• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat/ Top Channel sulmoi Ahmetajn me urdhër të Ramës dhe fitoi gjyqin e pronësisë në Gjykatën e Lartë

18:00 : 02/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se kryeministri Edi Rama i ka ngritur pritë të trefishtë, për ta goditur dhe lincuar.

“Më ka ngritur pritë ligjore, duke ndikuar tek SPAK-u për arrestimin tim, më ka ngritur pritë politike, duke më larguar nga të gjithë funksionet në parti dhe më ka ngritur pritë mediatike, duke përdorur Top Channel për të më sulmuar mediatikisht”, deklaroi ai në një intervistë për “Çim Peka Live”.

Deklaratat tronditëse të bashkëpunëtorit më të ngushtë të Edi Ramës janë një dëshmi e fortë dhe konkrete se si kryeministri kontrollon të gjithë jetën publike në Shqipëri.

Sipas Ahmetajt, e gjithë fushata lincuese ndaj tij nisi me një fushatë agresive prej “Top Channel-it”.

Lexo edhe:

Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a

Berisha akuza Top Channel: Tentoi të nxjerrë ‘të kulluar’ Mirlindën e AKSHI-t

“Televizioni Top Channel e mbajti fushatën kundër meje për 3 muaj me radhë. Ky televizion nuk ka mbajtur kaq gjatë Luftën e Kosovës apo Luftën e Ukrainës. Por e mbajti me mua. Natyrisht, e frymëzuar politikisht nga Edi Rama për të më goditur mua”.

Sipas ish-numrit 2 të qeverisë, Top Channel nisi sulmin e frymëzuar nga Rama, gjatë periudhës që “televizioni kishte gjyqin e pronësisë në Gjykatën e Lartë. Rama ka bërë takim me X person dy ditë para nisjes së sulmit ndaj meje”.

Në foto: Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, në intervistën për “Çim Peka Live” në “Syri Televizion”

Kjo deklaratë e Arben Ahmetaj rikthen historinë pak kohë më parë, kur Gjykata e Lartë po shqyrtonte konfliktin mes aksionerëve të shumicës në Top Channel, Albert Sino dhe Aurel Baçi, dhe pronarëve aktualë, Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj.

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e themeluesit të Top Channel më 23 maj të vitit 2008 rikonfiguroi aksionerët e televizionit më të madh në vend, duke futur për herë të parë në menaxhimin e televizionit Vjollca Hoxhën, bashkëshorten e Dritan Hoxhës.

Për të paktën 8 vite, znj.Hoxha e cila mori edhe detyrën e administratores së shoqërisë,  bashkëpunoi duke menaxhuar çdo çështje të kompanisë me dy aksionerët e tjerë, Albert Sino dhe Aurel Baçi të cilët zotëronin 60 përqind të aksioneve.

Gjatë kësaj kohe, bashkëshortja e të ndjerit nuk ngriti asnjë pretendim mbi mënyrën e fitimit të aksioneve nga dy aksionerët e tjerë. Por, një kërkesë për vlerësimin e punës së saj si administratore ndryshoi gjithçka.

Ky do të njihet si momenti i pikënisjes së konfliktit ligjor.

Historia nisi më 26 janar 2016, kur Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj, të cilët të gjithë bashkë zotëronin 40 përqind të aksioneve, iu drejtuan me një kërkesë padi Gjykatës së Tiranës ku kërkonte njohjen e pronësisë edhe mbi 60 përqind të aksioneve që zotërohen nga Albert Sino e Aurel Baçi.

Bashkë me këtë kërkesë padi znj.Hoxha kërkoi edhe marrjen e masës se sigurimit duke kërkuar ngrirjen e të drejtës së vendimmarrjes për dy aksionerët kryesor të televizionit.

Gjykata e Tiranës dhe më tej ajo e Apelit të kryeqytetit, i dha të drejtë Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj, në disa procese me shumë pikëpyetje për mënyrën e dhënies së drejtësisë.

Çështja shkoi në Gjykatën e Lartë, e cila regjistroi padinë në vitin 2022 dhe caktoi seancën për dhënien e vendimit në janar 2023.

Duke filluar nga Shtatori 2022, televizioni “Top Channel” nisi fushatën lincuese kundër ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, “me frymëzimin e kryeministrit Edi Rama”, dhe, “në një kohë kur televizoni kishte gjyqin e pronësisë”, siç deklaroi ish-zv.kryeministri.

Ahmetaj, megjithëse nuk e tha hapur, la të kuptohet mes rreshtave se mes Ramës dhe Top Channel ishte bërë një pakt, një lloj pazari – “sulm mediatik ndaj Arben Ahmetaj në këmbim të ndikimit në procesin gjyqësor për pronësinë e Top Channel”.

Nëse vërtetë ka pasur një “pazar” të tillë, qëllimi u arrit. Gjykata e Lartë, në 18 janar 2023, rrëzoi padinë e aksionerëve të shumicës, Sino e Baçi, duke i lënë të gjithë kuotat e televizionit tek familja Hoxha.

Arben Ahmetaj duket se ka informacion të dorës së parë për këtë çështje. Ai deklaroi gjithashtu se “Ed Rama është takuar dy ditë para kësaj çështjeje me X-in (para nisjes së fushatës sulmuese ndaj tij, shën.red)”, një personazh, të cilin ai nuk preferoi ta identifikonte, por që duket se ka pasur pushtet në vendimmarrjen për çështjen e pronësisë së Top Channel.

“Boldnews.al” mësoi se vendimi për pronësinë e Top Channel në Gjykatën e Lartë është marrë nga një trupë prej tre gjyqtarësh, të cilët u ndanë 2-1 në favor të familjes Hoxha.

Një prej këtyre dy gjyqtarëve është Sokol Ngresi, i cili, vetëm pak muaj para këtij vendimi, ishte sulmuar hapur dhe ballazi në një nga emisionet e televizionit Top Channel.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Lartë për pronësinë e Top Channel

Në qershor të vitit 2022, emisioni “Shqipëria Live” interviston një ish-të dënuar me 25 vjet burgim, Lulzim Caka.

Ai akuzohej se kishte tentuar të vriste në vitin 1998 në Berat komisarët Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (të cilët, fatkeqësisht, humbën jetën disa vite më vonë në atentate të ndryshme).

“Dëshmori i Atdheut”, komisari Ilir Ngesi, është vëllai i gjyqtarit të sotëm, Sokol Ngresi.

Lulzim Caka, në atë intervistë për Top Channel në qershor 2022, akuzoi Ilir Ngresin e ndjerë se kishte pasur rol në vrasjen e nënës së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Seman, kur djali i saj ishte në burg.

Po ashtu, Lul Caka, në intervistën për TCH, deklaroi se “si ka mundësi që Sokol Ngresi, vëllai i një krimineli si Ilir Ngresi, të emërohet në Gjykatën e Lartë”.

Në foto: Ish-i dënuari, Lulzim Caka, gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel

Akuzat ishin shumë të rënda. Disa muaj pas kësaj interviste dhe vetëm pak kohë para se trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, përfshirë Sokol Ngresin, të jepte vendimin për pronësinë e Top Channel, televizioni “zhduk” pjesën e intervistës ku Lul Caka flet për vëllain e gjyqtarit.

Në një kërkim të shpejtë, rezulton që televizioni, në të gjithë platformat e tij në rrjete sociale, ka intervistën e Lul Cakës, por askund nuk gjendet pjesa ku ai përmend vëllezërit Ilir dhe Sokol Ngresi.

Duke parë faktet, rezulton se pas “zhdukjes” së pjesës problematike të intervistës së Lul Cakës, gjyqtari Sokol Ngresi dha votën e tij në favor të menaxhuesve të Top Channel, Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj.

Arben Ahmetaj nuk e përmendi në intervistën e tij emrin e “personi X” që ishte takuar me Ramën për çështjen e Top Channel.

Ndoshta rrethi i personave nuk është edhe aq i gjerë. Por, pavarësisht se kush ishte ky personi “X”, në çdo rast, ai është pjesë e “pazarit të pretenduar” mes Ramës dhe Top Channel, me objekt “sulm Ahmetaj, në këmbim të pronësisë”.

Etiketa: arben ahmetajGJLtop-channel

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a

21:19 : 26/05/2026
AKTUALITET

Berisha akuza Top Channel: Tentoi të nxjerrë ‘të kulluar’ Mirlindën e AKSHI-t

20:41 : 18/05/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

13:04 : 18/05/2026
AKTUALITET

“Buka”/ Lirim Fejzollari dëshmon në GJKKO: Jam takuar me Ahmetajn kur ishte ministër, kishim probleme me…

15:53 : 27/04/2026
AKTUALITET

Pas Veliajt dhe Metës, edhe Arben Ahmetaj kërkon transmetimin “live” të procesit gjyqësor ndaj tij

14:18 : 27/04/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Arben Ahmetajn

14:32 : 10/04/2026
Para

Abilekaj: Ahmetaj të bëjë publike provat!

TË GJITHA

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom