• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronari i shtëpisë kap hajdutin duke vjedhur dhe e mban të bllokuar, policia e liron pas 1 ore

21:12 : 06/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Julian Shehu është një qytetar nga Lushnja, i cili jeton dhe punon prej 5 vitesh në Gjermani. Por kur mësoi se shtëpinë e prindërve dhe të motrës, që ndodhen në të njëjtin oborr, i kishin vjedhur, u kthye nga urgjencë drejt Lushnjes.

Juliani thotë se i janë vjedhur sende me vlerë 13 milionë Lekë të vjetra në total në të dyja shtëpitë. Këtë ngjarje, Juliani e denoncoi në emisionin Stop, ku tregoi edhe absurditetin me punën e Policisë së Lushnjes.

Denoncuesi Julian Shehu: Kemi 3 shtëpi këtu dhe kapa hajdutin brenda. E dorëzova në polici dhe policia e la të lirë pas 1 ore. Është e pabesueshme, por e dorëzova vetë përsëri me dorën time, edhe pas 1 ore e lanë të lirë. Ne jetojmë në Gjermani, kemi lënë njerëzit tanë këtu për të parë pemët, territorin, pak e shumë si është, dhe na lajmëruan që nga Dhjetori deri më sot po shqyhen shtëpitë pak nga pak, janë shqyer që të dyja shtëpitë e banueshme. Kanë marrë shumë gjëra brenda. Kanë marrë televizorin, pjesë të ndërtimit, 2 vinça, kanë marrë gjeneratorë, kanë marrë vidatora, kanë marrë të gjitha pjesë e ndërtimit që unë punoja. Te banesa e motrës kanë marrë televizorët, kanë marrë orenditë, çfarë ka pasur motra varse gjëra i kanë marrë të gjitha këto. Kanë prerë dritat dhe kanë marrë komplet instalimet elektrike në të gjithë shtëpinë. Janë marrë kanatet e kësaj dritareje, xhamat. Kanë lënë vetëm 2 dritaret përpara shtëpisë për të mos u kuptuar dhe kishin mbyllur perdet që të punonin rehat. Lavatriçen kanë tentuar ta marrin. Nuk kam prekur asgjë, e kam lënë në dorë të policisë, më thanë që do vijmë të marrim shenjat e gishtave, nuk erdhën, erdhën vetëm tek shtëpia përballë. Kanë marrë dhe disa rroba të fëmijës së vogël. Kushtojnë rreth 5 milionë Lekë dëmet që janë bërë këtu në shtëpi. Në total e gjithë vlera e dëmit shkon rreth 13 milionë Lekë të vjetra.

Për ngjarjen e njoftua nga kushërinjtë e tij, të cilët kujdeseshin për oborrin që lidh 3 banesat e familjes së tij. Sapo u kthye nga Gjermani, shkoi në shtëpinë e tij në Lushnje në lagjen “18 Tetori” dhe aty arriti ta kapë në flagrancë njërin prej grabitësve dhe e mbajti të mbërthyer, derisa erdhi policia pas 30 minutash.

Denoncuesi Julian Shehu: Në kohën që po vadiste pemët mbrapa shtëpive, shikon që dritaret ishin shqyer, na lajmëron në telefon. Unë direkt vij nga Gjermania në orën 03:00 të mëngjesit. Shkoj në orën 06:00 të mëngjesit bëj denoncimin në polici. Shkoj diku për të ngrënë bukë dhe në orën 04:00 arrij këtu në shtëpi prapë. Dëgjova disa zhurma. Për pak u dëgjuan disa thyerje xhamash. Aty erdha me vrap te shtëpia dhe kapa hajdutin brenda. Sapo hyj dhe e bllokoj direkt personin në fjalë dhe po e mbaja fort dhe lajmërova policinë deri sa erdhi e morën. Rreth gjysmë ore kam qenë duke e mbajtur këtu që mos më ikte me vrap.

Lexo edhe:

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset pronari

Aksident i rëndë në Bulqizë, përplasen dy makina, plagosen shoferët

Grabitësi rezultoi të ishte Maringlen Gashi 34 vjec nga Plugu, që i përket komuniteti rom. Ky i fundit sapo kishte dale nga burgu, njihej si përdorues droge, dhe pranoi se kishte vjedhur shtëpitë, bashkë me një tjetër të njohur si Pupe. Por policia e la të lirë pas një ore.

Denoncuesi Julian Shehu: Hajduti është nga fshati Plug i Lushnjes. Quhej Mariglen Gashi, rreth të 30-ve, i përkiste komunitetit rom. Më tha, të lutem kam 2 fëmijë, jam i martuar, tani kam dalë nga burgu, të lutem më lësho mos më denonco. Të gjitha gjërat i ka marrë ai djali që iku para 10 minutash, i thonë Pupe. Unë kisha njoftuar SPZ-në Besnik Kadiu, erdhën 3 oficerë edhe një shef i krimeve që unë nuk e njoh. Çfarë më tha mua se çfarë kishte bërë, ja tha dhe atyre në syrin tim, e pranoi, u kap me disa sende të tjera kur ata e kontrolluan. Kishte drogë e gjëra. U shoqërua në komisariat. I izoluar qëndroi rreth 1 orë dhe unë shkoj për të marrë një bukë. E shikoj Mariglenin me një djalë tjetër dhe i pyes, po unë ju dorëzova në polici. Dhe më tha merru me policinë jo me neve. Drejtohem në polici dhe lajmëroj oficerët që ja u kisha dorëzuar hajdutin. Është loja jonë më thanë, dimë ne si veprojmë. Unë fle natën dhe ai të vijë të më vrasi, u them, sepse është i lirë dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Dua drejtësi, gjërat e mia ku kanë shkuar. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë lënë të lirë.

Julian Shehu kërkon kthimin e sendeve dhe orendive shtëpiake ose kompensimin e vlerës të dëmit dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve.

Etiketa: denoncuesie lironhajdutiJulian Shehupoliciapronarishtepia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset pronari

18:53 : 12/07/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Bulqizë, përplasen dy makina, plagosen shoferët

16:17 : 12/07/2025
AKTUALITET

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie

15:56 : 12/07/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Përplasje me banorët e Thethit, Policia dhunon një invalid

14:44 : 12/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

14:13 : 12/07/2025
AKTUALITET

Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

12:58 : 12/07/2025
Para

Biden i bën thirrje Kongresit që të miratojë ndihmën për Ukrainën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com