• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Buka” u kthye në qendër tregtare/ SPAK gjyq për Ahmetajn, “fal” përfituesin Fezollari

10:47 : 16/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Të enjten e kësaj jave (18 Janar), Gjykata e Posaçme pritet të vendosë nëse do të kaloj për gjykim dosjen e privatizimit të kompanisë publike “Buka”, ku është marrë i pandehur ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj.

SPAK e ka hetuar këtë çështje me “gjysëm shpejtësie”, ashtu siç ka vepruar më herët edhe me të gjithë çështjet me ndjeshmëri të lartë politike dhe publike.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion mori të pandehur komisionerët e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit, Fierit e Tiranës, duke lënë jashtë Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Erion Veliajn, Armando Subashin, e të tjerë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

Po ashtu, SPAK tentoi të linte jashtë hetimit për Sterlizimin në Shëndetësi, ish-Ministrin Ilir Beqja dhe kreu veprime ndaj tij vetëm me këmbënguljen e gjykatës.

Edhe në rastin e privatizimit të “Buka” sha u përsërit saktësisht e njëjta gjë. Prokurori i çështjes mori të pandehur Ahmetajn, për akuzat se ka “shpërdoruar detyrën” me procedurat e ankandit.

Por, deri më tani, nuk është prekur aspak mënyra se si u tjetërsua prona e privatizuar nga ankandi, për të cilin SPAK-u ka dalë në konkluzionin se është abuziv.

Prona (trualli) i “Buka” sha është privatizuar nga biznesmeni Lirim Fezollari dhe, nëpërmjet tjetërsimeve ka kaluar në pronësi të “Tabbaco Holding”, po në administrimin e Fezollarit.

Ndërkohë që çështja e pronës ishte në proces gjykimi, ku pronarët e njohur të pronës kërkonin të drejtën e tyre, mbi truall u krye një investim dhe tashmë është ngritur një qendër tregtare, “Emerald Center”.

Në foto: Në truallin e “Buka” sha është ndërtuar Qendra Tregtare “Emerald” e Lirim Fezollarit

Prokuroria ka pasur dyshime të shumta se ka pasur një mekanizëm abuziv për të tjetërsuar pronën e për ta shndërruar në mënyrë abuzive në biznes gjigand.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Posaçme kanë pasur dyshime se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe biznesmeni Lirim Fezollari kanë pasur njohje, madje edhe duhet të kenë udhëtuar bashkë jashtë Shqipërisë.

Po ashtu, SPAK-u ka dyshuar se pjesëtarë të stafit të Ahmetajt janë vënë në dispozicion të biznesmenit Fezollari, gjatë kohës që shqyrtoheshin procedurat e ankandit të kompanisë publike “Buka” sha.

Dhe, pikërisht, për këto dyshime, më herët është raportuar se disa ish-bashkëpunëtorëve të Ahmetajt u janë sekuestruar telefonatat dhe komunikimet elektronike, për të parë rolin e tyre në procedurën e ankandit.

Por, pavarësisht këtyre dyshimeve, prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ka dërguar për gjykim dosjen vetëm në ngarkim të Arben Ahmetajt dhe vetëm për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që e gjithë “sipërmarrja abuzive shtetërore” është shndërruar në një qendër tregtare tejet fitimprurëse.

Natyrisht, edhe në rastin e dosjes “Buka”, ashtu si tek inceneratorët apo Sterilizimi, nga SPAK-u është raportuar se, krahas dosjeve që kanë shkuar në gjykim, ka edhe procedime penale të ndara, të cilat po hetohen më vete.

Deri më tani, ato “procedime të ndara” tek inceneratorët nuk kanë sjellë asgjë të re. Madje, deklarimet publike për “veçim hetimesh” duket se janë një formë për të zbutur reagimin publik dhe për t’i çuar hetimet e mëdha drejt harresës.

Njëlloj pritet që të ndodhë edhe me dosjen “Buka”. Në fillim shkon për gjykim ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, madje me një paralajmërim “spektakolar” të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Ai deklaroi se priten “zhvillime spektakolare” për Arben Ahmetajn para se prokurori i çështjes të kishte përfunduar zyrtarisht hetimet për privatizimin e “Buka” sha.

Në foto: Rezultatet e ankandit për aksionet e “Buka” sha

Më pas thuhet se janë nën hetim edhe disa persona të tjerë, ndër të cilët biznesmeni Lirim Fezollari. Ky i fundit, i cituar në media, ka deklaruar se nuk është person nën hetim.

Pra, ka dy qëndrime kundërthënëse-nga njëra anë është SPAK-u, i cili nëpërmjet burimeve thotë që e ka nën hetim Fezollarin. Dhe nga ana tjetër është biznesmeni, i cili mohon të jetë nën hetim.

Mes këtyre dy varianteve, më i besueshëm duket ai i biznesmenit. Për një arsye shumë të thjeshtë-nëse do të ishte nën hetim, atëherë ai do të ishte marrë i pandehur së bashku me Arben Ahmetajn nëse gjendeshin prova ose hetimi ndaj tij do të ishte pushuar, në rast se nuk do të gjendeshin prova.

SPAK-u ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të hetuar Ahmetajn dhe Fezollarin për dosjen “Buka”, pa u kushtëzuar nga afatet hetimore.

Asnjë prej tyre nuk ka qenë nën masë sigurimi për këtë rast dhe Prokuroria e Posaçme ka pasur të gjithë hapësirën për të kryer hetime të plota e të gjithëanshme për çdo individ të përfshirë në çështjen e privatizimit të kompanisë “Buka”.

Por, fakti që SPAK-u ka dorëzuar për gjykim vetëm Arben Ahmetajn është një dëshmi se nuk ka ndërmend të merret me përfituesit financiarë dhe tjetërsimin e plotë të truallit të ish-kompanisë publike, e cila tashmë “pjell vezën e artë” për biznesmenin që e fitoi me ankandin abuziv.

Etiketa: "Buka" sha.arben ahmetajLirim Fezollariqender tregtarespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

10:43 : 26/06/2025
Para

Aksident në autostradën Lezhë-Milot, makina përplas motorin, një i plagosur

TË GJITHA

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

10:16 : 27/06/2025

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025

Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave

09:47 : 27/06/2025

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

09:44 : 27/06/2025

Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit

09:40 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com