• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I lanë placentën pa hequr”/ Gruaja vdiq pas lindjes në spitalin e Beratit, bashkëshorti publikon autopsinë

12:43 : 31/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë, gjashtë muaj pas vdekjes së 40-vjeçares Miliena Sadushi, pas një operacioni në maternitetin e Beratit.

Bashkëshorti i saj, shtetasi kosovar Fisnik Habibi ka nxjerrë “fotot skandaloze”, të bëra prej tij pas operacionit të dytë të bashkëshortes në Maternitetin e Beratit, ku ajo qëndroi e shtruar 1 muaj e 20-ditë, pas lindjes.

Ai tashmë jeton në Mitrovicë me tre vajzat që pati nga martesa me Milienën dhe mbrëmjen e djeshme ai ka dhënë një deklaratë për mediat para Maternitetit të Beratit.

Fisnik Habibi ka deklaruar se mjekët italianë kanë përfunduar autopsinë mjeko-ligjore, të cilën ai e posedon që prej ditësh së djeshme dhe është në pritje që kjo autopsi të mbërrijë zyrtarisht në Prokurorinë e Beratit, ku ka nisur prej 4-muajsh hetimi në lidhje me vdekjen misterioze të 40-vjeçares.

Habibi pohon se mjekët italian kanë konfirmuar se bashkëshortja e tij ka gjetur vdekjen si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm, që çoi në përhapjen deri në gjak të një virusi multiplex që shkaktohet nga infeksionet e brendshme.

Lexo edhe:

Aksident në Otllak të Beratit, plagoset motorçiklisti

Pasi largoi shqiptarët, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në Shqipëri

Pasi i ka mbajtur të rezervuara deri në përfundimin e autopsisë, Finsnik Habibi bën publike edhe fotot e bëra prej tij pak sekonda pas përfundimit të operacionit të dytë të bashkëshortes së tij në Maternitetin e Beratit.

Në foto duket qartë e ndjera që ndodhet ende nën efektin e narkozës dhe në një legen afër saj shfaqen të hedhura pjesë të placentës së gruas, që i ishin lënë nga mjekja brenda në trup, pas operacionit.

Habibi ka denoncuar në Prokurorinë e rrethit të Beratit në 20 Shtator 2023, një ditë pas varrimit të gruas, mjeken gjinekologë në Maternitetin e Beratit Edlira Shkëmbi dhe kërkon që ajo të përgjigjet para drejtësisë për vdekjen e gruas së tij.

“Dua vetëm drejtësi, për gruan dhe tre vajzat tona që tashmë janë pa nënë, mjekja të përgjigjet para drejtësisë për këtë vdekje pasi gruaja ime hyri me këmbët e saj në këtë maternitet dhe pasi nuk u përmirësua asnjë ditë që pas lindjes, ajo vdiq. Unë do luftoj sa të kem frymë për të vendosur në vend drejtësinë dhe nëse kjo drejtësi nuk vihet në vend në shtetin shqiptar, unë do ta çoj çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut”-shprehet Fisnik Habibi.

Si ndodhi vdekja?

Vdekja e 40-vjeçares ndodhi në 16 Shtator 2023 në një spital në Milano, ku familjarët e kishin çuar Milienën për ta përmirësuar po ajo vdiq menjëherë pas mbërritjen në gjendje të rëndë në këtë spital.

Miliena lindi vajzën e saj të tretë në Maternitetin e Beratit në 19 Korrik 2023, me një ndërhyrje çezariane. Pas operacionit ajo ka pasur vetëm dhimbje dhe temperaturë dhe ka qëndruar e shtruar në Maternitet 1 -muaj e 20 ditë, pa u përmirësuar asnjë ditë.

Mjekja që kreu lindjen, Edlira Shkëmbi e ka operuar për herë të dytë pas një muaj shtrimi në spital, për të parë infeksionin e rëndë brenda në bark. Pas operacionit familjarët kanë deklaruar asokohe-që ajo i ka thënë nuk kam çfarë ti bëj më sepse infeksioni i është përhapur në gjak.

Fisnik Habibi e ka nisur gruan me urgjencë në një spital në Milano, ku Miliena vdiq disa minuta pas mbërritjes. Mjekët italian kishin konfirmuar paraprakisht se Miliena gjeti vdekjen nga një infeksion i rëndë dhe nisën edhe procedurat e autopsisë. Akuzat e rënda dhe denoncimin ndaj mjekes gjinekologë Edlira Shkëmbi e ka bërë vetë bashkëshorti i Milienës, që e akuzon mjeken për mjekim të gabuar dhe pakujdesi në mjekim, duke i shkaktuar komplikacione serioze gruas së tij.

Etiketa: autopsiaBeratgruajalindjemjeketvdes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Otllak të Beratit, plagoset motorçiklisti

14:19 : 21/09/2025
AKTUALITET

Pasi largoi shqiptarët, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në Shqipëri

11:19 : 20/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

08:20 : 18/09/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Berat

18:31 : 17/09/2025
SPORT

Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushën e lojës legjenda e Crvena Zvezdës

17:57 : 17/09/2025
AKTUALITET

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025
Para

Po transportonin mallra me vlerë 50.000 € pa fatura tatimore, 2 në pranga në Lezhë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025

Aksident në Fier/ “Toyota” përplaset me makinën e parkuar dhe përmbyset në rrugë

22:57 : 22/09/2025

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22:51 : 22/09/2025

“Do votojmë pro shkarkimit”/ Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë aferat

22:43 : 22/09/2025

Njohja nga Franca e Palestinës, çfarë pritet më pas?

22:31 : 22/09/2025

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

22:28 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com