Teksa brenda Gjykatës së Tiranës zhvillohet gjyqi për 23 të arrestuarit në Kukës, që morën pjesë në protestën e dhunshme të së shtunës në shenjë kundërshtie për taksën në Rrugën e Kombit, mbështetës të tyre zhvillojnë një protestë aty pranë.
‘Poshtë diktatura’, ‘Më është ngritur, Rama’, këto janë disa nga banderola që kanë zgjedhur të vendosin protestuesit përgjatë Lanës, ndërsa ironizojnë vendimin e qeverisë për taksën në Rrugën e Kombit. Ndërkohë, me megafonë ata kërkojnë lirimin e të arrestuarve.
‘Lironi vëllezërit tanë, turp’, thonë njëzëri protestuesit.

















