• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ukrainë: Gjykata e OKB pranon kryesisht akuzën kundër Rusisë

Gjykatësit ndërkombëtarë hapën rrugën në masë të madhe për procedurën kryesore gjyqësore kundër Rusisë. Vendimi pro Ukrainës do të kishte vlerë të madhe simbolike, por gjykata nuk ka instrumente për t'i zbatuar vendimet.

09:08 : 03/02/2024
në BOTA

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka pranuar në masë të madhe trajtimin e aktakuzës së Ukrainës kundër Rusisë  dorëzuar në gjykatë pak pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në shkurt 2022. Gjykata ka hedhur poshtë në masë të madhe një pretendim të Moskës, sipas të cilit kjo gjykatë nuk ka kompetenca për çështje të tilla. Nga ana tjetër gjykatësit nuk pranuan një akuzë të Ukrainës, se Rusia me sulmin e saj shkel konventën e OKB-së për gjenocidin, sepse në këtë pikë gjykata nuk e sheh veten përgjegjëse.

Presidenti rus, Putin e justifikoi marshimin e ushtarëvë të tij në Ukrainë me argumentin se popullsia ruse në lindje të Ukrainës është e ekspozuar ndaj “keqtrajtimeve dhe një gjenocidi nga regjimi i Kievit”. Pak më vonë Ukrainë dorëzoi aktakuzën kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare, ku e hedh poshtë “me forcë” këtë akuzë, dhe kërkon që gjykata të vërtetojë, se Kievi nuk ka planifikuar dhe nuk ka kryer gjenocid. Fakti që Rusia përdor akuzën e gjenocidit si pretekst është shkelje e konventës së OKB-së të vitit 1958, thuhet nga pala ukrainase.

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë - përfaqësues të Ukrainës, Oksana Zolotarova, Drejtoreshë e Përgjithshme për të Drejtën Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme ukrainase, veshur me kostum të zi, bjonde duke futur dosje në çantë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë – përfaqësues të UkrainësFotografi: Sem van der Wal/ANP/picture alliance

Ukraina mbështetet nga 32 aleatë perëndimorë

Që në mars 2022 Gjykata Ndërkombëtare kërkoi nga Rusia në një vendim të ndërmjetëm që të ndalë menjëherë pushtimin. Por “konflikti i armatosur” vazhdon deri më tani, deklaroi gjykata. Me vendimin e së premtes (02.02) hapet rruga për procedurën kryesore, e cila mund të zgjasë tre vite. Ukraina mbështetet në Gjykatën Ndërkombëtare nga 32 aleatë perëndimorë, mes tyre Gjermania.

Lexo edhe:

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

Sipas ekspertëve një vendim i detyrueshëm në favor të Ukrainës do të kishte një vlerë të lartë simbolike. Megjithatë Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së nuk ka mjete për të detyruar shtetet që të zbatojnë vendimet e saj. Dy ditë më parë Gjykata Ndërkombëtare nuk pranoi në shumë pika një akuzë të Kievit kundër Moskës, duke e liruar Rusisë nga akuza, se ka financuar terrorizmin në lindje të Ukrainës, e me këtë ka shkelur detyrimet e së drejtës ndërkombëtare. Gjykata argumentoi, se ujdia ndërkombëtare për luftimin e financimit të terrorizmit përfshin vetëm transfertat në para dhe furnizimet me armë. Pretendimet e Ukrainës ndaj Rusisë për furnizime me armë të grupeve të caktuara në Ukrainë nuk mbulohen kështu nga konventa./DW

Etiketa: gjykata e hageskrime lufteRusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
AKTUALITET

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

08:07 : 25/06/2025
BOTA

Sulmet ruse vrasin 13 civilë në Ukrainë

14:52 : 24/06/2025
BOTA

Rusia: Nëse SHBA-ja përdor armë bërthamore në Iran do të ishte katastrofike

15:15 : 20/06/2025
BOTA

Zelensky bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë

13:13 : 19/06/2025
Para

3 të plagosur nga sulmi me thikë në stacionin hekurudhor të Parisit

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com