita, por jo vetëm. Këtë e denoncoi zëvendëskryeministri i Edi Ramës me fakte. Ka vjedhur qindra milionë euro me inceneratorët, ka vjedhur qindra milionë të tjerë me aferat e sterilizimit, po vjedh miliarda në portin e Durrësit, po vjedh miliarda me parkun e Butrintit, po përgatit vjedhjen e miliardave me parkun kombëtar të Divjakës. Të dashur miq, ngrihuni shqiptarë, nëse nuk e ndaloni ju, Shqipëria do shndërrohet në çifligun e kryehajdutit të Shqipërisë, rajonit, Europës. Vetëm forca juaj mund të ndalojë këtë hajdut të papërmbajtur. Vetëm javën e fundit, eksploduan dy skandale multimiliardëshe. Butrinti, UNESCO deklaroi se plani i menaxhimit nuk e mbron Butrintin, por e vjedh Butrintin. Se me planin e menaxhimit iu hap rruga qeverisë për të grabitur 600 hektarë në Kepin e Stillës dhe Gjirin e Manastirit. Sot reaguan, pasi e fshehën si hiena për 5 muaj me radhë, raportin e UNESCO-s që dënonte planin e menaxhimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, bashkëvjedhës. Miq, mos harroni se beteja më e rrezikshme sot është beteja kundër korrupsionit. Por ne jemi burra dhe gra të betuar që kurrë nuk do e falim. Parku i Butrintit, ua them përsëri, është pasuria më përrallore, kulturore dhe natyrore e shqiptarëve dhe ndoshta një nga më përralloret në botë. Çfarë bënë hajdutët? Dhe do t’ia them, dëgjo ti Martin dhe të gjithë ju anëtarët e bordit, u bëtë si ata dy fshatarët e mi, që njëri hipte në shpinë të tjetrit për të vjedhur shalqirin e Sahitit dhe pastaj betohej se me këto këmbë nuk kam shkelur në kopshtin tënd. Kurse tjetri thoshte me këto duar, nuk kam prekur shalqinin tënd. Larg duart nga Butrinti, se planin e menaxhimit nuk ua hartoi opozita, e hartuat ju për të vjedhur qeveria dhe ju bashkë me të. Larg duart nga pasuritë e popullit shqiptar. Tërhiquni! I bëj thirrje Kongresit të SHBA, i bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongres, të ndërmarrin një hetim për këtë aferë të tmerrshme korruptive. Nuk mund të thuash ti sot se ç’bëri qeverisja, se qeveria hapi shtegun. Se planin e menaxhimit sipas UNESCO-s duhet ta bëje për të gjithë parkun, jo vetëm për atë llokmën që do merrje ti për vete. Ndaj dhe larg duart, përndryshe në gjykatë ndërkombëtare do përfundoni. Po, miqtë e mi. Korrupsioni nuk është vetëm shqiptar. Korrupsioni është botëror. Nuk ka ngjyrë, nuk ka dhe, nuk ka besim, nuk ka fe. Ndaj dhe Martin, edhe njëherë, tregoju dhe atyre anëtarëve të bordit, historinë e hajdutëve të bostanit. Të heqin dorë nga Butrinti dhe t’i kërkojnë të falur shqiptarëve.

Etiketa: Berishabutrintikorrupsion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Gonzato të më tregojë direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

20:41 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha kritikoi ligjin për barazinë ligjore, Marta Kos në sulm: E paranueshme!

19:33 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

09:37 : 06/11/2025
AKTUALITET

Afera e tunelit të Llogarasë’! Takimi në Aruba, ura që s’u ndërtua kurrë, e kompania fiktive që mori 7.5 mln €

09:07 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

Hetimi për korrupsion e transferta 6 mln € në Zvicër mund të çojë në arrest Belinda Ballukun

11:12 : 04/11/2025
Para

VIDEO/ Dashnor Diko futet në BBV me një karrocë me banane: Mos e neglizhoni këtë frut

TË GJITHA

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

13:13 : 07/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025

Mbyllja e qeverisë amerikane rrezikon ndërprerje globale të fluturimeve

13:06 : 07/11/2025

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025

Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit

12:55 : 07/11/2025

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Burri më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com