• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vizita e Blinken në Tiranë dhe konferenca në Kryeministri/ Mesazhet që u dhanë

19:42 : 15/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Bashkëpunimi dypalësh SHBA-Shqipëri, marrëdhëniet në rajon e kryesisht ato Kosovë-Serbi, reforma në drejtësi dhe çështjet e nxehta aktuale në botë si lufta në Ukrainë e ajo në Gaza. Këto ishin disa nga temat e cekura gjatë konferencës së përbashkët nga kryeministria në Tiranë, mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Kosova dhe kritikat e Ramës për Kurtin

Fjalën e nisi i pari kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili gjatë ligjërimit së tij i kushtoi një hapësirë të konsiderueshme marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ndërsa nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Kurti që po kalon një krizë me partneret amerikanë për çështjen e dinarit serb.

“Dua ta përsëris apelin tim, apelin tonë për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pa konsultuar dhe të pa koordinuar me aleatët tanë strategjikë sepse është, në radhë të parë, në interesin e tyre dhe patjetër pastaj është në interesin e aleancës sonë“, theksoi Rama.

Kryeqeveritari ngriti dyshime se homologu i Kosovës Albin Kurti po del kundër partnerëve amerikanë për përfitime elektorale. “Nga veprimet e pa konsultuara dhe të pa koordinuara mbase mund të fitohen disa vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme por nuk fitohet e ardhmja”, tha.

Lexo edhe:

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

Lidhur me raportin Kosovë-Serbi, foli dhe sekretari Blinken i cili tha se dialogu është shtegu i vetëm i duhur sa i përket Kosovë dhe Serbisë.

“Jemi të angazhuar të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin  e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me Ballkanin Perëndimor, me njëri-tjetrin dhe me Evropën. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur. Ne jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur të dyja vendet ndërsa kalojnë këtë shteg. Gjithashtu dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë sepse ka qenë një forcë për stabilitet rajonal, integrim rajonal dhe progres rajonal. Ne e dimë se cila është alternativa, sepse e kemi parë, ndaj jemi të vendosur të mbështesim vendet e rajonit të kalojnë në shtegun e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Blinken.

Bashkëpunimi dypalësh dhe reforma në drejtësi

Gjatë konferencës u prek bashkëpunimi dypalësh në disa fusha, ndërsa theksi u vu te drejtësia.

Rama falënderoi SHBA-të për mbështetjen e dhënë për reformën në drejtësi, ndërsa u shpreh se “sot jetojmë një kohë ku monumenti i pandëshkueshmërisë dhe miti i të pushtetshmit mbi ligjin është rrëzuar”.

“Kemi folur për sfidat, kemi folur për nevojën e thellimit të reformës, kemi folur për domosdoshmërinë e përballimit të fenomenit të korrupsionit si një fenomen që duhet parë tanimë në lupën edhe të procesit të integrimit me të gjitha kërkesat e veta”, shtoi ai.

Blinken nga ata tjetër tha se reforma në drejtësi po tregon rezultate.

“Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, perfekte, ose e shpejtë por po tregon rezultate, sikurse i përshkroi edhe kryeministri. Sot u takova edhe me prokurorë dhe me gjyqtarë. Po i ndihmojmë në përpjekjet e tyre për reformën. Zyrtarë të korruptuar po mbajnë përgjegjësi. Anëtarë të krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbin pasuritë e tyre. Ndaj ky është një proces i fuqishëm. Por është një proces. Dhe po ecën para”, tha ai.

Qëndrimi shqiptar pro ukrainas u përmend gjatë konferencës, me Blinken që shprehu falënderime për pozicionimin e Tiranës zyrtare. Zyrtari i lartë amerikan bëri me dije se muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën e NATO-s në Kuçovë.

Intenerari dhe mungesa e takimit me opozitën

Blinken mbërriti në Rinas rreth orës 11:00, ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Ai u ndal te ambasada amerikane në Tiranë dhe më pas zhvilloi një takim të shkurtër me kreun e shtetit Bajram Begaj në ambientet e Presidencës.

Një takim tjetër ishte ai me të rinj në ambientet e Piramidës – e rikonstruktuar me një investim të fondit shqiptaro-amerikan, nga ku mbajti një konferencë me kryeministrin Edi Rama dhe shprehu vlerësim për të si dhe marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë. Falenderime shprehu për pritjen e afganëve të arratisur nga Atdheu pas ardhjes së talebanëvë ne pushtet.

Blinken u takua me të rinj që kanë përfituar nga programet e studimit të ofruara nga Shtetet e Bashkuara, si dhe bisedoi me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale.

Një takim blic rreth 10 minuta zhvilloi me drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend, në ambientet e Piramidës.

Më pas erdhi takimi në kryeministri mes dy delegacioneve që zgjati rreth 2 orë dhe pas kësaj konferenca e përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, në nisje së të cilës u nënshkruan dy memorandume mes palëve: ai për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Gjatë vizitës, për mes një mesazhi në rrjetet sociale, Blinken falënderoi ambasadën amerikane në Tiranë “për punën e rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë te mbështetja e reformës së drejtësisë në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”.

Mungoi një takim me përfaqësues të opozitës, fakt që iu vu në dukje gjatë konferencës për mediat. Në përgjigje, tha se do të ketë një të tillë vizitën e ardhshme në Tiranë.

“Kam pasur mundësi të takohem me një sërë njerëzish dhe grupesh të ndryshme përveç krye, ministrit, ministrit të punëve të jashtme dhe gjithashtu anëtarëve të kabinetit qeveritar. Kam pasur mundësi të takohem me disa prej personaliteteve të reformës në drejtësi dhe një grup të rinjsh që janë të angazhuar në programet tona të shkëmbimit. Kur të kthehem nga darka të cilës i detyrohem, do kem mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare dhe me gjithë faktorët e ndryshëm. Mendoj se kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë dhe këtë e kam bërë me shumë kënaqësi”, deklaroi Antony Blinken.

Mungesa e një takimi me opozitën u kritikua nga Partia Demokratike. “Kjo është e para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet”, u shpreh në një reagim kreu i PD-së, Sali Berisha.

Çështjet e nxehta ndërkombëtare

Sekretari amerikan i shtetit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të huaj gjatë konferencës për çështjet e nxehta ndërkombëtare.

Ai tha se “jemi duke i marrë shumë seriozisht” kërcënimet e Rusisë.

Blinken shtoi se SHBA-të janë të angazhuar për një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama komentoi deklaratat e Donald Turmp për vendet europiane të NATOS-së, duke u shprehur se “SHBA-të janë më shumë se kaq (Trump)”.

Si zgjidhje për konfliktin në Gaza, propozoi që Turqia dhe vendet arabe të dalin garant për formimin e një shteti palestinez që nuk do të jetë kërcënim për Izraelin.

Konferenca për mediat shënoi dhe fundin e vizitës gati 8-orëshe të Blinken në Tiranë. Pas kryeqytetit shqiptar, Sekretari amerikan i Shtetit pritet të udhëtojë direkt drejt Gjermanisë për të marrë pjesë Konferencën e Sigurisë së Munihut.

Etiketa: Antony BlinkenblinkenEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

08:17 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

16:41 : 01/06/2025
AKTUALITET

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

19:03 : 31/05/2025
Para

Meta: Aleanca strategjike me SHBA, themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor

TË GJITHA

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com