Në kuadër të operacionit policor të koduar “Jeran” është arrestuar në Malësi të Madhe me qëllim ekstradimin në Itali 31-vjeçari me iniciale K.U.
I riu ishte pjesëtar i një grupi kriminal që për një periudhë 7-vjeçare trafikoi në Itali 3.4 ton kanabis dhe 35 kilogramë kokainë.
Gjykata e Milanos i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
“Nga hetimet rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar shtetasi K. U., gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale”, njofton policia.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Romë, për ekstradimin e këtij shtetasi.