Policia e Durrësit ka arrestuar një grua nga Tirana dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e saj, posi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur qëllimisht makinën e shtesit K. S., 42 vjeç, banues në qytetin bregdetar.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fiery revenge” është vënë në pranga shtetasja Dorina Stafa, 41 vjeçe dhe është shpallur në kërkim vëllai i saj. shtetasi M. S., 35 vjeç, të dy nga Tirana. Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë dhe për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllanë e saj, i kanë vënë zjarrin automjetit të 42-vjeçarit, ndërsa shtetasi italian ka patur djeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar krimin.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Burime bëjnë me dije se 41-vjeçarja i ka vënë yjarrin makinës së ish-bashkëshortit të saj, ku shkaku ka qenë divorci mes tyre.
Ajo ka deklaruar se i kishte blerë atij makinë dhe banesë por pasi ishin ndarë kishte vendosur t’u vinte flakën pronave që 42-vjeçarja i konsideronte të sajat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.