• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 35% gjatë kësaj dekade

14:13 : 23/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo vuri në pikëpyetje besueshmërinë e INSTAT për shifrat e censusit.

Në një deklaratë nga selia blu, ai tha se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 35% gjatë dekadës së fundit.

“Në kulmin e debatit publik mbi censusin në Shqipëri, lajmërimi i INSTAT se rezultatet nuk do të mund të shpallen përpara qershorit, është një kambanë e fortë alarmi mbi besueshmërinë e shifrave që qeveria do të na servirë. Censusi i fundit ne Shqipëri është mbajtur në periudhën tetor -dhjetor 2011. Brenda tetorit 2011 përfundoi procesi i numërimit dhe të dhënat paraprake u shpallën zyrtarisht ne dhjetor 2011. Pra, vetëm tre muaj për mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin paraprak të tyre. Në Shqipërinë e vitit 2024, të dhënat janë mbledhur në shtator 2023 dhe rezultatet do të shpallen në qershor 2024. Pasi kemi numëruar me sukses 10 milionë turistë, e paskemi shumë të vështirë të numërojmë shqiptarët e mbetur në këtë vend”, tha Bozdo, i cili më tej bëri një krahasim të përpunimit të të dhënave me shtete të tjera.

“Censusi i fundit në Shtetet e Bashkuara, me popullsi rreth 340 milionë banorë, filloi në janar 2020 dhe rezultatet paraprake u shpallën në tetor 2020. Censusi i fundit në Kinë, me popullsi 1,4 miliardë banorë, filloi në nëntor 2020 dhe rezultatet u shpallën në maj 2021. Censusi i fundit ne fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut, me popullsi të afërt me ne, filloi në shtator 2020 dhe rezultatet u shpallën në mars 2021. Vonesa e pajustifikuar ne shpalljes së rezultateve të censusit në Shqipëri, kur përpara 12 vitesh, nga qeveria Berisha, këto rezultate u shpallën brenda 3 muajsh, hedhin dyshime të forta mbi shifrat që qeveria do të na servirë, veçanërisht mbi temën më të nxehtë, atë të braktisjes masive të vendit në dekadën e fundit”, u shpreh.

Ai shtoi se të dhënat zyrtare të BE tregojnë se afro 1 milionë shqiptare janë larguar nga vendi.

Lexo edhe:

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

“Informacionet paraprake që vijnë në rruge informale tregojnë se edhe censusi i fundit konfirmon këtë fakt, se në Shqipëri jetojnë vetëm 1,8 milionë banorë, nga 2,8 milionë banorë që jetonin në vitin 2011. Po këto të dhëna informojnë se presioni politik mbi INSTAT është shumë i fortë për të fshehur të vërtetën e tmerrshme të braktisje së Shqipërisë. Partia Demokratike i bën thirrje INSTAT që të ruajë integritetin dhe profesionalizmin duke na ofruar vetëm shifrat e vërteta”, deklaroi.

“E vërteta është se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 35% gjatë kësaj dekade. Se shqiptarët prej vitesh tejkalojnë edhe sirianët në kërkesat e tyre për azil. Rama e di dhe e nxit këtë fakt. Politikat e tij ekonomike dhe sociale janë të tilla që u krijojnë shqiptarëve pamundësi jetese me dinjitet brenda vendit. Arsimi dhe shëndetësia janë në kolaps. Për rendin dhe sigurinë, mos pyet. Droga dhe krimi janë zotër të ekonomisë. Administrata sa vjen dhe fryhet për të siguruar votat e zgjedhjeve të radhës.  Sektori i vetëm që lulëzon është betonizimi me financimin e parave të drogës. Opozitës, e vetmja që ngre fort zërin, i është mbyllur cdo derë ligjore për të kontrolluar qeverinë. Lideri i saj është i arrestuar dhe mbahet i izoluar pa asnjë prove edhe pse SPAK ka katër vite që e heton. Në këtë kontekst, shkaktar i zhbërjes së Shqipërisë është Rama. Shkaktari duhet vënë përpara përgjegjësisë morale, poltike dhe ligjore”, tha Bozdo.

“Prandaj në këto rrethana kaq të rënda, opozita do të vazhdojë qëndresën e saj pa asnjë kompromis dhe aksionin  e saj opozitar deri në fund. Eshtë përgjegjësi e opozitës, e Partisë Demokratike, të ekspozojmë të vërtetën dhe tu bëjmë thirrje shqiptarëve se duhet, o sot o kurrë, bashkimi në një front të vetëm i të gjithë atyre që duan që Shqipëria të mos zhbëhet por të zhvillohet, që shqiptarët mos punojnë për mirëqenien e vendeve të tjera, por mundin dhe djersën ta derdhin për vendin e tyre. Të mos harrojmë se Rama është i përkohshëm, por Shqipëria e përjetshëm. Prandaj O Sot, O kurrë, për Shqipërinë tonë”, përfundoi ai.

Etiketa: censusEno BozdoINSTATPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
Para

Video shokuese! Momenti kur restoranti përmbytet nga uji

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com