• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Sot zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

08:59 : 28/01/2024
në RAJONI

Një kryeministër shqiptar do të zgjidhet sot për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. Ai do të jetë Talat Xhaferi, i cili do të ketë një mandat prej 100 ditësh.

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ku pas diskutimeve pritet që të miratohet edhe qeveria teknike. Xhaferi ka paraqitur në Kuvend emrat e ministrave dhe programin.

Zëvendëskryeministri i parë do t’i takojë LSDM-së, Bojan Mariçiç, që mbulon edhe Çështjet Evropiane. Shqiptarët në qeverinë teknike nuk do të kenë vetëm kryeministrin, por edhe tetë ministra e zëvendësministra.

Bujar Osmani do të mbesë ministër i Jashtëm, ndërsa Artan Grubi që mbante funksionin e Zv/Kryeministrit të Parë, do të jetë Ministër për Sistem Politik. Opozita VRMNO-DPMNE do të ketë ministrin e Brendshëm, si dhe disa ministri dhe zëvendësministra.

Qeveria teknike do të ketë si detyrë mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 8 Majit. Së bashku me to, mbahet edhe raundi i dytë për zgjedhjet e presidentit.

Lexo edhe:

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e ka cilësuar këtë ditë si historike.

“Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për t`i prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane”, tha ai gjatë një video-mesazhi të shtunën.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideron një arritje historike që për herë të parë Maqedonia e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar. Këtë meritë, ai ia atribuon Ali Ahmetit për të cilin thotë se ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sjelljen e Ahmetit, Rama e vlerëson si një leksion historik ndaj të gjithëve dhe brezave të ardhshëm.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet. Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë”, tha ai të shtunën.

Etiketa: maqedoni e veriutTalat Xhaferi

Lajme të lidhura

RAJONI

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues

19:24 : 19/10/2025
RAJONI

A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut?

08:23 : 17/10/2025
KRONIKE

U nis nga Shkupi, avioni përplaset me zogjtë, bën ulje emergjente

11:43 : 08/08/2025
AKTUALITET

Arben Taravari nga Pogradeci: Rritja e nacionalizmit në Maqedoni, arsyeja pse dolëm nga qeveria

17:08 : 07/08/2025
Para

Arrihet akordi për huazimin, sulmuesi i Juventusit kalon te gjiganti i La Ligës

TË GJITHA

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com