• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një ditë para protestës/ Berisha: Do jetë ndryshe nga të tjerat, protestuesit do kenë me vete dy armë

19:38 : 19/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Një ditë para protestës së 20 Shkurtit, kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se kjo protestë do të jetë ndryshe nga çdo protestë tjetër në Shqipëri.

Sipas tij, çdo protestues, do të ketë nesër me vete dy armë që nuk i ka patur më parë; në njërin krah të vërtetën, kurse në krahun tjetër bashkimin.

Gjatë fjalimit në protestën e sotme poshtë banesës së tij, Berisha konfirmoi se do të jap dhe ai mesazhin në protestën kombëtare përmes teknologjisë.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, të nderuar misionare dhe misionarë, qëndrestarë të shpresës, shpëtimtarë të vërtetë të Shqipërisë. 20 shkurti do të jetë në historinë e demokracisë, një ditë e shenjtë sepse protesta e 20 shkurtit do të jetë ndryshe nga çdo protestë që Shqipëria ka pasur nga 20 shkurti i vitit 1991 gjer sot. Kjo sepse secili prej jush, çdo protestues, do të ketë nesër me vete dy armë që nuk i ka patur më parë. Çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar që do shkelë në Tiranë më 20 shkurt, do marshojë bashkë me këto dy forca madhore krah tij. Protestuesit më 20 shkurt do kenë në njërin krah të vërtetën, kurse në krahun tjetër bashkimin. Më lejoni të përshëndes në emrin tuaj mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë, që kanë ardhur dje dhe sot në Tiranë nga të katër anët e dheut për t’u bashkuar me ju nesër, ditën e fitores. Unë gjithashtu dua të përshëndes mijëra e mijëra shqiptarë, që sot gjatë gjithë ditës nga të katër anët e Shqipërisë, kanë ardhur në Tiranë, të gatshëm për 20 shkurtin, ditën e ngadhënjimit të demokracisë, ditën e fitores të opozitës shqiptare.

Miqtë e mi, e vërteta dhe bashkimi janë dy forca që shumëfishojnë shqiptarët që do mbushin nesër sheshet dhe rrugët e Tiranës në këtë datë historike. E vërteta dhe bashkimi janë dy forca që do e bëjnë më të rëndë hapin e çdo demokrati më 20 shkurt. E vërteta dhe bashkimi janë dy forca që do bëjnë që zëri i protestuesve të depërtojë jo vetëm në veshët e topitur të shqiptarëve, por të depërtojë në zemrat e tyre, kudo që janë. E vërteta dhe bashkimi do shndërrojnë rrugën e rikthimit të opozitës, rikthimit të PD në pushtet, rrugën e shpëtimit të Shqipërisë.

Lexo edhe:

Shqipëria synon të prodhojë armë/ Ish-ushtarakët shprehin rezerva për ngritjen e industrisë ushtarake

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

Të dashur miq, nuk ishte një betejë e thjeshtë kjo e jona. Shqipëria vitet e fundit ka qenë e sulmuar, një agresion i mirëfilltë kundër popullit shqiptar nga aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit. Aleanca, siç u pëlqejnë vetë atyre të quajnë veten, e qelbësirave. Kjo aleancë, mblodhi kundër shqiptarëve në çatinë e saj, krimin e organizuar, korrupsionin gjigant, korrupsionin transnacional, mediat e korruptuara, antishqiptarë të të gjitha llojeve, mafien ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit dhe mafie të tjera. Të gjitha këto u bashkuan nën emrin Rilindje, dhe të drejtuara nga tradhtari më i ndyrë në historinë e kombit shqiptar, Edvin Kristaq Rama. Kjo aleancë ka para të pashtershme droge dhe korrupsioni. Kjo aleancë ka media të fuqishme. Kjo aleancë ka korruptuar kokë e këmbë drejtësinë e re, drejtësinë e tyre. Kjo aleancë ka korruptuar ambasadorë, diplomatë, gjer dhe shefin e kundërzbulimit të partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë. Të gjitha këto ishin investuar për të mbyllur sytë shqiptarëve ndaj të vërtetës, ndaj vjedhjeve të tmerrshme që po u bënin. Propagandë e pafundme, mashtrime mediatike të llahtarshme, dezinformime të liga, të gjitha me qëllim që të mbulohej e vërteta se kombi shqiptar është një komb i agresuar, është një kombi i sulmuar. Dy vite më parë, pasi ne si opozitë u ngritëm, ne folëm të vërtetën. Me të madhe theksuam se Shqipëria është në rrezik. Shqipëria në rrezik ishte slogani ynë, por për hir të vërtetës jo të gjithë na besuan. Vjedhjet e Edi Ramës ishin aq monstruoze sa ngjanin me trillime. Shkatërrimet e Edi Ramës ishin aq katastrofike, sa Shqipëria ngjante një vend i mallkuar dhe jo i keqqeverisur. Por tani, dy vite më vonë, e vërteta ka dalë në dritë. Çdo akuzë e opozitës, çdo denoncim i juaji në këto dy vite është faktuar. E vërteta ka dalë në dritën e diellit. Prandaj çdo demokrat, më datën 20 shkurt në njërin krah ka këtë të vërtetë që ecën bashkë me të. Kjo e vërtetë do bëjë çdo protestues të pandalshëm, do bëjë çdo protestues fitimtar. Sepse Edi Rama, ky hajdut i pangopur është rrezik për xhepat e shqiptarëve. Këtë e ka denoncuar opozita, por e ka provuar edhe Eurostat, i cili gjen se shqiptarët, të cilët 10 vite më parë kishin rrogat më të larta në rajon, tani kanë rrogat më të ulëta. Sot shqiptarët kanë rroga afrikane, kurse çmimet i kanë të kripura evropiane. Prandaj dhe sot në emër tuaj u bëj thirrje solemne çdo shqiptari që nuk e shtyn dot muajin, që ankthi e kaplon kur hyn në merkato nga çmimet e shportës, që i qan zemra që nuk siguron dot një ditëlindje dinjitoze për fëmijën e tij, që nuk mbulon dot në shpenzim të papritur, ka shansin më 20 shkurt të eci në krahë të vërtetës dhe të gjunjëzojë shkaktarin e fatkeqësisë së tij. O sot, o kurrë, me 20 shkurt të gjithë në shesh.

Etiketa: ArmeBerishaprotestuesit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria synon të prodhojë armë/ Ish-ushtarakët shprehin rezerva për ngritjen e industrisë ushtarake

17:15 : 15/08/2025
AKTUALITET

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

14:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

14:31 : 13/08/2025
AKTUALITET

Plagosje në Shkodër, e reja qëllohet me armë nga 34-vjeçari! Ja dyshimet e para

13:37 : 12/08/2025
AKTUALITET

Fshehu provat e dosjes së trafikut të pistoletave ‘Glock’, pezullohet oficeri i policisë gjyqësore në Sarandë

13:03 : 12/08/2025
BOTA

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025
Para

VIDEO/ Kombinim Rashica-Muçi, Besiktas shënon golin e dytë ndaj Konyaspor

TË GJITHA

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

08:08 : 16/08/2025

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com